LIVE UPDATES
Bota

Sofja miratoi propozimin për veton ndaj MRV, REL: Bisedimet e anëtarësimit nuk pritet të nisin

Parlamenti i Bullgarisë ka përfshirë në tekst edhe garancitë që i kërkon nga Këshilli Evropian, sipas të cilave, ky i fundit, gjatë gjithë procesit të integrimit evropian, duhet ta njoftojë Sofjen me plotësimin e kushteve nga Maqedonia e Veriut.

24 Qershor 2022, 14:16 Nga A.B

Sofja miratoi propozimin për veton ndaj MRV, REL: Bisedimet e

Parlamenti i Bullgarisë miratoi me 170 vota për dhe 36 kundër propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë e Veriut.

Me këtë veprim, Parlamentit në Sofje e autorizoi kryeministrin bullgar, Kirill Petkov, që të heqë veton mbi kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Por, bisedimet nuk pritet të nisin, pasi Maqedonia e Veriut e ka refuzuar propozimin, për shkak të, siç është thënë, ndryshimeve që janë bërë nga pala bullgare në tekstin e propozuar. Ndryshimet thuhet se kanë të bëjnë me kërkesën për nënshkrimin e një protokolli mes dy vendeve, i cili do ta detyronte Shkupin të ndryshojë Kushtetutën dhe të përfshijë pakicën bullgare në të, përpara se të mbahet mbledhja e parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Veç kësaj, Parlamenti i Bullgarisë ka përfshirë në tekst edhe garancitë që i kërkon nga Këshilli Evropian, sipas të cilave, ky i fundit, gjatë gjithë procesit të integrimit evropian, duhet ta njoftojë Sofjen me plotësimin e kushteve nga Maqedonia e Veriut.

Bullgaria, gjithashtu, ka përmirësuar draft-kornizën e propozuar, me kërkesën që “asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje e ekzistimit të gjuhës maqedonase nga Republika e Bullgarisë”.

Këto plotësime nuk janë pranuar nga Maqedonia e Veriut, e cila ka refuzuar gjithë propozimin.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se “vetëm dy fjalë qëndrojnë mes suksesit dhe dështimit të Bashkimit Evropian në rajon” - fjala “protokoll” në kornizë, si paradigmë e çështjeve historike, dhe fjala “hapje” në paragrafin e gjashtë të konkluzioneve të Këshillit.

Të dyja fjalët, sipas Osmanit, nuk janë në propozimin francez si zgjidhje përfundimtare, por - disa prej tyre në kllapa - janë vendosur si çështje, për të cilat nuk mund të arrihet marrëveshje, për shkak të qëndrimit të Republikës së Bullgarisë.

Sipas tij, i takon Presidencës franceze të vendosë lidhur me propozimin e saj dhe qëndrimet e dy shteteve që janë pjesë e kontestit.

Osmani, paraprakisht, falënderoi Presidencën franceze, e cila, sipas tij, “u tregua shumë e kujdesshme në formulimin e tekstit, duke i kushtuar vëmendje ndjeshmërisë së të dyja palëve”.

Pala bullgare kanë insistuar që para se të nisin bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së të miratohet një protokoll në bazë të të cilit, Shkupi obligohet që të ndryshojë fillimisht Kushtetutën për përfshirjen e pakicës bullgare në të, por edhe të mos ndryshojë pozicioni i saj për gjuhën maqedonase, e cila nuk njihet nga Sofja dhe aspektet historike, respektivisht personalitetet nga e kaluar dhe librat shkollorë, që duhet të marrin pëlqimin e palës bullgare para se të futen në përdorim.

Një “protokoll i tillë për Maqedoninë e Veriut është i papranueshëm, pasi do të nënkuptonte “rrënim të identitetit kombëtar”.

Lidhur me gjendjen e krijuar me propozimin francez dhe ndryshimin e tij nga Parlamenti i Bullgarisë, opozita në Maqedoninë e Veriut fajësoi Osmanin dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, duke thënë se ata “kanë marrë pjesë aktive në formësimin e këtij dokumenti, ndonëse e kanë fshehur nga opinioni”.

“Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri Bujar Osmani janë dy aktorët që patën debaklin më të madh diplomatik, pas atij me Deklaratën e Lisbonës. Maqedonia mori një propozim joparimor dhe poshtërues për kornizën negociuese, plot çështje të imponuara bilaterale. Është fakt se Kovaçevski dhe Osmani kanë marrë pjesë aktive në formësimin e këtij dokumenti, ndonëse e kanë fshehur nga opinioni. Prandaj, nuk ka nevojë për dy fjalë dhe as nuk ka nevojë për arsyetim me kllapa. Mjafton një fjalë.

Dorëheqje!”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Antonio Miloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së dhe kryetar i Komisionit parlamentar për politikë të jashtme.

Maqedonia e Veriut, nga nëntori i vitit 2020, nuk mund të nisë bisedimet me BE-në, për shkak të vetos bullgare, e cila konteston gjuhën dhe të kaluarën historike të Maqedonisë së Veriut dhe kërkon përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën maqedonase./rel

kuvendi i bullgarise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj