LIVE UPDATES
Bota

"Super e Marta" përforcon garën e Presidentit Biden dhe ish-Presidentit Trump

Ishte nata më e rëndësishme e fushatës presidenciale dhe ish-Presidenti Donald Trump doli fitues në garën republikane. “Do ta bëjmë Amerikën madhështore sërish, më madhështore se kurrë më parë. Faleminderit shumë. Ishte një natë e madhe”, tha ish-Presidenti, Donald Trump.

6 Mars 2024, 17:18 Nga S.N
"Super e Marta" përforcon garën e Presidentit Biden dhe
Joe Biden dhe Donald Trump

SHBA- "Super e Marta", nata që në të kaluarën ka çimentuar shanset ose ka nxjerrë nga gara kandidatë për president, mbaroi. Votimet brenda partive në pesëmbëdhjetë shtete dhe një territor bëjnë të mundur që kandidatët për president të sigurojnë më shumë delegatë të partisë, sesa çdo mbrëmje tjetër gjatë vitit zgjedhor. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Ameirkës në Uashington, Carolyn Presutti, Presidenti aktual, demokrati Joe Biden dhe ish-Presidenti, republikani Donald Trump fituan pothuajse të gjitha garat e emërimit nga partitë e tyre në zgjedhjet paraprake në një grup shtetesh në gjithë vendin.

Ishte nata më e rëndësishme e fushatës presidenciale dhe ish-Presidenti Donald Trump doli fitues në garën republikane. “Do ta bëjmë Amerikën madhështore sërish, më madhështore se kurrë më parë. Faleminderit shumë. Ishte një natë e madhe”, tha ish-Presidenti, Donald Trump.

Të martën ish-presidenti fitoi të gjitha shtetet përveç njërit. Ish-ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley fitoi Vermontin të martën dhe kryeqytetin Uashington DC-në gjatë fundjavës. Nga radhët e demokratëve, Presidenti Joe Biden ishte fitues në zgjedhjet paraprake të Super të Martës, me përjashtim të humbjes së territorit amerikan Samoas.

“Këto rezultate e vendosin popullin amerikan para një zgjedhjeje të qartë: A do të vazhdojmë t ëecim përpara apo do të lejojmë që Donald Trumpi të na kthejë pas në kaosin, ndasitë dhe errësirën?”,u shpreh zoti Biden në një deklaratë.

Nikki Haley priste të kishte mbështetje më të madhe, madje edhe nga demokratë që mund ta votonin atë për ta kundërshtuar rivalin republikan Trump. Por sigurimi i këtyre votave rezultoi i pamundur. “Shqetësimi im kryesor në këto zgjedhje është mbrojtja e Amerikës siç e njoh unë dhe kjo mund të bëhet vetëm duke mos zgjedhur Donald Trumpin. Ky është qëllimi që duam të arrijmë, qoftë duke mbështetur Presidentin Biden ose duke votuar për një republikan më të moderuar”, thotë Shai Segal, mbështetës i Presidentit Biden.

Reg Mitchell nuk pajtohet."Donald Trump edhe katër vite të tjera, nëse mund ta arrijmë. Katër të parat shkuan mirë, me aq sa di”, thotë mbështetësi i ish-Presidentit Trump.

Votuesit e rinj janë të shqetësuar për moshën e Presidentit Biden dhe ish-Presidentit Trump. Dona Mendez, votuese për herë të parë, zgjodhi demokraten Marianne Williamson. “Më duket se Bideni është shumë i moshuar për ta drejtuar vendin edhe katër vite të tjera dhe do të ishte mirë të kishte alternativa, sidomos të kemi presidenten e parë grua”, thotë ajo.

Me fitoret e së martës, ish Presidenti Trump siguron mjaftueshëm delegatë për të marrë kandidaturën e partisë Republikane të martën e ardhshme, kur votohet në katër shtete të tjera. Një ripërballje mes republikanit Trump, 77 vjeç dhe demokratit Biden, 81 vjeç – gara e parë mes të njëjtëve kandidatë në një cikël të ndryshëm zgjedhor në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1956 – është diçka që pak amerikanë e dëshirojnë. Sondazhet tregojnë se si zoti Biden ashtu edhe zoti Trump kanë mbështetje të ulët midis votuesve në përgjithësi.

Një numër votuesish demokratë, të cilët fajësojnë zotin Biden për mbështetjen që i ka dhënë Izraelit në luftën kundër Hamasit, votuan si të pavendosur. Analisti Thomas Whalen thotë për Zërin e Amerikës se për të fituar, Presidenti Biden duhet të ndryshojë qëndrimin ndaj situatës në Gazë.

“Ai mori një mesazh mjaft të qartë nga votuesit demokratë se nuk do ta mbështesin ose nuk do të dalin në votime në nëntor nëse ai nuk ndryshon qasje”, thotë zoti Whalen. Përsa i përket zotit Trump, sipas zotit Whalen, një nga sfidat kryesore të ish Presidentit është mbështetja e votuesve me arsim të lartë në shtetet vendimtare.

“Trumpi nuk mund të fitojë nëse nuk e bashkon bazën republikane si tërësi, sepse zgjedhjet treguan se të pavarurit nuk e duan, nuk e besojnë. Mendoj se rezultatet e zgjedhjeve parapake, shfaqin dobësi të mëdha të kandidaturës së tij”, thotë zoti Zgjedhjet pritet të jenë thellësisht përçarëse, ndërsa Shtetet e Bashkuara po përballen me një polarizim të thellë politik. Presidenti Biden e ka cilësuar ish-Presidentin Trump si rrezik për parimet demokratike, ndërsa zoti Trump kërkon rikthimin në Shtëpinë e Bardhë dhe vazhdon të pretendojë pa fakte se i fitoi zgjedhjet që i humbi më 2020.

Marrë nga VOA

 

donald trump joe biden super e marta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj