Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Njoftimi erdhi pak orë para nisjes së takimeve të 23 prillit, të cilat parashihej të përfshinin ministrin e Jashtëm të Ukrainës.
LONDER- Bisedimet e nivelit të lartë për Ukrainën, të cilat ishin paraparë të zhvilloheshin në Londër, janë shtyrë papritmas të mërkurën, njoftoi Ministria e Jashtme e Britanisë, pasi disa diplomatë të lartë u tërhoqën në çastet e fundit. Njoftimi erdhi pak orë para nisjes së takimeve të 23 prillit, të cilat parashihej të përfshinin ministrin e Jashtëm të Ukrainës.
“Konfirmojmë se Bisedimet për Paqe në Ukrainë sot, me ministrat e Jashtëm, janë shtyrë”, i ka thënë Qeveria britanike Radios Evropa e Lirë, duke shtuar se “bisedimet e nivelit zyrtar do të vazhdojnë, por ato do të jenë të mbyllura për mediat”.
Bisedimet, që kishin për synim të gjenin rrugën drejt përfundimit të luftës 38-muajshe të Rusisë në Ukrainë, u përballën me sfida edhe më herët, kur diplomatë të lartë, përfshirë sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, anuluan pjesëmarrjen dhe zbehën përpjekjet e vazhdueshme për paqe.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, po ashtu zgjodhi të mos merrte pjesë në takime, raportoi Sky News më herët, ndonëse kjo nuk është konfirmuar. Delegacioni i Ukrainës, përfshirë këshilltarin kryesor të presidentit Volodymyr Zelensky, udhëtoi në Londër, me gjithë shtyrjen e bisedimet.
“Pavarësisht çdo gjëje, ne do të punojmë për paqe”, shkroi Andriy Yermak në Telegram.
Javën e kaluar, Rubio dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas dhe evropianë u takuan në Paris për bisedime që prodhuan atë që shumë e panë si përparim të vogël drejt përfundimit të luftës.Por, Rubio më vonë sinjalizoi mosdurimin e SHBA-së me gjendjen e bisedimeve, dhe sugjeroi se Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen tërësisht nga përfshirja në negociata.
Gjatë fundjavës, media amerikane si Wall Street Journal, Bloomberg dhe CNN raportuan se negociatorët amerikanë i kanë prezantuar Ukrainës një listë me lëshime të mundshme. Mes tyre thuhet se është edhe njohja e mundshme amerikane e aneksimit rus të Gadishullit të Krimesë më 2014, dhe një refuzim definitiv i aspiratave të Ukrainës për anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).
Që të dyja temat konsiderohen të papranueshme për presidentin ukrainas Zelensky dhe qeverinë e tij.
“Ukraina nuk do ta njohë okupimin e Krimesë”, u ka thënë ai gazetarëve në Kiev më 22 prill. “Është territor yni, territor i popullit të Ukrainës, s’ka asgjë për t’u diskutuar këtu”, është shprehur Zelensky./REL
foto ilustruese STAMBOLL- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 është shënuar afër Stambollit ditën e sotme. Ai ...
Pamje nga vendi i ngjarjes SHBA- Mijëra hektarë janë djegur dhe 3000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për s...
Trump SHBA- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump njoftoi të martën planet e saj për të hequr gradualisht ngjyrosj...
Xi Jinping KINA- Presidenti kinez Xi Jinping ditën e sotme është shprehur se tarifat doganore dhe luftërat tregtare minojnë t...
pamje nga vatikani VATIKAN- Arkëmorti i Papa Françeskut ka kaluar nën kullën e madhe të kambanave, me procesionin që tani ...
Foto HAITI- Një spital në Haitin qendror është detyruar të mbyllet për shkak të përkeqësimit të...
Pamje nga vendi i ngjarjes BANGKOK- Pamje shokuese janë publikuar në rrjet ku duket një grua që sjell në jetë një fë...
Foto ilustustruese RUSI- Një shpërthim i madh ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një depo municioni në një baz...
musk dhe trump SHBA- Shefi i Tesla-s, Elon Musk ka deklaruar se do të zvogëlojë rolin e tij në administratën e Donald Trump pasi ...
Binjaket AUSTRALI- Dy motra binjake identike nga Australia po pushtojnë internetin, jo vetëm për historinë e tyre të një...