LIVE UPDATES
Bota

Takimi i ministrave të NATO-s në Bruksel, Stoltenberg kërkon 100 miliardë euro për pesë vjet për Ukrainën

Takimi dy ditor do të përqëndrohet edhe në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse evropiane, pasi zoti Trump, ka thënë që nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, do ta kushtëzonte përkrahjen amerikane për NATO-n me rritjen e shpenzimeve buxhetore të mbrojtjes nga vendet evropiane.

3 Prill 2024, 19:33 Nga r.ll

Takimi i ministrave të NATO-s në Bruksel, Stoltenberg kërkon 100

BRUKSEL- Ministrat e jashtëm të NATO-s filluan sot një takim dy ditor në Bruksel për të diskutuar, ndër të tjera edhe për propozimin për të krijuar një fond me një vlerë prej 100 miliardë eurosh për Ukrainën. Propozimi i shefit të aleancës Jens Stoltenberg u kërkoi atyre të garantonin furnizime afatgjata me armë për Kievin. NATO gjithashtu po diskuton mundësinë që një mision i aleancës të merrte më shumë kontroll mbi koordinimin e furnizimit me armë të Kievin nga një grup i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që e bën aktualisht.

Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg hapi takimin dy ditor të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel ndërsa aleanca ka njoftuar se ai ka sugjeruar një plan pesë vjeçar për Ukrainën në vlerë prej 100 miliardë eurosh. Para takimit, zoti Stoltenberg bëri thirrje që anëtarët e NATO-s, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, të shpejtojnë vendimarrjen për ndarjen e ndihmave ushtarake.

“Shtetet e Bashkuara janë aleati më i madh dhe po ofrojnë mbështetjen më të madhe ushtarake. Fakti që nuk ka pasur një marrëveshje në Kongresin amerikan për vazhdimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, ka pasoja”, tha zoti Stoltenberg.

Ndihma amerikane prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën është bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve, por ka shpresa se ligjvënësit mund të ndërmarrin hapa për ta miratuar atë në javët e ardhshme. Plani i sugjeruar nga zoti Stoltenberg mund të ndryshojë deri në takimin e nivelit të lartë të NATO-s që do të mbahet në muajin korrik në Uashington. Plani u mbështet nga anëtarët më të vendosur pro Ukrainës si Polonia dhe shtetet baltike. Disa vende të tjera u treguan më të kujdesshme sidomos për sigurimin e fondeve që ka kërkuar zoti Stoltenberg.

Ministri i jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba, i cili po merr pjesë në takimin e Nato-s, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, tha se Ukrainës i duhen urgjentisht 5 deri në 7 sisteme të mbrojtjes ajrore ‘Patriot’ nga arsenali prej 100 të tillash që kanë shtetet që mbështesin Ukrainën. Nëse kjo nuk ndodh, zoti Kuleba paralajmëroi përhapjen e luftës në gjithë Evropën.

“Kur them se Evropa do të jetë në luftë dhe raketat do të bien mbi Brukselin dhe qytetet e tjera evropiane, nuk e ekzagjeroj. E gjithë kjo do të ndodhë nëse Ukraina nuk e fiton luftën kundër Rusisë. Pra, mënyra më e mirë për të shpëtuar sistemet tuaja ‘Patriot’ dhe ushtarët tuaj nga vdekja është të dërgoni disa prej tyre në Ukrainë dhe t'u jepni ushtarëve ukrainas gjithçka që u nevojitet”, tha zoti Kuleba.

Plani i zotit Stoltenberg gjithashtu sugjeron që bashkërëndimi i furnizimit me armë të Kievit, t’i kalojë një misioni evropian brenda NATO-s, nga grupi që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara dhe që e bën këtë tani. Zyrtarët e NATO-s thonë se kjo krijon siguri për dërgimin e armatimit në Ukrainë në rast të një kthimi të mundshëm të zotit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi dy ditor do të përqëndrohet edhe në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse evropiane, pasi zoti Trump, ka thënë që nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, do ta kushtëzonte përkrahjen amerikane për NATO-n me rritjen e shpenzimeve buxhetore të mbrojtjes nga vendet evropiane.

“Për ne si evropianë, kjo do të thotë që së pari të forcojmë shtyllën evropiane brenda kësaj aleance transatlantike. Gjermania këtë vit do të shpenzojë 2.1% të prodhimit të brendshëm bruto për këtë qëllim”, tha para takimit ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock. Takimi në Bruksel po mbahet ndërsa NATO të enjten shënon 75 vjetorin e themelimit. NATO u themelua pas Luftës së Dytë Botërore për t'u përballur me kërcënimin nga Bashkimi Sovjetik. Rusia tha të mërkurën se NATO-ja është kthyer në mentalitetin e Luftës së Ftohtë./VOA

jens stoltenberg bruksel nato

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj