LIVE UPDATES
Bota

Sytë e botës drejt luftës mes Izraelit dhe Iranit, situatë dramatike në Gazë: E sigurt që na kanë harruar!

Në ditët e fundit, njerëzit në Gaza janë detyruar të largohen nga disa rajone. Popullsia duket se është e detyruar të përqendrohet në zona të ngushta.

22 Qershor 2025, 10:06 Nga N.F
Sytë e botës drejt luftës mes Izraelit dhe Iranit, situatë
Gaza

GAZA- Ndërsa të gjithë sytë janë drejtuar nga lufta midis Izraelit dhe Iranit, Rripi i Gazës është harruar. Dhe gjendja humanitare atje mbetet dramatike. Njerëzit ndihen të braktisur nga bota. Kjo theksohet, ndër të tjera, edhe nga organizatat izraelite për të drejtat e njeriut.

Shai Parnes, zëdhënës i OJQ-së izraelite B'Tselem, thotë: "Izraeli po përfiton nga fakti që e gjithë bota po ndjek luftën e re midisIzraelit dhe Iranit, dhe se vëmendja e publikut dhe medias është e përqendruar në vijat e frontit atje - për të vazhduar krimet e luftës që Izraeli po kryen kundër popullit të Gazës.”

Pengët janë ende në Rripin e Gazës

Vicki Cohen e konsideron një skandal vazhdimin e luftës në Gazë. Djali i saj Nimrod është marrë peng para më shumë se 620 ditësh. Ai ishte ushtar kur terroristët e Hamasit e rrëmbyen më 7 tetor 2023. Kur u rrëmbye ai ishte vetëm 19 vjeç, tani është 21. Nëna e tij shpreson që ai të jetë ende gjallë.

"Lufta që po vazhdon është një rrezik për jetën e djalit tim Nimrod dhe pengjeve të tjera”, thotë ajo. Ajo beson se do të ishte më mirë për të dyja palët ta përfundojnë këtë makth.

Ende ka 53 pengje në Rripin e Gazës. Rreth njëzet prej tyre janë ende gjallë - por janë harruar, thotë Vicki Cohen.

Të vdekur, të plagosur, të uritur

Gjendja humanitare është shumë e keqe  - të vdekur, të plagosur, të uritur në Rripin e Gazës. Sipas burimeve palestineze, më shumë se 300 njerëz janë vrarë në Gaza vetëm që nga e premtja e kaluar, kur filloi lufta midis Izraelit dhe Iranit.

Mohammed Abu Silmiya përballet me këtë çdo ditë. Ai është drejtori i Spitalit Al-Shifa, i cili është sulmuar disa herë nga ushtria izraelite, gjoja nga terroristë. Çdo ditë, ka njerëz të vrarë dhe të plagosur, thotë drejtori i spitalit. "Bota nuk e vëren - sikur lufta në Gaza ka mbaruar. Duhet të kujtohet se lufta vazhdon, gjenocidi dhe uria në Rripin e Gazës.”

Njerëzit detyrohen të ikin përsëri

Në ditët e fundit, njerëzit në Gaza janë detyruar të largohen nga disa rajone. Popullsia duket se është e detyruar të përqendrohet në zona të ngushta. Vetëm aty është e disponueshme ndihma humanitare. Rreth 700 kamionë kanë hyrë në Gaza në gjashtë ditët e fundit. Para 7 tetorit 2023, rreth 500 kamionë mbërritën brenda një dite të vetme.

Organizatat e të drejtave të njeriut e kritikojnë Izraelin për gjendjen humanitare në Gazë. Por ato e akuzojnë Izraelin edhe për përdorimin e urisë si armë lufte. Në disa pika shpërndarjeje, ka të shtëna të vazhdueshme, panik masiv, vdekje - ndërsa njerëz të dëshpëruar përpiqen të marrin ushqim.

Gjendja në veçanti e rëndë në veri

Në veri, ku jeton Sahad Ahmad, ndihmat janë veçanërisht të pakta. Burri dhe vëllezërit e saj kanë vdekur. "Ata me siguri na kanë harruar, duke pasur parasysh luftën midis Izraelit dhe Iranit. Të gjithë po shikojnë atje tani, nuk u intereson për ne", thotë Ahmad.

Ajo u bën thirrje të gjitha vendeve të tregojnë më shumë vëmendje, pasi lufta është intensifikuar. Abu Ahmad Shamala dikur ishte fermer, por toka e tij është zhdukur dhe shtëpia e tij është shkatërruar.

"Kjo luftë midis Iranit dhe Izraelit e ka bërë botën të harrojë atë që po ndodh këtu. Pavarësisht vdekjeve të përditshme dhe mijëra të plagosurve, askush këtu nuk i kushton më vëmendje kësaj. Duket se e kanë harruar Gazën”, paralajmëron ai.

Por Izraeli nuk e ka harruar Gazën. Ushtarët atje vazhdojnë të përparojnë. Sulmet janë të përditshme dhe numri i të vdekurve po rritet. Ndërsa gjendja humanitare është një katastrofë e plotë./ DW

tensionet izrael-iran lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll
Bota 22 Qershor 2025, 07:24 N.F

SHBA futet në luftë, Trump godet Iranin

Trump SHBA- Presidenti Donald Trump tha se ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane, teksa Shtetet e Bashkuara u përfshin në...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj