LIVE UPDATES
Bota

Takimi i 18 marsit në Ohër/ DASH: Kurti dhe Vuçiç duhet të tregohen konstruktiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohen në Ohër më 18 mars ku do të diskutojnë për Aneksin e Implementimit të propozimit franko-gjerman.

14 Mars 2023, 19:05 Nga a.l
Takimi i 18 marsit në Ohër/ DASH: Kurti dhe Vuçiç duhet
Antony Blinken

KOSOVË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë takimin e 18 marsit në Ohër për të treguar përkushtimin për një rajon me një të ardhme paqësore. Në një intervistë për median kosovare Gazeta Express, nga Washingtoni thonë se inkurajojnë Kurtin dhe Vuçiçin që të tregohen fleksibil dhe konstruktiv derisa ecin drejt implementimit të plotë të propozimit franko-gjerman.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohen në Ohër më 18 mars ku do të diskutojnë për Aneksin e Implementimit të propozimit franko-gjerman. Megjithatë kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka lënë të kuptohet sot se mund të mos vendoset përfundimisht gjithçka në Ohër. Derisa ka ripërsëritur gatishmërinë e Kosovës për të nënshkruar në takimin e radhës dhe ka theksuar se nëse s’do të ketë marrëveshje është e dukshme se kush është pala destruktive.

Ndërkohë presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç insiston jashtëzakonisht shumë në çështjen e Asociacionit dhe ka ritheksuar disa herë se Serbia s’do të lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe s’do të ketë as njohje të pavarësisë së Kosovës.

Por cilat janë pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga takimi i 18 marsit në Ohër. Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit kanë thënë se presin që Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë takimin e 18 marsit në Ohër për të demonstraur përkushtimin e tyre për një të ardhme paqësore për rajonin.

Ky zëdhënës ka shtuar tutje se SHBA inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të punojnë në mënyrë konstruktive dhe fleksibile për implementimin e plot të propozimit franko-gjerman dhe ka ritheksuar përkrahjen e fuqishme të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Në presim që të dy palët t’i shfrytëzojnë bisedimet në Ohër, në Maqedoni të Veriut për të demonstruar përkushtimin e tyre për një të ardhme paqësore për rajonin. Ne inkurajojmë palët të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe fleksibile ndërsa ecin drejt implementimit të plotë të këtij propozimi. Ne mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit për Gazetën Express.

Lidhur me dialogun Kosovë -Serbi dhe një marrëveshje potenciale ka folur sot edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak në një intervistë për televizionin publik të Serbisë. Lajcak ka thënë se nëse s’do të ketë Asociacionin s’do të ketë as marrëveshje. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndërkohë ka ritheksuar disa herë se Kosova s’do të krijojë Asociacion një-etnik edhe përkundër faktit se në propozimin franko-gjerman specifikohet se palët do të implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën në kuadër të dialogut të Brukselit. Më 18 mars në Bruksel do të bëhen diskutime për Aneksin e Implementimit, në të cilin me shumë gjasë do të negociohet edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, marrëveshje të cilët e kërkojnë edhe ndërkombëtarët.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj