LIVE UPDATES
Bota

Stoltenberg: Ukraina duhet të marrë më shumë armatime të rënda

Gjatë një deklarate për mediat, pas takimit me shtatë liderët evropianë të vendeve aleate të NATO-s, Stoltenberg theksoi se Ukraina duhet të ketë më shumë armatime të rënda.

15 Qershor 2022, 09:01 Nga DOSJA
Stoltenberg: Ukraina duhet të marrë më shumë armatime
Jens Stoltenberg

SHBA- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se vendet perëndimore duhet t’i dërgojnë Ukrainës më shumë armatime të rënda, teksa forcat ruse vazhdojnë të përparojnë në lindje të vendit.

Gjatë një deklarate për mediat, pas takimit me shtatë liderët evropianë të vendeve aleate të NATO-s, Stoltenberg theksoi se Ukraina duhet të ketë më shumë armatime të rënda. Në prag të samitit të NATO-s që do mbahet në fund të qershorit në Bruksel, Stoltenberg u shpreh se pavarësisht mbështetjes së koordinuar që aleanca i ka dhënë Ukrainës në më shumë se tre muaj luftë, kërkesat e Kievit për më shumë armatime janë rritur javët e fundit, pasi forcat e saj janë në disavantazh në luftën për të përballuar përparimet ruse në Ukrainën lindore.

Ndërsa Stoltenberg ra dakord që Kievi duhet të furnizohej me më shumë armatime të rënda, ai nuk dha detaje të tjera. Kryeministri holandez Mark Rutte dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen pritën Stoltenberg dhe liderët e Polonisë, Rumanisë, Letonisë, Portugalisë dhe Belgjikës përpara samitit të NATO-s.

Rutte tha se vendet e NATO-s të përfaqësuara në takimin në Hagë besonin të gjitha se "është thelbësore që Rusia të humbasë luftën" dhe Ukraina duhet të ketë akses në të gjitha armatimet e nevojshme për të luftuar këtë betejë.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se veprimet e deritanishme të Perëndimit nuk e kanë mbështetur mjaftueshëm Ukrainën. "Ne nuk kemi bërë mjaftueshëm për të mbrojtur Ukrainën, për të mbështetur popullin ukrainas, për të mbështetur lirinë dhe sovranitetin e tyre," tha ai në konferencën për shtyp.

"Dhe kjo është arsyeja pse unë ju bëj thirrje, ju kërkoj të bëni shumë më tepër për të dërguar armë, artileri në Ukrainë. Ata kanë nevojë për këto në mënyrë që të mbrojnë vendin e tyre."

Vendet perëndimore nuk do të kishin besueshmëri nëse Ukraina do të humbiste kundër Rusisë, shtoi ai.

"Ky do të ishte një dështim dhe katastrofë e plotë e Bashkimit Evropian, e vlerave tona dhe e NATO-s," tha Morawiecki.

Stoltenberg tha se liderët e NATO-s do të "bien dakord për një afirmim më të madh të qëndrimit tonë" në samitin e Madridit. NATO duhet të ndërtojë "gatishmëri edhe më të lartë" dhe të forcojë aftësitë e saj të armatimeve përgjatë kufirit të saj lindor në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, shtoi ai.

I pyetur në lidhje me aplikimet e Suedisë dhe Finlandës për t'u bashkuar me aleancën, Stoltenberg tha se ai po kërkonte "një rrugë të bashkuar përpara" për të zgjidhur kundërshtimin nga Turqia, e cila kritikon hapur atë që ajo e konsideron si mbështetje suedeze ndaj militantëve kurdë.

Marrë nga REL. 

jens stoltenberg

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj