LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nikos Dendias vizitë zyrtare në Kosovë/ Takim me Osmanin e Kurtin, diskutime për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe takimin në Ohër

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, pas takimit me presidenten e Republikës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti e më pas nga kryediplomatja e Kosovës. Zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektiva e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, kanë qenë tema diskutimi mes ministrit të Jashtëm grek Dendias dhe kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Sakaq, Zyra për Media e Presidencës, ka njoftuar se presidentja Osmani ka vlerësuar angazhimin proaktiv të Greqisë në rajonin e Kosovës si dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit grek për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian. •Ndër të tjera, Presidentja Osmani ka theksuar se integrimi i plotë ndërkombëtar i Kosovës, përfshirë Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Këshillin e Evropës, do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme në rajon. •Në takim është diskutuar edhe për raportet Kosovë-Greqi. Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë e thellimit të mëtejshëm të  marrëdhënieve dyanëshe, duke përmendur nevojën e rritjes së shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimit në sfera të ndryshme të interesit të përbashkët. Në lidhje me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka theksuar se plani i zbatimit të marrëveshjes duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës. • Edhe kreu i qeverisë së Kosovës e njohu kryediplomatin grek me qëndrimet e vdenit për takimin e rëndësishëm më 18 Mars në Ohër si dhe forcimin e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Kosovës. •Ndryshe nga herët e kaluara, kësaj radhe, ministri grek është pritur në një drekë pune të shtruar nga kryeministri kosovar. •Dendias do të zhvillojë takim edhe me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla. •Pritet që pas këtij takimi, të dy ministrat, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, të mbajnë një konferenfcë të përbashkët për media. 

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Pas bisedimeve me Osmanin dhe Kurtin/ Dendias takohet edhe me Gërvallën, flasin për dialogun

Nikos Dendias vizitë zyrtare në Kosovë/ Takim me Osmanin e
Nikos Dendias Donika Gërvalla

KOSOVË- Zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektiva e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, kanë qenë tema diskutimi mes ministrit të Jashtëm grek Dendias dhe kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Kështu ka njoftuar kryediplomati grek përmes Twitterit.

Gjatë qëndrimit tim në Prishtinë, jam takuar me shefen e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Diskutim mbi zhvillimet rajonale, duke përfshirë perspektivën drejt BE-së të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd”, ka shkruar Dendias.

Takimi i radhës i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pritet të diskutojnë për planin e Bashkimit Evropian për dialogun dhe udhërrëfyesin e zbatimit të tij.

 

 

3 VITE ME PARE

'Mos e humbisni autobusin'/ MESAZHI i ambasadorit gjerman para takimit vendimtar të 18 marsit në Ohër

Nikos Dendias vizitë zyrtare në Kosovë/ Takim me Osmanin e

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se mbështet plotësisht përpjekjet e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi. Rohde në një postim në 'Twitter' ka shkruar se një marrëveshje është arritur, ndërsa u ka drejtuar një mesazh krerëve të qeverisë, Kurtit dhe Vuçiçit që të 'mos humbasin autobusin'.  Rohde ka shtuar se një marrëveshje do të përshpejtojë integrimin euroatlantik të Kosovës dhe është një shans historik në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke.

Kosova do të fitojë shumë. Kosova duhet të zbatojë detyrimin e saj të gjatë dhe të përmbushë ASMM tani. Apeli im për Kosovën dhe Serbinë për bisedimet e ardhshme në Ohër është: ‘Mos e humbisni autobusin”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Takimi i radhës i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pritet të diskutojnë për planin e Bashkimit Evropian për dialogun dhe udhërrëfyesin e zbatimit të tij.

3 VITE ME PARE

Kurti drekë pune me ministrin grek: E informova për qëndrimet e Kosovës lidhur me takimin e 18 Marsit në Ohër

Nikos Dendias vizitë zyrtare në Kosovë/ Takim me Osmanin e
Nikos Dendias dhe Albin Kurti

KOSOVË-  Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias po qëndron për vizitë në Kosovë. Ai është pritur sot në takim nga presidentja Vjosa Osmani dhe pastaj nga kryeministri Albin Kurti, i cili ka shtruar edhe një drekë pune. Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media bëri të ditur se gjatë takimit Kurti-Dendias, u diskutua për marrdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe perspektivat për avancimin, themelimin dhe fuqizimin e tyre.

Kryeministri Kurti i shprehu edhe një herë ngushëllime ministrit Dendias dhe popullit grek për jetët e humbura në aksidentit tragjik që ndodhi në Greqi në javën e parë të marsit. Ata folën për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për propozimin evropian për Marrëveshje Bazë. Me këtë rast kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Dendias për takimin e 27 shkurtit në Bruksel dhe pritjet e Kosovës nga takimi i 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq për mediat, Kurti ka theksuar se Greqia është mbështetëse e liberalizimit të Kosovës, e integrimit evropian dhe e normalizimit të plotë të marrëdhënive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Diskutuam për marrdhëniet bilaterale Kosovë-Greqi, se si mund t’i përmirësojmë ato në të gjitha sferat, por njëkohsisht edhe për zhvillimet në rajon përfshirë këtu edhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do ta ketë takimin e radhës të nivelit të lartë në Ohër të Maqedonisë së Veriut të shtunën e ardhshme. Greqia është një mbështetëse e liberalizimit të Kosovës, e integrimit evropian dhe gjithashtu e normalizimit të plotë të marrëdhënive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pra, ne gjithmonë mund të llogarisim në mbështetjen e Greqisë për familjen e madhe evropiane, e cila është garantuesja më e mirë për kontinentin tonë, si për paqe e siguri dhe poashtu edhe për demokraci dhe mirëqenie”, ka thënë Kurti.

Kjo është vizita e gjashtë e ministrit grek në Kosovë.

3 VITE ME PARE

Pas takimit me Osmanin, Dendias drekon me Kurtin

Nikos Dendias vizitë zyrtare në Kosovë/ Takim me Osmanin e
Nikos Dendias dhe Albin Kurti

KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, pas takimit me presidenten e Republikës, Vjosa Osmani është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti. Ndryshe nga herët e kaluara, kësaj radhe, ministri grek është pritur në një drekë pune të shtruar nga kryeministri kosovar.

Dendias do të zhvillojë takim edhe me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla. Pritet që pas këtij takimi, të dy ministrat, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, të mbajnë një konferenfcë të përbashkët për media.

3 VITE ME PARE

Takimi me Dendias/ Osmani: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe procesin e dialogut me Serbinë

Nikos Dendias vizitë zyrtare në Kosovë/ Takim me Osmanin e
Nikos Dendias dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Siç njofton Zyra për Media e Presidencës, Osmani ka vlerësuar angazhimin proaktiv të Greqisë në rajonin tonë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit grek për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

Në këtë frymë, Presidentja Osmani, duke u thirrur në vlerat e përbashkëta euroatlantike, ka kërkuar që mbështetja greke për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike të vazhdojë. Ndër të tjera, Presidentja Osmani ka theksuar se integrimi i plotë ndërkombëtar i Kosovës, përfshirë Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Këshillin e Evropës, do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme në rajon.

Ajo gjithashtu ka falënderuar ministrin Dendias për mbështetjen e Greqisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, në votimin e fundi të Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe për avokimin e vazhdueshëm për t’i dhënë fund këtij procesi.

Në takim është diskutuar edhe për raportet Kosovë-Greqi, me ç’rast Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë e thellimit të mëtutjeshëm të  marrëdhënieve dyanëshe, duke përmendur nevojën e rritjes së shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimit në sfera të ndryshme të interesit të përbashkët. Në lidhje me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka theksuar se plani i zbatimit të marrëveshjes duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës, e cila do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon, gjersa ka ritheksuar se koordinimi i Kosovës me aleatë në këtë proces do të vazhdojë.

3 VITE ME PARE

Ministri grek mbërrin në Kosovë, nis takimi me presidenten Osmani

Nikos Dendias vizitë zyrtare në Kosovë/ Takim me Osmanin e
Vjosa Osmani dhe Nikos Dendias

KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashme të Greqisë, Nikos Dendias. Takimi është duke u mbajtur në presidencë, derisa mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërkaq nuk dihet nëse do të ketë adresim për media nga palët pas takimit.

Ministri Dendias pritet të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve. Sipas njoftimit nga MPJ e Greqisë është bërë e ditur se diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. 

3 VITE ME PARE

Nga dialogu Kosovë-Serbi te integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, AXHENDA e vizitës së Dendias në Kosovë

Nikos Dendias vizitë zyrtare në Kosovë/ Takim me Osmanin e
Nikos Dendias

KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias do të qëndroj sot për vizitë në Prishtinë. Sipas njoftimit nga MPJ e Greqisë, thuhet se Dendias do të zhvillojë një takim me presidenten, Vjosa Osmani. Takimi mes tyre do të nis në orën 11:00.

Më pas ai do të pritet në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti, i cili do të shtroi edhe një drekë për ministrin grek. Në fund Dendias do të ketë takim edhe me homologen e tij, Donika Gërvalla. Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

vjosa osmani nikos dendias

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj