19 Mars 2023, 16:43
Nga F.M
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është shprehur se nuk ka asnjë pritshmëri nga Serbia edhe pas takimit në Ohër. Mediat e Kosovës shkruajnë se Osmani është shprehur se Serbia do të vazhdojë të shkelë marrëveshjet e dakorduara, siç ka bërë këto 12 vjet.
“Tani që u dakordua edhe aneksi i marrëveshjes bazë dhe Kosova u dëshmua të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet, pres të realizohen zotimet e aleatëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe për njohje nga shtetet jonjohëse. Nga Serbia nuk kam asnjë pritje. Ata do të vazhdojnë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet,”- ka thënë Osmani.
Çfarë ndodhi dje në Ohër?
Ditën e djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian. Ndërmjetësues ishin përfaqësuesi i lartë i BE-së për sigurinë dhe politikën e jashtme, Josep Borell dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Dy palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Paketa e marrëveshjes përmban: njohjen e simboleve dhe lejimin e aktivitetit të pavarur kombëtar dhe ndërkombëtar.
vjosa osmani
Bota
19 Mars 2023, 16:21
Albin Kurti
KOSOVË- Partitë opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e...
Bota
19 Mars 2023, 15:43
F.M
Dardan Molliqaj dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se të shtunën, më 25 mars...
Bota
19 Mars 2023, 15:00
A.B
Rexhep Tahiri
KOSOVË- Personi në foto është Rexhep Tahiri, viktima e atentatit të ndodhur një ditë më parë...
Bota
19 Mars 2023, 14:57
A.B
Oliver Varhelyi
BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka reaguar për takimin e 18 marsit...
Bota
19 Mars 2023, 14:34
A.B
Putin dhe Viktor Jushçenko
UKRAINË- Ish-presidenti ukrainas Viktor Jushçenko paralajmëroi se Rusia nuk do ...
Bota
19 Mars 2023, 14:23
A.B
Bashkimi Evropian e ka quajtur si shumë të suksesshëm takimin e 18 marsit në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti...
Bota
19 Mars 2023, 14:13
A.B
Banka
ZVICËR- Banka më e madhe e Zvicrës, UBS, është në bisedime për të blerë të gjithë ose nj&...
Bota
19 Mars 2023, 11:47
A.B
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, iu është drejtuar qytetarëve serb...
Bota
19 Mars 2023, 11:38
A.B
Jeffrey Hovenier
TIRANË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e cilëson të rëndësishme pajtueshmërin&eum...
Bota
19 Mars 2023, 10:57
A.B
Kandidatet
MAL I ZI-Sot në Mal të Zi mbahen zgjedhjet presidenciale. Në orën 07:00 janë hapur të gjitha vendvo...