Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
'Silicon Valley Bank' drejt falimentimit, bankave britanike u është dhënë 24 orë për t'a 'shpëtuar'
Huadhënësit kryesorë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë Barclays dhe Lloyds Banking Group, janë ndër palët që janë kontaktuar nga bordi i SVB UK gjatë fundjavës për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje emergjente blerjeje.
13 Mars 2023, 09:36Nga a.l
Banka Silicon Valley UK
BRITANI- Bankave më të mëdha britanike u është dhënë një afat 24-orësh për të shpëtuar Bankën e Silicon Valley UK (SVB UK) nga kolapsi, ndërsa Banka e Anglisë përgatitet ta vendosë atë në një proces falimentimi.
Huadhënësit kryesorë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë Barclays dhe Lloyds Banking Group, janë ndër palët që janë kontaktuar nga bordi i SVB UK gjatë fundjavës për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje emergjente blerjeje, shkruan Skynews.
Burimet e qytetit thanë se një sërë palësh, përfshirë Bankën e Londrës, ishin të interesuara për të finalizuar një marrëveshje. Një numër i bankave më të mëdha pritet të shqyrtojnë perspektivat për një marrëveshje, megjithëse shanset që njëra prej tyre të ndërhynte dukeshin të vogla.