LIVE UPDATES
Bota

Studimi: Ka një shkallë të lartë mosbesimi mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë

Kjo qendër është themeluar nga organizatat joqeveritare Integra nga Prishtina dhe Qendra për Aksion Shoqëror Afirmativ nga Mitrovica e Veriut me qëllim të promovimit të një Kosove multietnike dhe shumëgjuhësore, dialogut, tolerancës dhe ndërtimit të besimit.

24 Shtator 2024, 19:32 Nga M.B
Studimi: Ka një shkallë të lartë mosbesimi mes
Fotografi e realizuar gjatë publikimit të gjetjeve të Studimit mbi gjendjen e raporteve etnike në Kosovë. 24 shtator 2024

KOSOVA- Tensionet politike në lidhje me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, moskuptimi i pozitës specifike dhe nevojave të komunitetit serb nga ana e shumicës shqiptare, si dhe niveli i lartë i nacionalizmit, janë disa nga faktorët që thellojnë ndasitë ndëretnike në Kosovë.

Këto janë gjetjet kryesore të Studimit mbi gjendjen e marrëdhënieve etnike në Kosovë – Indeksi i Besimit, të cilin e ka realizuar Qendra Barabar. Kjo qendër është themeluar nga organizatat joqeveritare Integra nga Prishtina dhe Qendra për Aksion Shoqëror Afirmativ nga Mitrovica e Veriut me qëllim të promovimit të një Kosove multietnike dhe shumëgjuhësore, dialogut, tolerancës dhe ndërtimit të besimit. Hulumtimet për studimin lidhur me gjendjen e marrëdhënieve etnike janë kryer nga fundi i marsit deri në mesin e prillit të vitit 2024, ku kanë marrë pjesë 500 të anketuar, nga të cilët 302 ishin shqiptarë dhe 192 serbë.

Rreth 57 të anketuar nga komuniteti serb dhe rreth 52 nga komuniteti shqiptar mendojnë se shqiptarët dhe serbët e Kosovës kurrë nuk do të mund t'i besojnë më njëri-tjetrit, ndërsa mbi 69 për qind e të anketuarve nga komuniteti serb dhe mbi 64 për qind nga ai shqiptar, vlerësojnë se është e rëndësishme të arrihet pajtimi, në mënyrë që gjeneratat e ardhshme të jetojnë më mirë.

Rezultatet e Studimit mbi marrëdhëniet etnike u prezantuan më 24 shtator në Prishtinë, në njëvjetorin e sulmit në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i serbëve të armatosur vranë një polic të Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë. Këtij sulmi i paraprin kriza të vazhdueshme në veri të Kosovës si pasojë e daljes së serbëve nga institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të konvertuar targat e lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës.

Në pyetjen si të gjendet zgjidhja?”, 71 për qind e të anketuarve nga komuniteti serb dhe 62 për qind nga ai shqiptar thanë se promovimi i paqes dhe tolerancës nga politikanët e të gjitha komuniteteve do të ndihmonte në arritjen e paqes dhe tolerancës në Kosovë.

Gjithashtu, narrativët publikë dhe gjuha e urrejtjes në hapësirën publike u përmendën si një nga faktorët kryesorë që nxisin mosbesimin ndërmjet komuniteteve etnike në Kosovë. Radio Evropa e Lirë më 9 korrik raportoi se ekziston një narrativë negative kur bëhet fjalë për bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve, pas së cilës ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ngriti këtë çështje në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Ai theksoi se bashkëjetesa duhet të ishte një dukuri krejtësisht normale në një shoqëri multietnike.

Sektori civil, nga ana tjetër, theksoi se bashkëpunimi midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë kryesisht zhvillohet “prapa perdeve” për shkak të retorikës së përdorur nga politikanët. Në përfundimin e Studimit mbi gjendjen e marrëdhënieve etnike në Kosovë, thuhet se të anketuarit nga të dyja komunitetet kanë shfaqur skepticizëm ndaj marrëdhënieve të ndërsjella, por njëkohësisht kanë treguar edhe një farë optimizmi dhe interesimi për përmirësimin e tyre.

“Përqindja e lartë e qëndrimeve negative tregon për një mosbesim të thellë të rrënjosur, por një numër i konsiderueshëm i të anketuarve të pavendosur tregon se ekziston hapësirë për ndryshime potenciale”, tha Boban Simiq nga organizata joqeveritare Qendra për Aksion Shoqëror Afirmativ.

Komuniteti shqiptar dhe serb në Kosovë janë të ndarë thellë që nga lufta e fundit më 1998/99, kur u vranë rreth 13. 000 persona – kryesisht shqiptarë. Gjithashtu, të zhdukur konsiderohen edhe afër 1.600 të tjerë. Ndërkohë, që nga viti 2011 Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, proces që ka për qëllimin normalizimin e raporteve mes dy vendeve./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj