LIVE UPDATES
Bota

“Sondazhet tregojnë se gara është e ngushtë”/ Ja shtetet ku do të zhvillohen “betejat” më të ashpra për zgjedhjet në Kongresin amerikan

Kandidati demokrat në këtë garë, John Fetterman po përballet me shqetësime mbi gjendjen e tij shëndetësore pas një hemoragjie në tru që pësoi së fundmi.

30 Tetor 2022, 22:19 Nga k.m.
“Sondazhet tregojnë se gara është e ngushtë”/ Ja
Votimet në SHBA

Pas disa muajsh fushate për të tërhequr miliona votues, vetëm një pjesë e vogël e shteteve do të vendosin nëse demokratët do të ruajnë shumicën e tyre të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat. Presidenti Biden ka bërë fushatë në Pensilvani, një nga pak garat e ngushta për Senatin nga 35 prej tyre që zhvillohen këtë vit. Kandidati demokrat në këtë garë, John Fetterman po përballet me shqetësime mbi gjendjen e tij shëndetësore pas një hemoragjie në tru që pësoi së fundmi.

“Më rrëzoi, por do të ngrihem, do të rikthehem”, tha zoti Fetterman.

Kandidati demokrat është në garë me rivalin e tij republikan Dr. Mehmet Oz, i cili ka mbështetjen e ish-presidentit Donald Trump.

“Unë do ta mbështes zotin Trump nëse ai vendos të kandidojë për president. Por kjo çështje është më e madhe se sa një kandidat. Është më e rëndësishme për ne të flasim mbi atë se si do të ndërtojmë një mjedis ku më shumë amerikanë ndjehen të sigurt për të ardhmen e tyre”, tha ai.

Sondazhet tregojnë se gara për kontrollin e Senatit është aq e ngushtë, sa nuk ka asnjë avantazh për asnjërën parti, ndonëse pritshmëritë për këto zgjedhje zakonisht favirozojnë partinë, e cila nuk kontrollon Shtëpinë e Bardhë, pra në këtë rast republikanët.

“Nëse i hedhim një vështrim historisë, me disa përjashtime të vogla, në zgjedhjet që mbahen dy vite pas fillimit të mandatit të parë të presidentit, partia e tij humbet kontrollin e Kongresit sepse votuesit e shohin që të gjitha premtimet e bëra në fushatën presidenciale nuk janë përmbushur plotësisht. Kështu që njerëzit zhgënjehen pak, dhe ky zhgënjim rritet më tej nëse votuesit ndikohen nga gjendja jo e mirë ekonomike, si rritja e inflacionit dhe e çmimit të karburantit”, thotë analisti Casey Burgat nga Universiteti George Washington.

Por në shtetin jugor të Xhorxhias, ku votimi i hershëm tashmë është duke u zhvilluar, çështjet sociale kanë luajtur gjithashtu një rol në garën për Senatin. ((CG: WSB)) Kandidati republikan Herschel Walker ka mohuar akuzat se ka paguar një të dashur që të ndërpriste shtatëzaninë.

“Kjo çështje e abortit është e rreme. Është gënjeshtër”, tha ai.

Sondazhet tregojnë një garë të ngushtë midis zotit Walker dhe rivalit të tij demokrat, senatorit Raphael Warnock.

“Unë mendoj se një pjesë e problemit me politikën tonë tani është se më shumë po flitet për politikanët se sa për çështjet që shqetësojnë votuesit”, tha ai.

Në shtetin jugperëndimor të Arizonës, imigracioni është një shqetësim kryesor. Senatori demokrat Mark Kelly u distancua nga politikat kufitare të Presidentit Biden.

“Unë kam mbështetur fuqishëm çështjet që lidhen me sigurinë e kufirit dhe u kam rezistuar demokratëve, përfshirë presidentit, kur ata kanë qenë në anën e gabuar të kësaj çështjeje”, tha ai.

Rivali i tij republikan, Blake Masters, si shumë kandidatë të tjerë të mbështetur nga ish presidenti Trump anembanë vendit, vazhdon të pretendojë se zgjedhjet e vitit 2020 ishin manipuluar, megjithëse paditë e shumta mbi këtë çështje janë hedhur poshtë nga gjykatat e vendit.

“Mendoj se Presidenti Trump do të ishte sot në Shtëpinë e Bardhë nëse kompanitë e mëdha të teknologjisë, mediat dhe FBI-ja nuk do të kishin mbështetur përpjekjet për manipulim për të ndihmuar demokratin Joe Biden”, tha ai.

Më 8 nëntor zhvillohen zgjedhjet për 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara. Aktualisht, demokratët kanë një shumicë me vetëm tetë vende më shumë në Dhomën e Përfaqësuesve./VOA

shba votimet ne sh

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj