Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shkencëtarët kanë konfirmuar se shkëmbit hapësinor, 160 metra të gjerë, të njohur si Dimorphos, i është devijuar rruga kur është goditur nga sonda Dart muajin e kaluar.
SHBA- Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA, ka thënë se tentimi i saj për të devijuar rrugën e një asteroidi, ka rezultuar i suksesshëm. Shkencëtarët kanë konfirmuar se shkëmbit hapësinor, 160 metra të gjerë, të njohur si Dimorphos, i është devijuar rruga kur është goditur nga sonda Dart muajin e kaluar.
Ata kanë ardhur në këtë përfundim pasi kanë kryer matje të shumta në Hapësirë me ndihmën e teleskopëve në Tokë. Ky mision është kryer për të testuar strategjinë potenciale për të mbrojtur planetin Tokë nga objektet që e kërcënojnë atë. Sonda Dart ka dëshmuar se një plan i tillë mund të funksionojë, nëse realizohet në kohë dhe nëse shënjestra nuk është jashtëzakonisht e madhe.
“Misioni tregon që NASA është duke tentuar që të jetë e përgatitur për çfarëdo objekti që e nis Universi drejt nesh”, ka thënë administratori i NASA-s, Bill Nelson.
“Besoj se NASA e ka dëshmuar se është mbrojtëse serioze e planetit”, u ka thënë ai gazetarëve.
Eksperimenti ka ndodhur rreth 11 milionë kilometra larg Tokës. Sonda Dart, me peshë prej 750 kilogramëve, e ka shkatërruar veten duke u përplasur me qëllim në shkëmbin Dimorphos. Ky shkëmb rrotullohet afër një objekti shumë më të madh, Didymos, i cili është 780 metra i gjerë.
Marrë nga REL
John Bolton, Putin SHBA- Shtetet e Bashkuara mund të vrasin Vladimir Putin nëse Rusia përdor armë bërthamore në konflikt...
Sergej Lavrov RUSI- Doktrina ushtarake ruse lejon vetëm përdorimin mbrojtës të armëve bërthamore, tha ministri i Jashtëm...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Mbi 1,600 emigrantë në bordin e 38 varkave të vogla kanë kaluar nga fundjava deri të hën&eum...
Ushtari ukrainas UKRAINË- Një ushtar ukrainas është bërë viral ditët e fundit, pasi ka filmuar vetën duke luft...
Foto ilustruese BRITANI- Mes krizës së kostove të jetesës, në Britani të Madhe duket se po përgatiten për dimrin. S...
Foto ilustruese PODGORICË- Ekspertët e KE theksojnë se nuk është bërë asnjë progres në lidhje me reformë...
Pamje nga aksioni KOSOVË- Aksioni i policisë së Kosovës “Brezovica” ka vazhduar sot në Brezovicë. Gazeta Exp...
Vanja Bjelica-Prutina SARAJEVË- Vanja Bjelica-Prutina, anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të BiH (KQZ), tha sot se siguria e sa...
Eduktorja e maskuar SHBA- Autoritetet kanë nisur hetimet pas videos së bërë publike në një kopësht fëmijësh, k...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka pasur një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinkun. Gaz...