18 Dhjetor 2025, 16:15
Nga M.L
Foto ilustruese
SHBA- Drejtoresha e Burimeve Njerëzore, jeta private e së cilës ishte në qendër të vëmendjes pasi mori pjesë në një koncert të Coldplay në Boston më 16 korrik, e quajti marrëdhënien e saj flirtuese me ish-punëdhënësin e saj të martuar dhe ish-drejtorin ekzekutiv të Astronomer një gabim të çastit.
Kristin Cabot dhe Andy Byron patën një përqafim të butë gjatë koncertit në Boston më 16 korrik. Megjithatë, ata u kapën nga kamera e puthjeve e Coldplay, duke rezultuar në reagime të sikletshme nga ana e tyre. Përpjekja e tyre për t'u larguar ndoshta e përkeqësoi situatën, me Chris Martin që i komentoi audiencës: Ata ose janë në një lidhje ose janë shumë të turpshëm.
Christine Cabot, 53 vjeç, ka heshtur për muaj të tërë. Tani, ajo ka vendosur të flasë publikisht dhe të tregojë anën e saj të historisë.
"Mora një vendim të keq dhe piva disa gota "High Noons", kërceva dhe u solla në mënyrë të papërshtatshme me shefin tim", tha ajo për New York Times.
"Dhe nuk është gjë e vogël. Mora përgjegjësinë dhe sakrifikova karrierën time për të. Ky ishte çmimi që zgjodha të paguaja", shtoi ajo.
Ajo ka marrë mbi 60 kërcënime për jetën e saj. Pas asaj nate, Cabot u shpif në internet, u tall nga personazhe të famshëm dhe u bë objekt komentesh negative nga të huaj që e takojnë në publik. Ajo thotë se ka marrë më shumë se 60 kërcënime me vdekje që atëherë.
Cabot pranon se kishte një simpati për Byron dhe ishte e emocionuar ta prezantonte atë me miqtë e saj, por shton se ata nuk ishin puthur kurrë më parë atë natë. Të dy pinë kokteje tekile, kërcyen dhe u puthën, tha ajo, për herë të parë dhe të vetme, diçka për të cilën e konsideron të pamatur dhe për të cilën pendohet.
"Dua që fëmijët e mi ta dinë se mund të bësh gabime dhe të gabosh keq. Por nuk ke pse të pranosh kërcënime me vdekje për ta", thotë Cabot.
Burri i larguar i Cabot ishte në koncert, por ai shoqërohej nga një grua tjetër. Të dy ishin martuar prej dy vitesh, por kur plasi skandali, ata ishin ndarë tashmë.
andy byron kristin cabot
Bota
18 Dhjetor 2025, 15:04
D.S
foto ilustruese
SHBA- Çmimet në SHBA u rritën me 2.7% gjatë vitit deri në nëntor, sipas të dhënave fed...
Bota
18 Dhjetor 2025, 14:43
D.S
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Mungesa e marrëveshjes midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara për çështjet ...
Bota
18 Dhjetor 2025, 14:05
D.S
Frédéric Péchier 'DOKTOR VDEKJA
FRANCË- Një ish-anesteziolog është dënuar me burgim të përje...
Bota
18 Dhjetor 2025, 13:49
E. D
pamje nga protesta
BRUKSEL- Incidente të rënda po ndodhin në Bruksel jashtë ndërtesës së Parlamentit Europian, me ...
Bota
18 Dhjetor 2025, 13:38
D.S
foto ilustruese
GREQI- Një rrjet trafikimi njerëzor, i cili sillte gra nga Amerika Latine me premtime mashtruese dhe ...
Bota
18 Dhjetor 2025, 13:12
D.S
Foto ilustruese
KINË- Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun tha sot se, Kina u bën thirrje Shteteve ...
Bota
18 Dhjetor 2025, 09:31
D.S
foto ilustruese
RUSI- Tre persona, përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit të një anijeje mallrash, u vranë në sulm...
Bota
18 Dhjetor 2025, 09:15
D.S
Foto nga protesta
BELGJIKË- Protesta e fermerëve në Bruksel u shndërrua në një natë tensioni kur, pak para mes...
Bota
18 Dhjetor 2025, 09:02
D.S
Cisterna nafte në Venezuelë
VENEZUELË- Qeveria e Venezuelës siguroi të mërkurën se bllokada detare...
Bota
18 Dhjetor 2025, 08:47
D.S
SHBA- Kongresi Amerikan miratoi të mërkurën heqjen e përhershme të sanksioneve të vendosura nga SHBA-të...