All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Takimi i 18 marsit/ Të dërguarit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë: Tani është mundësia për një të ardhme më të mirë

Ata deklaruan se është koha për vendimmarrje dhe kanë ftuar Kosovën dhe Serbinë që të mos i ri-interpretojnë zotimet e tyre pasi konfuziteti do të rrezikonte do të rrezikonte rrugën drejt BE-së. T

16 Mars 2023, 14:52 Nga a.l
Takimi i 18 marsit/ Të dërguarit e Gjermanisë, Francës dhe
Të dërguarit e posaçëm të Francës, Gjermanisë e Italisë për dialogun Kosovë-Serbi
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Të dërguarit e posaçëm të Francës, Gjermanisë e Italisë përmes një deklarate të përbashkët për dialogun Kosovë-Serbi në prag të takimit në Ohër kanë thënë se qytetarët e dy vendeve meritojnë një të ardhme më të mirë. Ata deklaruan se është koha për vendimmarrje dhe kanë ftuar Kosovën dhe Serbinë që të mos i ri-interpretojnë zotimet e tyre pasi konfuziteti do të rrezikonte do të rrezikonte rrugën drejt BE-së. Tre të dërguarit, Emmanuel Bonne, Jens Plotner e Francesco Tolo në deklaratën e përbashkët gjithashtu theksuan se mundësia për të nisur një të ardhme më të mirë është tani. 

DEKLARATA E PLOTË: 

Liderët tanë, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgina Meloni, na kanë ngarkuar ne t’i ofrojmë mbështetje përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak në arritjen e hapit të madh në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Pse është aq shumë e rëndësishme për vendet tona? Dhe pse tani po përfshihemi në dialog në të cilin dy palët kanë ngecur prej vitesh?

Arsyeja për këtë është e ardhmja si e Kosovës ashtu edhe e Serbisë dhe tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, e ne duam t’ju mbështesim më fuqishëm në rrugëtimin e juaj drejt anëtarësimit në BE. Evropa gjendet në një pikë kthese. Rusia me sulmin e saj brutal ndaj fqinjit Ukrainës në kontinentin tonë riktheu luftën e përmasave të gjera.

Pjesë e përgjigjes tonë ndaj kësaj goditje të papranueshme në sigurinë evropiane është që të punojmë me përkushtim akoma më të madh në forcimin e shtëpisë tonë. Për gjashtëshen e Ballkanit që nisi rrugëtimin e integrimit evropian, duhet të bëjmë përpjekje shtesë për të larguar barrierat nga e kaluara që e kanë bllokuar këtë rrugë.

Pengesa më e dukshme është çështja e pazgjidhur e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila gjithashtu paraqet një rrezik sigurie për Evropën. Ngjarjet që pamë në fund të vitit të kaluar na shqetësuan shumë. Bllokada, dhuna, kërcënimet dhe retorika nacionaliste e komplikojnë shumë jetën e përditshme të qytetarëve në veri të Kosovës.

Ai destabilitet në të cilin jemi vazhdimisht në prag të përshkallëzimit të dhunës duhet të marrë fund. Duhet të marrë fund sepse me të drejtë qytetarët e Evropës pyesin se si Serbia dhe Kosova do të ulen ndonjëherë në të njëjtën tryezë në Bruksel si miq dhe partnerë, kur të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian? Si mund t’i bindim qytetarët tanë se ofrimi i mbështetjes për Serbinë dhe Kosovën është një ide e mirë?Kjo situatë duhet të marrë fund sepse investitorët nga vendet tona ndjekin lajmet dhe pyesin veten nëse ia vlen të investohet në këtë rajon. Çfarë duhet t’u themi atyre nëse flakët e një konflikti të ri tashmë po digjen?

Por mbi të gjitha kjo situatë duhet të marrë fund sepse qytetarët e Kosovës dhe Serbisë meritojnë një të ardhme më të mirë. Një e ardhme në të cilën do të kapërcehen përfundimisht mosmarrëveshjet që paralizojnë të dy vendet. Kjo e ardhme hap rrugën për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore, bashkëpunimin rajonal dhe një treg të vetëm. Dhe kjo e ardhme, në fund të fundit, hap rrugën për realizimin e premtimit të dhënë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian si partnerë të barabartë, sapo të plotësojnë kriteret. Mundësia për të nisur atë të ardhme është tani.

Kjo është arsyeja pse ne propozuam një projekt-marrëveshje të re dhe të qëndrueshme për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila u miratua nga të gjithë anëtarët e BE-së dhe që mbështetet aktivisht nga liderët tanë dhe partnerët tanë amerikanë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, për të diskutuar zbatimin e planit 11-pikësh të BE-së. Dy udhëheqësit u dakorduan muajin e kaluar se përmbajtja e tij nuk ka nevojë të diskutohet më tej. 

dialogu kosove-serbi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj