LIVE UPDATES
Bota

SpaceX dërgon në hapësirë astronautë amerikanë, rusë dhe arabë

Rreth 80 spektatorë nga Emiratet e Bashkuara Arabe ishin të pranishëm për të ndjekur nisjen në një mision gjashtëmujor të astronautit Sultan al-Neyadi – i dyti person nga Emiratet që fluturonte drejt hapësirës, por për një mision më të shkurtër.

2 Mars 2023, 22:17 Nga k.m.
SpaceX dërgon në hapësirë astronautë amerikanë,
Foto ilustruese

SHBA- Kompania SpaceX nisi në një fluturim për NASA-n katër astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, ndër ta edhe personi i parë nga bota arabe që shkon në hapësirë për një qëndrim me të gjatë disa-mujor. Raketa Falcon u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy pak pas mesnatës, duke ndriçuar qiellin ndërsa orientohej drejt bregut lindor.

Rreth 80 spektatorë nga Emiratet e Bashkuara Arabe ishin të pranishëm për të ndjekur nisjen në një mision gjashtëmujor të astronautit Sultan al-Neyadi – i dyti person nga Emiratet që fluturonte drejt hapësirës, por për një mision më të shkurtër.

Në anën tjetër të globit, në Dubai dhe qytetet e tjera të Emirateve të Bashkuara Arabe, shkollat dhe zyrat transmetonin drejtpërsëdrejti nisjen e raketës. Në kapsulën Dragon që pritet të mbërrijë në stacionin hapësinor të premten gjendeshin gjithashtu: Stephen Bowen i NASA-s, një zhytës në pension i marinës që ka bërë deri më tani tre fluturime në hapësirë; Warren “Woody” Hoburg, ish-studiues në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit, si dhe Andrei Fedyaev, i dalë në pension nga Forcat Ajrore Ruse dhe që udhëton për herë të parë drejt hapësirës.

“Mirëserdhët në orbitë”, u komunikua nga qendra e kontrollit të kompanisë SpaceX, duke vënë në dukje se nisja po bëhej katër vite pas testit të parë të fluturimit në orbitë.

“Nëse ju pëlqen udhëtimi, lutemi mos harroni të na jepni një vlerësim me pesë yje”.

Përpjekja e parë për nisjen u bë të hënën, por u anulua për shkak të një filtri të bllokuar në sistemin e ndezjes së motorëve.

“U deshën dy herë, por ja vlejti udhëtimi”, tha Bowen.

Drejtuesja për misionet hapësinore të NASA-s, Kathy Lueders, tha se nisja e së enjtes ndriçoi edhe më shumë qiellin ku tashmë shfaqen Venusi dhe Jupiteri pranë njëri-tjetrit. Dy planetët janë shfaqur pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë javës, në distancë që sa vjen dhe zvogëlohet.

“Shtuam një yll të ri të ndritshëm në qiellin e natës së sotshme”, u tha ajo gazetarëve.

Anëtarët e rinj të stacionit hapësinor do të zëvendësojnë ekipin amerikano-ruso-japonez që ka qëndruar atje që në tetor. Banorë të tjerë të stacionit janë dy rusë dhe një amerikan, të cilëve iu dyfishua qëndrimi deri në shtator, për shkak kapsula e tyre Soyuz pati një rrjedhje. Një kapsulë zëvendësuese Soyuz mbërriti fundjavën e kaluar.

Al-Neyadi, me profesion inxhinier komunikacionesh, i falenderoi të gjithë në arabisht dhe më pas në anglisht pasi arriti në orbitë.

“Nisja ishte e jashtëzakonshme. E mahnitshme”, tha ai. Ai ishte zëvendësuesi për astronautin e parë të Emirateve, Hazaa al-Mansoori, që udhëtoi me një raketë ruse drejt stacionit hapësinor në vitin 2019, për një vizitë një javore. Vendi i pasur në rezerva hidrokarbure pagoi për vendin e al-Neyadi në fluturimin e kompanisë SpaceX.

Ministrja për arsimin publik dhe teknologjinë e avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, tha se misioni i gjatë “na ofron një hapësirë të re për shkencën dhe kërkimet shkencore për vendin”.

“Nuk duam vetëm të shkojmë në hapësirë dhe pastaj të mos kemi shumë gjëra për të bërë atje, apo të mos kemi ndonjë ndikim”, tha drejtori i përgjithshëm i qendrës hapësinore të Emirateve në Dubai, Salem al-Marri.

Emiratet kanë tashmë një anije hapësinore që lëviz në orbitën e Marsit, si dhe një robot të vogël që po udhëton drejt Hënës në bordin e një anijeje japoneze. Dy astronautë të rinj të Emirateve po trajnohen me astronautët më të rinj të NASA-s në Hjuston. Princi saudit Sultan bin Salman u bë arabi i parë në hapësirë, duke udhëtuar në bordin e raketës Discovery në vitin 1985. Dy vite më pas, ai u pasua nga astronauti sirian Muhammed Faris, i nisur me një mjet rus. Të dy qëndruan në hapësirë për rreth një javë. Al-Neyadi do t’i bashkohen dy astronautëve sauditë që do të shkojnë në stacionin hapësinor nëpërmjet një udhëtimi të shkurtër privat të kompanisë SpaceX, për të cilin është paguar nga qeveria e tyre.

“Do të jetë vërtet shumë ekzaltuese, vërtet interesante” të gjenden tre arabë në hapësirë në të njëjtën kohë, tha ai javën e kaluar.

“Rajoni ynë është i etur për të mësuar më shumë”.

Ai ka rezervuar shumë data për t’i kaluar me kolegët e tij, në veçanti gjatë muajit të Ramazanit, që fillon këtë muaj. Për sa i përket agjërimit, ai tha se nuk është i detyrueshëm pasi mund ta dobësonte dhe të rrezikonte kështu misionin. Bowen, drejtuesi i ekipit, tha se të katër anëtarët janë bashkërenduar mirë megjithë diferencat mes vendeve të tyre. Megjithë tensionet për luftën në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë vazhduar bashkëpunimin për stacionin hapësinor dhe shkëmbejnë vendet për astronautët e secilës palë.

“Është thjesht e jashtëzakonshme të kesh mundësinë të fluturosh së bashku me ta”, tha Bowen./VOA

spacex

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj