LIVE UPDATES
Bota

"Sytë nga plani i Mbretërisë së Bashkuar!" Analiza: A po përdoret Ballkani si depo për emigrantët

Aktualisht ka rreth 1000 emigrantë në Bosnje-Hercegovinë. Po cili do të jetë fati i planit të Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur emigrantët në Ballkanin Perëndimor?

21 Qershor 2025, 08:39 Nga M.B
"Sytë nga plani i Mbretërisë së Bashkuar!"
Foto ilustruese

BALLKAN- Kanë kaluar shtatë vjet që nga vala e parë e migrantëve që hynë në Bosnjë-Hercegovinë në numër të madh, pasi Hungaria dhe Kroacia mbyllën kufijtë e tyre në vitin 2015. Që atëherë, mijëra migrantë kanë qëndruar nëBosnjë-Hercegovinë, disa prej të cilëve kanë mbetur në vend, ndërsa të tjerë kanë gjeturstrehim në vendet e BE-së dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Këta të fundit mund të pësojnë të njëjtin fat nëse plani i qeverisë britanike për të arritur një marrëveshje me Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilën kryeministri Edi Rama e ka hedhur poshtë, rezulton i saktë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuarakanë arritur një marrëveshje me Kosovën për të strehuar rreth 50 migrantë që do të deportohen nga SHBA-ja, gjë që mund të konfirmojë njoftimet e mëparshme se administrata Trump do ta përdorë Ballkanin Perëndimor si qendër deportimi.

Trafikimi i migrantëve

Sa i përket Bosnje-Hercegovinë, kjo çështje është rishfaqur pas valëve të migrantëve të viteve të fundit, në të cilat dhjetëra prej tyre kanë humbur jetën duke kaluar kufijtë ilegalisht. Gjithçka ka marrë edhe një dimension politik, pasi njoftimi nga Britania e Madhe për deportimin në B-H nuk mund të zbatohet derisa të nënshkruhet një marrëveshje ripranimi, e cila kërkon pëlqimin e të tre grupeve etnike në B-H, gjë që do të jetë e vështirë të ndodhë nëse nuk ka ndonjë interes të fshehur ose "shlyerje borxhi".

Republika Serbeishte e para që kundërshtoi një plan të tillë, prandaj është planifikuar një seancë e Asamblesë Kombëtare të RS për të marrë një qëndrim mbi çështjen e migrantëve në territorin e këtij entiteti. Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar, nuk ka mundësi deportimi, sepse nuk ka marrëveshje për këtë.

"Ne nuk do të jemi parking për këtë ndërsa unë drejtoj Republikën Serbe.B-H nuk do të nënshkruajë një marrëveshje me asnjë vend evropian për të pranuar migrantët që i kanë ftuar të vijnë tek ata. Ne nuk i kemi ftuar ata dhe nuk duam të pastrojmë rrëmujën e tyre që kanë lënë në këtë drejtim", tha presidenti i RS Milorad Dodik.

Ai i dërgoi një nismë parlamentit për të shqyrtuar informacionin në lidhje me migrantët në mënyrë që "të miratohen masa në lidhje me njoftimet e qeverive të Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera në kohën e duhur".

Dodik kritikoi opozitën e RS, e cila është përpjekur të largojë SNSD-në nga pushteti muajt e fundit, se është gati të bëjë gjithçka për disa pozicione në Sarajevë, përfshirë importimin e migrantëve.

Anëtari i Bordit Kryesor të SDS-së, Marinko Bozhoviq u përgjigj menjëherë.

"Nëse do t'ju ofronin heqjen e sanksioneve, nuk do të mendoheshit dy herë," shkroi ai në Facebook, duke iu përgjigjur Dodikut.

Mbërritja e emigrantëve në kampet e mbyllura?

Aktualisht ka katër kampe për migrantë në Bosnje-Hercegovinë- Lipa dhe Borçi si dhe Blazhuj dhe Ushivak. Për shkak të rrezikut të lartë të sigurisë, është krijuar nisma për të mbyllur urgjentisht kampin Blazhuj.

"Kampi i migrantëve dhe të gjitha krimet që po shohim, përfshirë vrasjet, po krijojnë një problem të madh për popullsinë lokale dhe zhvillimin e komunës Ilixha," tha përfaqësuesi i SDP në parlament Sasha Maganoviq, i cili është nismëtari i mbylljes së kampit. 

Megjithatë, për të mbyllur një kamp, ​​është e nevojshme të hapet një i ri që do të plotësonte të gjitha nevojat për pritjen e përkohshme të migrantëve, sipas Shërbimit për Çështjet e të Huajve.

"Pavarësisht se çfarëmigrantëshjanë, ne i pranuam, ndërsa ata bëjnë gjithçka. Do t'i dëboja të gjithë nga këtu. Le të ktheheshin në vendet e tyre ose të shkojnë në Evropë. Ata hapën kufijtë për ta”, thonë disa qytetarë të Sarajevës.

"Miq britanikë”

Jo shumë kohë pas krizës më të madhe të emigrantëve në Bosnje-Hercegovinë kur disa qendra u dogjën e disa u mbyllën, qindra emigrantë pritën me ditë të tëra një vendim nga autoritetet për fatin e tyre.

Pas kësja u krijuan katër kampe, por situata e sigurisë aty është jashtëzakonisht e pafavorshme. Popullata dhe disa politikanë kërkojnë mbylljen e disa prej tyre. Sidomos pas njoftimeve se numri i migrantëve mund të rritet nëse njoftimet për deportimin e tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor rezultojnë të vërteta.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje-Hercegovinës, Elmedin Konakoviç, thotë se nuk ka informacion në lidhje me deportimin e mundshëm të emigrantëve, por ai është gati të flasë.

"Ne nuk do të jemi kurrë pjesë e zgjidhjes së problemit të dikujt tjetër. Nëse kjo është nisma e miqve tanë nga Britania e Madhe, ne do të themi seriozisht dhe me argumente se çfarë mund dhe nuk mund të bëjë Bosnje-Hercegovina", thotë Konakoviç.

Depo për emigrantët

Shërbimi për Çështjet e të Huajve në Bosnje-Hercegovinë thotë se në këto kushte, pranimi i migrantëve nga Britania e Madhe është i pamundur.

"Nuk e kuptoj se si kanë ndërmend ta bëjnë këtë. Bosnje-Hercegovina nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me Britaninë e Madhe", tha drejtori i Shërbimit për Çështjet e të Huajve, Zharko Laketa.

Lidhur me nismën për të krijuar të ashtuquajturën Qendër Kthimi në vendet e treta për azilkërkuesit, Human Rights Watch njoftoi se Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe duhet të ndalojnë së përdoruri Ballkanin si një "depo për migrantët".

"Në vend që ta trajtojnë Ballkanin si një depo për emigrantët, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit të sistemeve funksionale të azilit dhe kornizave më të mira për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve”, kumtoi organizata e të drejtave të njeriut. Ajo përmendi shembullin e Bosnjë-Hercegovinës si një vend që tashmë po përdoret "si një vend grumbullimi për njerëzit që aksidentalisht e gjejnë veten në tranzit për në BE”./ DW

ballkani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj