27 Shtator 2023, 08:35
Nga A.B
Jeffrey Hovenier
KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier deklaron se SHBA-të duhet të përcaktojnë nëse Serbia ishte përgjegjëse për sulmin e së dielës në veri të Kosovës. Ai ka thënë se ky sulm ka qenë i koordinuar dhe sofistikuar.
Në një intervistë për “Politico” ai ka thënë se “njerëzit që ne i mbajmë më përgjegjës janë njerëzit që qëlluan në drejtim të zyrtarit policor të policisë së Kosovës”.
Hovenier ka thënë se “sasia e armëve sugjeron se kjo ishte serioze, me një plan për të destabilizuar sigurinë në rajon”.
Hovenier tha se SHBA-të duhet të përcaktojnë ende nëse Serbia ishte përgjegjëse për pritën, siç pretendon Kosova, por ai tha se pajisjet e konfiskuara nga autoritetet, që përfshinin raketahedhës, mina dhe një transportues të blinduar të personelit, ishin të “gradës ushtarake të padisponueshme për qytetarin e zakonshëm.”
Ai tha se SHBA-të nuk kishin arsye të dyshonin se armët dhe pajisjet e tjera të paraqitura nga policia e Kosovës në një konferencë për shtyp të hënën nuk ishin ato që u gjetën në vendin e ngjarjes.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi./Dosja.al
tensione në veri të kosovës jeffrey hovenier
Bota
27 Shtator 2023, 08:26
f.i
Goran Rakiç
KOSOVË- Agresorët e vrarë gjatë sulmit të organizuar ndaj policisë së Kosovës në fshatin Ba...
Bota
27 Shtator 2023, 08:04
h.k
Christina Pascaletto
ARIZONA- Christina Pascaletto 62-vjeçarja nga Arizona me origjinë italiane ka shtënë mbi burrin e saj 80-vje&cc...
Bota
27 Shtator 2023, 07:58
f.i
google
SHBA- Gjigandi i teknologjisë Google sot shënon një moment historik. Në këtë ditë, 25 vjet më...
Bota
27 Shtator 2023, 07:50
h.k
Sherri në Venecia
ITALI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në sheshin Shën Marco në Venecia, ku kamarierët e një r...
Bota
27 Shtator 2023, 07:51
f.i
Joe Biden
SHBA- Joe Biden iu bashkua protestave të punëtorëve të automjeteve në Michigan, duke u bërë presidenti i ...
Bota
27 Shtator 2023, 07:35
f.i
Haneen dhe Revan
IRAK- Të paktën 100 persona kanë vdekur dhe 150 të tjerë janë plagosur pas një zjarri që shp&...
Bota
26 Shtator 2023, 23:00
I.A
Enver Hoxhaj
TIRANË- Ish-ministri i jashtëm dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se sulmi në veri...
Bota
26 Shtator 2023, 22:54
I.A
JPMorgan Chase
SHBA- Banka “JPMorgan Chase” ra dakord të martën të paguajë 75 milionë dollarë për territorin...
Bota
26 Shtator 2023, 22:32
r.ll
policia e kosoves ne banjske
KOSOVË- Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjet nëpër shtëpitë dhe objektet në dhe p...
Bota
26 Shtator 2023, 22:25
r.ll
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se Kosova është shtet demokratik dhe properëndimo...