6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ndër të tjera, Presidentja Osmani ka theksuar se integrimi i plotë ndërkombëtar i Kosovës, përfshirë Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Këshillin e Evropës, do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme në rajon.
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Siç njofton Zyra për Media e Presidencës, Osmani ka vlerësuar angazhimin proaktiv të Greqisë në rajonin tonë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit grek për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.
Në këtë frymë, Presidentja Osmani, duke u thirrur në vlerat e përbashkëta euroatlantike, ka kërkuar që mbështetja greke për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike të vazhdojë. Ndër të tjera, Presidentja Osmani ka theksuar se integrimi i plotë ndërkombëtar i Kosovës, përfshirë Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Këshillin e Evropës, do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme në rajon.
Ajo gjithashtu ka falënderuar ministrin Dendias për mbështetjen e Greqisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, në votimin e fundi të Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe për avokimin e vazhdueshëm për t’i dhënë fund këtij procesi.
Në takim është diskutuar edhe për raportet Kosovë-Greqi, me ç’rast Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë e thellimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve dyanëshe, duke përmendur nevojën e rritjes së shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimit në sfera të ndryshme të interesit të përbashkët. Në lidhje me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka theksuar se plani i zbatimit të marrëveshjes duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës, e cila do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon, gjersa ka ritheksuar se koordinimi i Kosovës me aleatë në këtë proces do të vazhdojë.
Mike Pence SHBA- Mike Pence ka sulmuar ish-presidentin Donald Trump, duke thënë se historia do ta mbajë atë përgjegjës p...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video mesazh në edicionin e 11-të të Forumit t...
Protestë në Greqi GREQI- Qytetarë të shumtë në Athinë dhe Selanik kanë organizuar edhe sot mitingje për krimin...
Tragjedia e trenave në Greqi GREQI- Denoncime të reja janë bërë kundër shefit të stacionit të trenave në Laris...
Vjosa Osmani dhe Nikos Dendias KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e P...
Bakhmut UKRAINË- Betejë e ashpër është duke u zhvilluar në qytetin lindor të Ukrainës në Bakhmut. Mediat e hua...
Aksident ne Hungari HUNGARI- Aksident masiv raportohet në Hungari. Mediat e huaja bëjnë me dije se në autotradën M1 pranë zon...
Emigrantë në Itali ITALI- Vijon fenomeni i emigrantëve të paligjshëm drejt Italisë. Mediat italiane raportojnë se ...
Aeroport në Gjermani GJERMANI- Rreth 351 udhëtime me avion të planifikuara për nesër do të anulohen. Mediat e huaja raportojn...
Giorgia Meloni ITALI- Brenda pak muajsh rreth 900,000 emigrantë nga Tunizia në brigjet e Italisë ka nxjerrë jashtë kontrollit...