LIVE UPDATES
Bota

Sprovë e madhë për demokracinë, gjysma e popullsisë së botës në votime këtë vit

Gjatë këtij viti, votuesit pritet të ushtrojnë fuqinë e tyre demokratike në përmasa të pahasura më parë dhe pasojat mund të ndihen për disa dekada në vazhdim.

13 Janar 2024, 22:08 Nga r.ll
Sprovë e madhë për demokracinë, gjysma e popullsisë
foto ilustruese

TIRANË- Ky vit do të jetë një sprovë madhore për demokracinë, ndërsa pritet të mbahen zgjedhje për 4 miliardë njerëz në mbi 50 vende, pothuajse gjysma e popullsisë së botës. Rezultatet do t’i japin formë politikave globale për shumë vite në vazhdim. Sheikh Hasina fitoi të shtunën mandatin e pestë si kryeministre e Bangladeshit. Këto janë zgjedhjet e para ndër një seri zgjedhjesh që do të mbahen në mbarë botën këtë vit.

Tajvani do të mbajë zgjedhjet presidenciale në 13 janar. Në sfond qëndron rreziku se Kina mund ta marrë këtë ishull me forcë për shkak të këtyre zgjedhjeve.

“Nuk po zgjedhim vetëm udhëheqësit e ardhshëm të Tajvanit për të vendosur për të ardhmen e vendit, por edhe për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Indo-Paqësorit, apo jo?”, tha William Lai, kandidat për partinë në pushtet, Partia Demokratike Progresive.

Indonezia pritet të zgjedhë një president të ri muajin e ardhshëm për të qeverisur këtë vend me një popullsi prej 277 milionë banorësh. Këto do të jenë zgjedhjet ku marrin pjesë numri më i madh i votuesve në një ditë të vetme.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në shkurt në Pakistan, ku drejtuesi opozitar dhe ish-kryeministri Imran Khan vazhdon të jetë në burg për shkak të nxjerrjes së sekreteve shtetërore, veprim që ai e mohon ta ketë bërë.

Rusët do të votojnë në zgjedhjet presidenciale në muajin mars dhe Vladimir Putini është më se e sigurt që do të fitojë sërish.

“Ai ka kontroll mbi të gjithë makinerinë administrative që nevojitet për t’u siguruar se do të bëhet një votim masiv në favor të tij dhe se Putini do të vazhdojë edhe për gjashtë vite të tjera deri në 2030-ën”, thotë Ian Bond, nga Qendra për Reformimin Evropian.

India, vendi demokratik me popullsinë më të madhe në botë, do të mbajë zgjedhje parlamentare në periudhën prill-maj, ndërsa partia në pushtet BJP e kryeministrit Narendra Modi kryeson në anketime.

“Këto janë zgjedhje shumë domethënëse pasi ka qartazi dy opinione në vend për momentin. Nga njëra anë është partia BJP që polarizon shoqërinë sipas linjave komunitare. Në anën tjetër është opinioni se BJP-ja po përqëndrohet më shumë tek siguria kombëtare”, thotë gazetari për politikën Pushp Saraf.

Në 2 qershor, Meksika pritet të mbajë zgjedhjet presidenciale që mund të sjellin zhvillime të rëndësishme.

“Është gjithashtu një ngjarje historike pasi ekziston mundësia që për herë të parë Meksika të qeveriset nga një grua”, thotë anketuesi meksikan Patricio Morelos.

Parlamenti Evropian do të mbajë zgjedhjet parlamentare në qershor, ku do përfaqësohen mbi gjysmë miliardi njerëz, ndërsa është rritur mbështetja për partitë populiste të krahut të djathtë.

Britania pritet të mbajë zgjedhje përpara fundit të vitit. Anketimet sugjerojnë se udhëheqësi i Partisë Laburiste, Keir Starmer mund t’i japë fund qeverisjes prej 14 vitesh të konservatorëve.

Në 5 nëntor, amerikanët do të vendosin nëse do t’i japin një mandat të dytë Presidentit demokrat Joe Biden, apo nëse do të zgjedhin një alternativë republikane, ndërkohë që Donald Trump-i duket se do të jetë me shumë gjasa pretendenti kryesor. Cilido që do të jetë rezultati, ai pritet të ketë efekte globale.

“Në kontekstin evropian ekziston frika se Donald Trump-i mund ta dëmtojë me shpejtësi NATO-n”, thotë Anand Menon, nga Kolegji Mbretëror në Londër.

Gjatë këtij viti, votuesit pritet të ushtrojnë fuqinë e tyre demokratike në përmasa të pahasura më parë dhe pasojat mund të ndihen për disa dekada në vazhdim./VOA

zgjedhje votues

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj