LIVE UPDATES
Bota

Si do të ndikojë tek inflacioni ulja e prodhimit të naftës nga OPEC-u?

Le t’i hedhim në vazhdim një vështrim më të gjerë vendimit të OPEC-ut dhe se çfarë mund të nënkuptojë ky vendim për ekonominë dhe për nivelin e çmimit të naftës.

7 Tetor 2022, 08:13 Nga k.m.
Si do të ndikojë tek inflacioni ulja e prodhimit të naftës
Foto ilustruese

Vendet kryesore të prodhimit të naftës, të udhëhequra nga Arabia Saudite dhe Rusia, kanë vendosur të ulin sasinë e naftës me të cilën furnizojnë ekonominë globale. Dhe mekanizmi i tregut që funksionon bazuar tek kërkesa dhe oferta sugjeron se kjo mund të nënkuptojë vetëm një gjë: pritet rritje e çmimeve për karburantin krudo, si dhe për naftën, benzinën dhe vajin për ngrohje, të cilat janë të gjitha nënprodukte hidrokarbure.

Vendimi nga OPEC+ për të ulur prodhimin me 2 milionë fuçi më pak në ditë, fillon të zbatohet muajin e ardhshëm, ndërsa vendet aleate perëndimore po përpiqen të vendosin kufizime ndaj fondeve që përfiton nga nafta makineria luftarake e Moskës që nga momenti kur filloi sulmin në Ukrainë.

Le t’i hedhim në vazhdim një vështrim më të gjerë vendimit të OPEC-ut dhe se çfarë mund të nënkuptojë ky vendim për ekonominë dhe për nivelin e çmimit të naftës.

Ministri i energjisë i Arabisë Saudite, Abdulaziz bin Salman, thotë se OPEC-u po tregohet proaktiv duke përshtatur furnizimin për t’i paraprirë një rënieje të mundshme të nivelit të kërkesës, pasi ekonomisë globale që po ngadalësohet do t’i duhet më pak karburant për udhëtimet dhe për industrinë.

“Po kalojmë një periudhë pasigurish të ndryshme që mund të na dalin përpara; është një re që po ngryset”, tha ai, dhe shtoi se OPEC-u po përpiqet t’u paraprijë zhvillimeve. Ai e cilësoi rolin e këtij grupi si “një forcë moderuese, për të sjellë stabilitet”.

Çmimet e naftës kanë rënë, pas një vere me çmime të larta. Krudoja ka rënë me 24%, krahasuar me mesin e qershorit, kur shitej me çmimin 123 dollarë për fuçi. Tashmë është në nivelin 93.5 dollarë.

Një arsye e madhe për rënien është frika se pjesë të mëdha të ekonomisë globale po shkojnë drejt recensionit, ndërsa çmimet e larta të energjisë (për naftën, gazin natyror dhe elektricitetin) po nxisin inflacionin dhe po ua pakësojnë konsumatorëve fuqinë blerëse.

Një tjetër arsye: Rritjet në verë ndodhën për shkak të frikës se tregu do të humbiste pjesën më të madhe të naftës të prodhuar në Rusi, për shkak të luftës në Ukrainë.

Ndërsa kompanitë perëndimore i qëndronin larg naftës ruse edhe pa filluar sanksionet, kompanitë në Indi dhe Kinë i blenë këto fuçi me ulje të mëdha, dhe kështu efekti tek furnizimi nuk ishte aq i keq sa ç’pritej.

Prodhuesit e naftës i ruhen një rënieje të papritur në çmime nëse ekonomia globale fillon të bjerë me shpejtësi më të madhe se ç’pritej. Kjo është ajo që ndodhi gjatë pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe gjatë krizës financiare globale në 2008-2009.

SI PO E KUFIZON PERËNDIMI NAFTËN RUSE?

Shtetet e Bashkuara dhe Britania vendosën ndalime që ishin përgjithësisht simbolike pasi asnjë prej tyre nuk importon sasi të mëdha nafte ruse. Shtëpia e Bardhë nuk i ushtroi presion Bashkimit Evropian për të vendosur ndalim të importeve, pasi vendet e BE-së merrnin rreth një të katërtën e naftës nga Rusia.

Në fund të ditës, unioni prej 27 vendesh vendosi të bllokojë më 5 dhjetor naftën ruse që sillet me anije, ndërkohë që do të ruajë një sasi të vogël furnizimi me naftësjellësa, tek të cilët mbështeten shumë prej vendeve evropiane.

Përtej kësaj, Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore demokratike të Grupit të Shtatëshes po qartësojnë detajet e vendosjes së një tavani çmimi për naftën ruse. Kjo do të ndikonte tek kompanitë e siguracionit dhe të tjera që ndihmojnë transportimin e naftës nga Rusia drejt vendeve të tjera. BE-ja miratoi një legjislacion të ngjashëm këtë javë. Shumë nga këto kompani i kanë selitë në Evropë dhe atyre do t’u ndalohet veprimtaria me naftën ruse nëse çmimi do të jetë mbi tavanin e caktuar.

SI DO TË PËRPLASEN ULJA E PRODHIMIT, TAVANET E ÇMIMIT DHE EMBARGOT?

Ideja për vendosjen e një tavani në çmim synon që ta lejojë transportimin e naftës ruse drejt tregjeve botërore, por me çmime më të ulëta. Kjo mund të largojë më shumë naftë ruse nga tregu dhe mund t’i rrisë çmimet më tej.

Kjo mund të rrisë edhe çmimin e karburantit për individët. Çmimet e karburantit në Shtetet e Bashkuara që arritën një rekord prej 5.2 dollarë për gallon në mesin e qershorit, ranë rishtazi, por kanë rifilluar të rriten, duke krijuar kështu probleme politike për Presidentin Joe Biden një muaj përpara zgjedhjeve të mesmandatit.

Presidenti Biden, ndërsa përballet me nivele rekord inflacioni të 40 viteve të fundit, kishte përmendur si arritje çmimet në rënie të karburantit. Gjatë javës së kaluar, çmimi mesatar në mbarë vendin u rrit me 9 centë për gallon, në nivelin 3.87 dollarë. Kjo është 65 centë më shumë se ç’paguanin amerikanët një vit më parë.

“Është një zhgënjim, dhe po shqyrtojmë se çfarë alternativash kemi”, u tha Presidenti Biden gazetarëve në lidhje me vendimin e OPEC-ut.

A DO TA PËRKEQËSOJË INFLACIONIN ULJA E PRODHIMIT TË NAFTËS NGA OPEC-u?

Duket se po. Nafta krudo duket se do të arrijë në 100 dollarë për fuçi në dhjetor, thotë Jorge Leon, zëvendës president në kompaninë Rystad Energy. Ky është çmim më i lartë se çmimi prej 89 dollarësh që ishte parashikuar fillimisht.

Një pjesë e uljes së prodhimit me 2 milionë fuçi në ditë reflektohet vetëm në letra, pasi disa prej vendeve të OPEC-ut nuk janë në gjendje të arrijnë kuotën e tyre të prodhimit. Pra mund të bëhet një ulje realisht me vetëm 1.2 milionë fuçi në ditë.

Kjo do të ketë sidoqoftë një efekt domethënës në çmime, thotë zoti Leon.

Çmimet më të larta të energjisë do të shtojnë pashmangshmërisht dhimbjen e inflacionit, të cilin po e luftojnë bankat qendrore, dhe çmimet më të larta të naftës do të ndikojnë tek vendimi nëse duhen rritur më tej normat e interesit për të ngadalësuar ekonominë”, shkruan ai.

Kjo do të rëndonte krizën e energjisë në Evropë, që lidhet më së shumti me pakësimin e furnizimit nga Rusia me gaz natyror dhe elektricitet, si dhe në uzina, dhe gjithashtu do të rriste çmimet e karburantit në mbarë botën. Ndërsa kjo nxit inflacionin, njerëzit do të kenë edhe më pak të ardhura për të shpenzuar për gjëra si ushqime dhe qera.

Faktorë të tjerë do të ishin luhatjet e çmimit të naftës, niveli i goditjes së një recensioni të mundshëm në Shtetet e Bashkuara apo në Evropë, si dhe jetëgjatësia e masave të Kinës ndaj COVID-19, të cilat kanë ulur kërkesën për karburant.

ÇFARË DO TË THOTË KJO PËR RUSINË?

Analistët thonë se Rusia, prodhuesja më e madhe ndër vendet jo anëtare të aleancës së OPEC-ut, do të përfitonte nga çmimet e ngritura përpara vendosjes së një tavani. Nëse Rusisë do t’i duhet të shesë naftë me ulje, të paktën ulja do të fillojë nga një nivel më i lartë çmimesh.

Çmimet e rritura të naftës më herët gjatë këtij viti balancuan pjesën më të madhe të humbjeve që pësoi Rusia nga kompanitë perëndimore që filluan të shmangin produktet e saj. Rusia gjithashtu arriti të riorientojë gati 2/3 e shitjeve që i bënte Perëndimit, drejt vendeve si India.

Por, në vazhdim Moska përjetoi rënie të të ardhurave nga nafta, nga 21 miliardë dollarë në muajin qershor, në 19 miliardë dollarë në korrik, dhe 17.7 miliardë në gusht, ndërsa binin çmimet dhe volumi i shitjeve, sipas Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë. Një e treta e buxhetit të Rusisë vjen nga të ardhurat e naftës dhe gazit, dhe vendosja e tavanit të çmimit do t’i hiqte asaj një burim kyç të të ardhurave. Ndërkohë, pjesa tjetër e ekonomisë së Rusisë po zvogëlohet për shkak të sanksioneve dhe tërheqjes së bizneseve dhe investimeve të huaja./VOA

opec shtohet prodhimi i naftes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj