LIVE UPDATES
Bota

Studimi: Ekspozimi ndaj temperaturave të larta, ndikim dramatik tek shëndeti i njeriut

Shkencëtarët britanikë po përshpejtojnë procesin për të treguar se si temperaturat e trupit të njeriut mund të arrijnë nivele të rrezikshme. Temperatura në rezervuar është 51 gradë Celsius, e ngjajshme me temperaturat rekord, që u shënuan në Luginën e Vdekjes në Kaliforni gjatë muajit korrik. Hulumtuesi Kris Uolf po regjistron se si rritet shpejtësia e metabolizmit në këtë nxehtësi të vazhdueshme.

27 Korrik 2023, 18:14 Nga k.m.

Studimi: Ekspozimi ndaj temperaturave të larta, ndikim dramatik tek

Shkencëtarët parashikojnë se ky muaj do të jetë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në shkallë globale. Organizata Botërore Meteorologjike dhe Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të BE-së thanë sot se nxehtësia e korrikut tejkalon çdo rekord dhe se temperatura e Tokës ka kapërcyer përkohësisht një nivel kyç të ngrohjes: objektivin e përcaktuar në shkallë ndërkombëtare për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius. Ndërsa valët e të nxehtit po shkaktojnë pasoja në gjithë botën, shkencëtarët britanikë po bëjnë studime për ndikimin e temperaturave të larta dhe lagështisë tek trupi i njeriut. Sipas gjetjeve, ekspozimi ndaj temperaturave të larta, ka ndikim dramatik tek shëndeti i njeriut.

Shkencëtarët britanikë po përshpejtojnë procesin për të treguar se si temperaturat e trupit të njeriut mund të arrijnë nivele të rrezikshme. Temperatura në rezervuar është 51 gradë Celsius, e ngjajshme me temperaturat rekord, që u shënuan në Luginën e Vdekjes në Kaliforni gjatë muajit korrik. Hulumtuesi Kris Uolf po regjistron se si rritet shpejtësia e metabolizmit në këtë nxehtësi të vazhdueshme.

Pjesëmarrësit në eksperiment e bënë matjen e parametrave jetikë para dhe pasi qëndruan të shtrirë për një orë në rezervuar.

“Janë bërë studime të shumta për ndikimin e vapës gjatë ushtrimeve fizike, por shumë pak prej tyre janë përqëndruar në ndikimin e nxehtësisë në trupin e njeriut në gjendje pushimi. E dimë që në rastin e temperaturave të ulta, trupi i njeriut dridhet dhe kjo shkakton përshpejtim të metabolizmit. Por, çfarë ndodhë në anën e kundërt tjetër të spektrit? A ndodh i njeti reagim? Qëllimi ynë është të gjejmë përgjigjen,” tha Uolf.

Shkencëtarët vendosin sensorë në duart, këmbët dhe gjoksin e pjesëmarrësve për të regjistruar temperaturën në sipërfaqen e lëkurës, ndërkohë që një tjetër futet brenda trupit për ta regjistruar temperaturën e brendshme. Sipas Helsi njerëzit do të reagojnë ndryshe varësisht nga mosha, gjendja fizike dhe problemet e mundshme shëndetësore që mund të kenë.

Foshnjet dhe të moshuarit reagojnë më shpejtë ndaj nxehtësisë se të tjerët. Njerëzit në vende të ndryshme të botës po ashtu kanë reagime të ndryshme ngaqë trupat e tyre u janë përshtatur temperaturave të mjedisit ku jetojnë, sipas studiuesit Helsit.

Megjithatë, kur trupi i njeriut i nënshtrohet temperaturave të larta përgjatë periudhave të gjata kohore, fillojnë të shfaqen shenja të qarta se organizmi ka filluar të ndjejë pasojat e stresit të shkaktuar nga nxehtësia.

Sipas Helsi, ekspozimi ndaj temperaturave të larta për një periudhe të gjatë kohore, qoftë gjatë ditës, ose edhe gjatë natës, përbën rrezik.

“Shpejtësia e të rrahurave të zemrës ngrihet dhe vërehen ndryshime delikate në mënyrën se si zemra rreh gjatë secilit cikël. Edhe frymëmarrja shpeshtohet. Shtohet qarkullimi i gjakut në pjesët periferike të organizmit, dhe në sipërfaqe drejt lëkurës. Prandaj disa njerëz skuqen kur bën vapë. Tempertura e gjakut në sipërfaqen e lëkurës bie, si rezultat i komntaktit me temeraturat e larta të mjedisit dhe kjo ndikon në ftohjen e organizmit. Pra, janë një sërë ndryshimesh fiziologjike që ndodhin në organizëm si reagim ndaj temperaturës së lartë,” sqaron Helsi.

Njerëzit që jetojnë në pjesë të botës ku nxehtësia shoqërohet me lagështi, janë më të rrezikuar. Kur në një ambient të tillë temperatura shkon mbi 30 gradë Celsius, njerëzit këshillohet të pushojnë nëse punojnë jashtë.

Helsi shpjegon se sa më nxehtë që bëhet aq më i madh do të jetë ndikimi i lagështisë në ajër.

“Lagështia mund të jetë problem i madh për trupin, sidomos kur kombinohen temperaturat e larta me lagështi të lartë në ajër. Mënyra kryesore se si trupi ynë humbet nxehtësinë, apo si mbrohet nga vapa, është përmes djersitjes. Qeniet njerëzore janë qenie që djersisin shumë. Por, nëse lagështia në ajër është e lartë, ndikimi i djersitjes për ftohjen e trupit ulet,” thotë ai.

Ndikimi i lagështisë kur arrinë nivelin 25% brenda rezervuarit është i qartë. Kur trupi arrin temperaturën 40 gradë ose më lart, organizmi fillon të pushojë së funksionuari.

“Nëse temperatura shkon në mbi 40 gradë, atëherë jemi në rrezik. Disa njerëz mund ta përballojnë e disa jo. Por, këtu fillojnë të shfaqen problemet. Organet mund të fillojnë të dështojnë, apo të mos funksionojnë normalisht. Aryseja pse kjo ndodh, ka të bëjë me të ashtuquajturin, shpërbërje të proteinave.”

Reagimet e trupit të ekspozuar ndaj nxehtësisë në kushte laboratori u bënë duke krahasuar gjendjen jashtë dhe brenda rezervuarit gjatë ushtrimeve fizike. Por, vlerësimi i vërtetë i ndikimit të valës së nxehtësisë të këtyre ditëve në shëndetin e njeriut, do të marrë më shumë kohë. Viti 2023 ka mundësi të hyjë në histori si viti më i nxehtë, që kur ka filluar regjistrimi i temperaturave në mes të shekullit 19.

Shkencëtarët mendojnë se temperaturat e larta janë pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu përmes djegies së karburanteve me bazë fosili dhe feniomenit atmosferik El Ninjo, që krijohet në Oqeanin Paqësor dhe ndikon në motin përreth botës./VOA

temperaturat e larta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj