LIVE UPDATES
Bota

Takimi në Pragë, liderët e BE-së pa marrëveshje për çmimin tavan ndaj gazit rus

Shumica e 27 shteteve të BE-së duan vendosjen e një çmimi tavan për gazin, për shkak të rritjes së çmimeve pas ndaljes së furnizimeve me gaz nga Rusia.

7 Tetor 2022, 20:03 Nga I.A
Takimi në Pragë, liderët e BE-së pa marrëveshje
Lideret

PRAGË- Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të japin më shumë ndihmë financiare dhe ushtarake për Ukrainën, por ata nuk arritën ndonjë pajtim lidhur me vendosjen e një çmimi tavan për gazin gjatë samitit joformal që zhvilluan më 7 tetor në Pragë të Çekisë. Shumica e 27 shteteve të BE-së duan vendosjen e një çmimi tavan për gazin, për shkak të rritjes së çmimeve pas ndaljes së furnizimeve me gaz nga Rusia. Për këtë temë, shtetet e BE-së kanë biseduar për javë të tëra, por ka mospajtime lidhur me detajet se si duhet të bëhet kjo.

Çmimet e gazit dhe elektricitetit janë rritur shumë për shkak se Rusia ka ndërprerë furnizimet në përgjigje të sanksioneve të ashpra që BE-ja ka vendosur ndaj Moskës për shkak të luftës kundër Ukrainës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka propozuar një “udhërrëfyes” të masave për të ndihmuar në lehtësimin e krizës, përfshirë edhe vendosjen e mundshme të një çmimi tavan.

Në mesin e ideve të përmendura janë edhe vendosja e çmimit tavan për importet e gazit rus, uljen e çmimit të importeve të tjera të gazit, kufizimin e çmimit të gazit që përdoret për gjenerimin e rrymës dhe vendosjen e një çmimi tavan për transaksionet e gazit midis shteteve të bllokut.

“Të gjithë pajtohen se ne duhet të ulim çmimin e energjisë, por nuk kemi marrëveshje se çfarë instrumente duhet të përdoren për këtë”, tha kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki.

Lideri irlandez, Micheal Martin, tha po ashtu se “duhet shumë punë të bëhet” para se të arrihet ndonjë marrëveshje. Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, tha se Komisioni Evropian më vonë gjatë këtij muaji do t’iu prezantojë liderëve të BE-së një pako më të gjerë të masave afatshkurtra për uljen e çmimeve dhe hapa afatgjatë për të ridizajnuar tregun e rrymës.

Teksa takimi në Pragë përfundoi, Franca njoftoi se ka krijuar një fond për Ukrainën, që drejtpërdrejt të blihen armë dhe materiale të tjera nga prodhuesit e armëve.

“Ne po krijojmë këtë fond të posaçëm, që fillimisht ka 100 milionë euro, në mënyrë që të blihen armët që ne veçse kemi dërguar atje dhe ne do të vazhdojmë të veprojmë kështu, të blejnë armë dhe mjete të tjera ushtarake”, tha presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ai shtoi se po zhvillohen diskutime, veçanërisht me Danimarkën, që Ukrainës t’i dërgohen topat shumë precizë CAESAR. Deri më tani, Ukraina ka pranuar 18 topa të tillë. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha më herët gjatë 7 tetorit, se ai dëshiron që blloku të japë më shumë para dhe mbështetje ushtarake për Ukrainën, përshirë edhe trajnime. Borrell shtoi se propozime konkrete për këto çështje mund të miratohen më vonë gjatë tetorit.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u zotua se shteti i tij do të japë një kontribut të rëndësishëm në misionin trajnues evropian. Presidenti ukrainas, Voldymyr Zelensky, iu adresua samitit të liderëve përmes video-lidhjes. Ai bëri thirrje që Evropa të ofrojë më shumë sisteme ajrore në mënyrë që të mbrohet infrastruktura energjetike ukrainase nga sulmet ruse.

“Rusia e solli luftën në tokën tonë.... dhe vetëm falë faktit që populli ukrainas e ndaloi këtë pushtim të Rusisë, Rusia nuk mund ta sjellë këtë luftë të njëjtë në pjesë të tjera të Evropës, veçanërisht në shtetet e Baltikut, Poloni dhe Moldavi”, tha Zelensky.

Ai bëri thirrje për presion ndërkombëtar në mënyrë që trupat ruse të tërhiqen nga centrali bërthamor i Zaporizhjës, teksa kërkoi edhe ndihmë për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e Ukrainës.

Marrë nga REL

mateusz morawiecki emmanuel macron olaf scholz voldymyr zelensky mario draghi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj