LIVE UPDATES
Bota

Si funksionon sistemi i zgjedhjeve fillestare në SHBA?

Procesi i votimit, i cili përfshin edhe zgjedhjet brendapartiake, zgjat gati gjashtë muaj dhe përcillet me konventat republikane dhe demokratike, në korrik dhe gusht, në të cilat secila parti e zgjedh kandidatin për zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

17 Janar 2024, 12:26 Nga M.B
Si funksionon sistemi i zgjedhjeve fillestare në SHBA?
Qendër votimi në Nevada të Shteteve të Bashkuara.

SHBA- Janari shënon nisjen e garave në rajonet brenda Shteteve të Bashkuara, të cilat përcaktojnë kandidatët për president. Procesi i votimit, i cili përfshin edhe zgjedhjet brendapartiake, zgjat gati gjashtë muaj dhe përcillet me konventat republikane dhe demokratike, në korrik dhe gusht, në të cilat secila parti e zgjedh kandidatin për zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit. Zgjedhjet fillestare nënkuptojnë një proces të gjerë votimi, në të cilin votuesit e përzgjedhin kandidatin partiak, që më vonë garon në zgjedhjet e përgjithshme. Rregullat për këtë fazë, përfshirë atë se kush mund të votojë, përcaktohen nga shtetet dhe partitë. Për dallim prej zgjedhjeve brendapartiake, votuesit në zgjedhjet fillestare bëjnë votim të fshehur për kandidatët e tyre dhe mund të votojnë në çfarëdo orari në Ditën e Zgjedhjeve.

Zgjedhjet brenda partisë, janë një mënyrë që partia të zgjedhë të nominuarit e saj për zgjedhjet e përgjithshme. Për dallim prej zgjedhjeve fillestare, zgjedhjet brenda partisë përbëjnë një sistem të grumbullimeve lokale, të cilat zakonisht organizohen në një kohë të caktuar dhe zgjasin disa orë. Në to, pjesëmarrësve u mundësohet që të diskutojnë publikisht për kandidatët që garojnë dhe votimi, në disa raste, bëhet me ngritje dore. Këto zgjedhje kanë qenë dikur mënyra më e shpeshtë e zgjedhjeve të të nominuarve për president, ndonëse tani shumë pak shtete varen prej kësaj metode. Në të dyja proceset, votuesit amerikanë nuk i përzgjedhin drejtpërdrejt kandidatët e tyre në rrugën për zgjedhjet e përgjithshme. Ata vetëm i përzgjedhin delegatët, të cilët më pas vendosin për të nominuarit në konventat kombëtare të partive. Të nominuarit, më pas, do të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor. Sa më i populluar që është një shtet, aq më shumë delegatë dërgon në konventat kombëtare.

Natyra e shkallëzuar e kalendarit zgjedhor u mundëson kandidatëve që t’i fokusojnë burimet e tyre në disa grupe zgjedhjesh në kohë të ndryshme. Zakonisht, kandidatët fokusohen që t’i fitojnë disa apo të gjitha shtetet në fazat fillestare, për të fituar momentumin, duke rritur numrin e delegatëve. Numrin më të madh të delegatëve e kanë Kalifornia, Teksasi dhe Florida. Tradicionalisht, Ajova i mban zgjedhjet e para brendapartiake dhe Nju Hempshajër të ashtuquajturat zgjedhje fillestare. Teksa Partia Republikane do të vazhdojë nisjen e garave të nominimeve në këto shtete, Partia Demokratike synon nisjen e garave në Karolinën e Jugut, me arsyetimin se ky shtet përfaqëson më së miri demografinë e partisë. Si rezultat, Komiteti Kombëtar Demokratik e ka pezulluar procesin e zgjedhjeve brenda partisë në Ajova – aty do t’i mbajë zgjedhjet fillestare në mars – dhe u ka bërë thirrje kandidatëve që të mos i vendosin emrat e tyre në zgjedhjet në Nju Hempshajër. Shumica e shteteve amerikane dhe territoreve i mbajnë zgjedhjet fillestare të martën. Super e Marta është dita kur numri më i madh i juridiksioneve i mbajnë garat nominuese. Këtë vit është caktuar e marta e 5 marsit, kur 15 shtete do t’i zgjedhin kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme.

Mënyra se si shpërndahen delegatët varet prej rregullave të secilit shtet. Në disa shtete, shembull në Kaliforni, të gjithë delegatët mblidhen rreth kandidatit më së shumti vota, ndërsa në vendet sikurse Nju Hempshajër, përdoret një metodë proporcionale dhe delegatët ndahen varësisht se sa vota kanë kandidatët. Delegatët që zgjidhen në dy proceset fillestare njihen si të “zotuar” pasi prej tyre pritet që të përkrahin kandidatin që e kanë zgjedhur votuesit. Mirëpo, të dyja partitë, Republikane dhe Demokrate, kanë delegatë në konventat e tyre që nuk janë zgjedhur prej votuesve. Në konventat republikane përfshihen delegatët e “pazotuar’, të cilët quhen edhe si të “palidhur”. Ata janë tre zyrtarët kryesorë të partisë prej secilit shtet dhe territor. Demokratët e kanë një sistem të më shumë delegatëve të pazotuar, të quajtur “superdelegatët”, që përbëjnë qindra liderë partiakë dhe zyrtarë të zgjedhur. Si republikanët e pazotuar, ashtu edhe superdelegatët demokratë, janë të lirë për të mbështetur secilin kandidat.

Në shtetet me zgjedhje të hapura, të gjithë votuesit e regjistruar mund të votojnë për ndonjë kandidat, pavarësisht qëndrimeve partiake. Shembull, një demokrat mund të votojë në zgjedhjet fillestare republikane dhe një republikan mund të votojë në zgjedhjet fillestare demokratike. Megjithatë, një votues nuk mund të votojë në dy proceset. Në anën tjetër, në shtetet me zgjedhje të mbyllura, një votues mund të votojë vetëm kandidatin e partisë që i përket. Shembull, një demokrat i regjistruar mund të votojë në zgjedhjet fillestare demokratike, por jo edhe në garën republikane. Kushtetuta amerikane nuk parasheh asnjë dispozitë për partitë politike, të cilat teknikisht janë organizata të pavarura, që mund t’i zgjedhin të nominuarit si të duan, brenda kufizimeve ligjore. Për më shumë, sistemi federal u mundëson shteteve individuale liri më të mëdha lidhur me atë se kur dhe si mbahen zgjedhjet./ REL

shba zgjedhje presidenciale

Sondazh

Poll
Bota 17 Janar 2024, 11:13 M.B

Ukraina: Kemi rrëzuar 19 dronë rusë

Një dron Shahed mbi Kiev UKRAINA- Kievi tha sot se Rusia gjatë natës ka kryer sulme me 20 dronë të prodhimit iranian në jug t...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj