LIVE UPDATES
Bota

Sot Samiti i Komunitetit Politik Europian/ REL: Liderët evropianë mblidhen në Budapest për të diskutuar për kthimin e Trumpit dhe tema të tjera

Ata shpresojnë se nuk do të kenë mospajtime të ngjashme me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, sikur gjatë mandatit të tij të parë.

7 Nëntor 2024, 13:04 Nga M.B
Sot Samiti i Komunitetit Politik Europian/ REL: Liderët evropianë
Presidenti francez Emmanuel Macron (i pari majtas) dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte afër tij, në samitin e Budapestit, Hungari, 7 nëntor 2024.

HUNGARI- Rreth 50 liderë evropianë – përfshirë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe shefin e NATO-s, Mark Rutte – janë mbledhur të enjten në Budapest për të diskutuar për marrëdhëniet e tyre transatlantike. Ata shpresojnë se nuk do të kenë mospajtime të ngjashme me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, sikur gjatë mandatit të tij të parë. Në mesin e liderëve që po marrin pjesë në samitin e Budapestit janë edhe ata të Ballkanit Perëndimor, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e falënderoi kryeministrin hungarez, Viktor Orban, për mikpritjen.

Liderët evropianë do të kërkojnë edhe pajtueshmëri për një qëndrim të përbashkët dhe të fuqishëm ndaj Rusisë gjatë këtij samiti njëditor. Rutte, i cili ishte kryeministër i Holandës gjatë mandatit të parë të Trumpit 2017-2021, tha se “punova shumë mirë me të gjatë katër vjetëve”.

“Ai është shumë i qartë për atë që dëshiron. Ai e kupton se duhet të merremi me njëri-tjetrin për të ardhur në një përfundim të përbashkët. Dhe, mendoj se mund ta bëjmë këtë”, tha Rutte.

Trumpi i shtyu aleatët evropianë të NATO-s të shpenzojnë më shumë në mbrojtje gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë. Ai u kërkoi atyre të shpenzojnë mbi 2 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm për mbrojtje, ashtu siç kërkohet nga shtetet e NATO-s, si dhe të jenë më pak të varura nga ushtria amerikane. Kjo kërkesë e tij është plotësuar plotësisht.

“Kur ai ishte president, ishte njeriu që na nxiti ta tejkalojmë 2 përqindëshin. Dhe tani, falë tij, NATO, nëse nuk i llogarisim shifrat e SHBA-së, i ka tejkaluar shpenzimet prej 2 për qind”, tha Rutte.

Charles Michel, president i Këshillit të BE-së, u pajtua se kontinenti evropian duhet të jetë më pak i varur nga Shtetet e Bashkuara.

“Ne duhet të jemi më mjeshtër të fatit tonë. Jo për shkak të Donald Trumpit apo Kamala Harrisit, por për shkak të fëmijëve tanë”, tha ai.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trumpi ka kërcënuar Evropën me luftë tregtare, tërheqjen e SHBA-së nga përkushtimet ndaj NATO-s, si dhe me ndryshime thelbësore në mbështetjen e Ukrainës në luftën kundër Rusisë. Të gjitha këto çështje mund të kenë pasoja të jashtëzakonshme për vendet e Evropës. Trumpi ka thënë se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë, e cila nisi më 2022, brenda ditësh pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë.

Ukraina dhe shumë mbështetës të saj evropianë druajnë se kjo nënkupton marrëveshje paqeje sipas kushteve që i leverdisin presidentit rus, Vladimir Putin, që përfshijnë heqjen dorë nga territori. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili është nikoqir i samitit dhe adhurues i Trumpit, tha të enjten në mëngjes se ka pasur një bisedë telefonike me Trumpin gjatë natës, duke shtuar se “kemi plane të mëdha për të ardhmen”!

Ndikimi i rezultatit të zgjedhjeve në SHBA mund të ndihet në Evropë për vite me radhë, në çështje si luftërat në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, si dhe emigracioni dhe ndryshimi klimatik./ REL

hungari

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj