LIVE UPDATES
Bota

Si mund të përfitojë Europa nga politikat e Trump

Sipas raportit, ekonomia e Eurozonës është rrënuar nga pasiguria, dobësimi i besimit të biznesit dhe përkeqësimi i shpenzimeve kapitale. Këto sfida mbërrijnë në një kohë kur rajoni tashmë është duke luftuar, me PBB-në që është rritur me vetëm 0.1% në tre muajt e fundit të 2024-ës.

16 Prill 2025, 15:09 Nga N.F
Si mund të përfitojë Europa nga politikat e Trump
Foto ilustruese

SHBA- Ndërsa vendet anembanë globit ndryshojnë rregullat e tregtisë pas pasigurisë së krijuar nga tarifat e SHBA-së, një raport i ri strategjik parashikon se politikat e Presidentit të SHBA Donald Trump janë ‘ilaçi’ që i duhet Bashkimit Europian për t’u bërë një treg i vërtetë i vetëm, duke nxitur rritjen, produktivitetin dhe fitimet në afat të gjatë.

Megjithëse Europa nuk do të shmangë recesionin, mbështetja e koordinuar fiskale, lehtësimi i mundshëm i politikës monetare nga Banka Qendrore Europiane (BQE) “do të zbusë goditjen dhe do të nxisë rritjen afatgjatë”. Kjo sipas një raporti nga kompania kërkimore e investimeve BCA, i quajtur “Trump The Unifier”.

Pavarësisht nga pauza e përkohshme 90-ditore mbi tarifat 20% që godasin eksportet e mallrave të BE-së në SHBA, BCA tha se recesioni është padyshim do të ndodhë.

Sipas raportit, ekonomia e Eurozonës është rrënuar nga pasiguria, dobësimi i besimit të biznesit dhe përkeqësimi i shpenzimeve kapitale. Këto sfida mbërrijnë në një kohë kur rajoni tashmë është duke luftuar, me PBB-në që është rritur me vetëm 0.1% në tre muajt e fundit të 2024-ës.

Tarifat dhe pasiguria pritet të shkaktojnë recesion rreth mesit të 2025 në një ekonomi tashmë të brishtë për të paktën për dy tremujorë radhazi.

Komisioni Europian vlerësoi se tarifat mund të ulin 0.2% të PBB-së së Eurozonës deri në vitin 2027. Në një skenar më të rëndë, nëse tarifat janë të përhershme ose nëse ka kundërmasa të qëndrueshme, ndikimi arrin në 0.5%-0.6% në tre vjet.

BCA pret që negociatat të zgjasin pak, pasi SHBA do të dojë të krijojë marrëveshje të reja tregtare me Meksikën dhe Kanadanë përpara se të bashkëpunojnë me BE-në. Kanadaja ka gjithashtu zgjedhje e përgjithshme më 28 prill, duke shtyrë çdo bisedë serioze pas asaj date.

Ajo që po ndihmon potencialisht pozicionin negociator të BE-së është se SHBA po eksporton shumë më shumë shërbime në BE sesa BE-ja në SHBA. Tregtia totale dypalëshe në këtë sektor ishte 746 miliardë euro në vitin 2023, sipas Komisionit Europian.

Një masë që mund të ndihmojë BE-në të arrijë një marrëveshje është nëse blloku ofron të blejë më shumë energji nga SHBA.

SHBA dëshiron të rrisë prodhimin e energjisë, ndërsa Europa është në kërkim të importeve të përballueshme të gazit natyror të lëngshëm, pasi ndërton një strukturë të madhe të LNG në bregdetin verior për të ndihmuar në përmbushjen e kërkesave në të gjithë bllokun.

Si të nxitet ekonomia europiane

Shpërthimi i fundit i Uashingtonit për tarifat ka sjellë pasiguri tregtare dhe si rezultat, ekonomia e BE-së po përjeton rënie të nivelit të besimit të biznesit, ulje të fitimeve të korporatave dhe ulje të shpenzimeve kapitale europiane dhe normave të investimeve. Me pak fjalë, kjo po shkakton recesion në Europë.

Një hap vendimtar afatshkurtër që BCA pret është mbështetja fiskale nga vende si Gjermania, ku paketa stimuluese e qeverisë premton një shtesë 1% në vit për rritjen gjatë dy viteve të ardhshme.

Një lëvizje tjetër për të nxitur ekonominë e Eurozonës mund të jetë që Banka Qendrore Europiane të ulë normën e saj të depozitave nën 2%.

Për më tepër, raporti thotë se BQE mund të rifillojë programin e saj të lehtësimit sasior (QE), një mjet që lejon bankën qendrore të blejë bono nga bankat tregtare, duke pompuar likuiditet shtesë në ekonominë europiane dhe duke nxitur investimet.

Pse Trump është një lajm i mirë për ekonominë europiane

Me nevojën urgjente për të mbrojtur ekonominë europiane nga goditjet e jashtme dhe ndikimet e mëtejshme nga tarifat gjithnjë në ndryshim të Uashingtonit, Bashkimi Europian pritet të ndërmarrë disa hapa të shumëpritur, duke përfshirë përfundimin e krijimit të tregut të përbashkët.

Heqja e barrierave rregullatore mund t’i japë një shtysë ekonomisë së përgjithshme të BE-së – siç argumentohet në një numër raportesh të profilit të lartë.

Sipas FMN-së, barrierat jotarifore brenda BE-së janë të barabarta me një tarifë 44% për mallrat dhe një tarifë 110% për shërbimet.

Cili investim në Europë duket të jetë më i favorshmi

Mes lëvizjeve të paqëndrueshme në tregjet e aksioneve, bonot e qeverisë gjermane duket se janë një nga zgjedhjet më të sigurta, sipas BCA. Nuk janë bonot e thesarit të SHBA-së, as bonot e MB-së, janë bonot (bund) e Gjermanisë.

Tregu periferik i bonove shihet gjithashtu si i sigurt në Europë tani, me Spanjën që kryeson garën, falë financave të forta publike.

Përveç obligacioneve sovrane, të ashtuquajturat aksione mbrojtëse (ato që performojnë më mirë kur tregjet dhe ekonomia janë në rënie) ofrojnë gjithashtu mbrojtje kundër trazirave aktuale, sipas raportit. Aksionet mbrojtëse përfshijnë aksione në shoqëri dhe firma të telekomit.

Aksionet europiane mund të mbeten të paqëndrueshme për 3 deri në 6 muajt e ardhshëm, tha BCA. Megjithatë, në një afat më të gjatë, raporti pret që aksionet europiane të ofrojnë kthime të mira.

Në këtë sfond, ndërsa politikat tregtare të presidentit të SHBA po e shtyjnë Europën të reformohet më shpejt, BCA parashikon një rritje të produktivitetit dhe rritjes së fitimit në Europë. / Monitor

shba trump tarifat e trump evropa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj