LIVE UPDATES
Bota

Szunyog: Zgjedhjet në veri janë ende të rëndësishme

Ai u bëri thirrje autoriteteve lokale dhe qendrore që t’iu ofrojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm grupeve nismëtare që të iniciojnë peticionin edhe në dy komunat e tjera në veri të Kosovës Zveçan dhe Zubin Potok, të banuara me shumicë serbe.

18 Janar 2024, 13:37 Nga N.F
Szunyog: Zgjedhjet në veri janë ende të rëndësishme
Tomas Szunyog

KOSOVA- Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, mirëpriti vendimin e serbëve në Kosovë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe kornizën ligjore për të mbledhur nënshkrime për peticionin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviç. Ai u bëri thirrje autoriteteve lokale dhe qendrore që t’iu ofrojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm grupeve nismëtare që të iniciojnë peticionin edhe në dy komunat e tjera në veri të Kosovës Zveçan dhe Zubin Potok, të banuara me shumicë serbe.

Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviç më 17 janar nisi mbledhja e nënshkrimeve, ndërsa turma e njerëzve e nisur drejt vendeve ku po mblidheshin nënshkrimet për peticionin u udhëhoq nga zyrtarët e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Mbledhja e nënshkrimeve ka vazhduar edhe më 18 janar.

“Mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve të parakohshme lokale në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës, mbetet e rëndësishme”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter.

Peticioni për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë vjen pasi serbët bojkotuan zgjedhjet lokale të mbajtura prillin e vitit të kaluar, përmes së cilave u zgjodhën kryetarët shqiptarë. Popullsia serbe në veri nuk i pranoi kryetarët shqiptarë dhe pasuan krizat të përcjella me rritjen e tensioneve.

Më pas, komuniteti ndërkombëtar kërkoi shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kërkesë që u pranua nga Qeveria e Kosovës, e cila në shtator të vitit 2023 miratoi një udhëzim administrativ që mundëson shkarkimin e kryetarit të komunës. Në mënyrë që peticioni të jetë i suksesshëm, kërkohet të mblidhen të paktën 20 për qind e nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në komunat përkatëse.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që peticioni të jetë i suksesshëm, që më pas do t’i hapte rrugë shkarkimit të kryetarëve, në Mitrovicë të Veriut duhet të mblidhen të paktën 3.640 nënshkrime, në Leposaviç 2.689, në Zubin Potok 1.347 dhe në Zveçan 1.411 nënshkrime.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar javën e kaluar se qytetarët në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç dhe Zubin Potok kanë afat që deri më 22 janar të mbledhin nënshkrimet. Ndërkaq, ky afat do të jetë më i gjatë për pesë ditë për qytetarët e Zveçanit, pasi që në KQZ është dorëzuar më vonë kërkesa për të marrë listën me numrin e saktë të votuesve të regjistruar në këtë komunë.

Nëse KQZ-ja konfirmon rezultatin e peticionit, më pas organizohet votimi për shkarkimin e kryetarit, që duhet të mbahet brenda 45 ditësh. Që ky votim të jetë i suksesshëm, kërkohen 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.Pas kësaj, rezultati i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka një afat ligjor nga 30 deri në 45 ditë për të shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Marrja e mandatit nga kryetarët e rinj shqiptarë rriti tensionet në veri majin e vitit të kaluar dhe në Zveçan situata u përshkallëzua, pasi që serbët u përleshën me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar shtensionimin e situatës dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja në veri.

Marrë nga REL

zgjedhje veri kosove tomas szunyog

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj