23 Gusht 2024, 13:38
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ditën e sotme Drejtorin e CIA-s, William Burns. Sipas njoftimit zyrtar nga Qeveria e Kosovës, kjo vizitë përfaqëson një moment të rëndësishëm historik në marrëdhëniet bilaterale Kosovë-ShBA, ku u theksua përkushtimi i Qeverisë dhe institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, me në krye AKI-në, për të avancuar bashkëpunimin me CIA-n.
“Vizita historike e Drejtorit të CIA-s, z. William Burns, në Kosovë, vlerësohet lartë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ajo është dëshmi e marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme midis dy shteteve dhe është një mundësi e artë për të thelluar bashkëpunimin strategjik, për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu Kurti falenderoi Drejtorin e CIA-s për mbështetjen e vazhdueshme dhe shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, duke e njoftuar që vlerat amerikane ndërlidhen me demokracinë, sundimin e rendit, ligjit dhe orientimet e palëkundura Euroatlantike.
“Kryeministri Kurti e njoftoi Drejtorin Burns me rritjen dhe zhvillimin ekonomik si dhe progresin shoqëror e demokratik të Kosovës, duke theksuar që të gjitha sfidat e brendshme të sigurisë po menaxhohen suksesshëm me forcën e ligjit të drejtë të shtetit tonë demokratik. Në këto tri vitet e fundit, ai shtoi që Bruto Produkti Vendor i Kosovës është rritur për 33% kurse buxheti shtetëror për 35%, me ç’rast 11.1% (apo 1/9) e buxhetit vjetor i dedikohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes” thuhet më tej në njoftim.
william burns albin kurti
Bota
23 Gusht 2024, 12:49
E. D
pamje nga aksidenti
ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një vajzë 7-vjeçare ...
Bota
23 Gusht 2024, 12:39
E. D
Hannah Lynch
ITALI- Trupi i pajetë i Hannah Lynch, vajzës 18-vjeçare të manjatit anglez Michael Lynch, e cila u zhduk pas fundosjes s...
Bota
23 Gusht 2024, 12:19
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Një bazë ajrore e NATO-s në qytetin gjerman të Geilenkirchen është në gjendje të lart&eum...
Bota
23 Gusht 2024, 12:02
M.B
Shefi i CIA-s, William Burns, shihet duke u larguar nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin...
Bota
23 Gusht 2024, 11:48
E. D
fotot ilustruese
GAZA- Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se urdhrat e evakuimit të lëshuara me q&eum...
Bota
23 Gusht 2024, 11:29
E. D
fotot ilustruese
UKRAINË- Shërbimi i inteligjencës ushtarake ukrainase (HUR) thuhet se ka arritur të ndërpresë programin e di...
Bota
23 Gusht 2024, 11:08
E. D
Kamala Harris
SHBA- Zëvendës-Presidentja Kamala Harris po merr gjithmonë e më shumë mbështetje që kur u shpall edhe kand...
Bota
23 Gusht 2024, 11:05
M.B
Vjosa Osmani dhe William Burns
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim zyrtar ditën e djeshme shefin e CIA-s...
Bota
23 Gusht 2024, 11:02
E. D
fotot ilustruese
MBRETËRIA E BASHKUAR- Moti i keq ka goditur Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa qindra shtëpi raportohet se kanë m...
Bota
23 Gusht 2024, 11:02
M.B
Narendra Modi
INDIA- Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, po qëndron në një vizitë në Kiev më 23 gusht. Gjatë k&eu...