LIVE UPDATES
Bota

"Tani lufta ka mbërritur edhe te ne!" Rusët flasin pas sulmeve me dronë nga Ukraina: Ishte një ferr i zjarrtë

Tani, pas një sulmi të guximshëm nga Ukraina, i cili përfshiu dërgimin e dhjetëra dronëve tinëz në territorin rus, dhe përdorimin e tyre më 1 qershor për të shkatërruar dhjetëra aeroplanë bombardues me rreze të gjatë veprimi, disa thonë se lufta ka ardhur në pragun e shtëpisë së tyre.

2 Qershor 2025, 19:32 Nga M.B
"Tani lufta ka mbërritur edhe te ne!" Rusët flasin pas
Foto ilustruese

RUSIA- Për më shumë se tre vjet, shumica e qytetarëve në Rusi e kanë parë luftën - e nisur nga pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës nga Kremlini - si një realitet të largët. Tani, pas një sulmi të guximshëm nga Ukraina, i cili përfshiu dërgimin e dhjetëra dronëve tinëz në territorin rus, dhe përdorimin e tyre më 1 qershor për të shkatërruar dhjetëra aeroplanë bombardues me rreze të gjatë veprimi, disa thonë se lufta ka ardhur në pragun e shtëpisë së tyre. Në rajonet Irkutsk, Murmansk, Riazan dhe Ivanovo, dronët goditën bazat ajrore, duke tronditur autoritetet dhe qytetarët rusë.

"Ishte një ferr i zjarrtë”, thanë banorët e rajonit Irkutsk për Radion Evropa e Lirë (REL). Në Siberi, rreth 4.000 kilometra larg vijës së frontit, banorët u dukën të tronditur.

"Tani lufta ka mbërritur edhe te ne”, thanë disa për Siberia Realities të REL-it. Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) deklaroi se dhjetëra aeroplanë bombardues me rreze të gjatë veprimi u sulmuan në të gjithë Rusinë, me dronë që ishin futur tinëz përmes kamionëve, dhe ishin lëshuar nga pika të afërta.

Presidenti Volodymyr Zelensky e quajti këtë operacion si një “rezultat absolutisht i shkëlqyer”, i cili ishte përgatitur për më shumë se një vit e gjysmë. Sipas dëshmitarëve okularë, dronët janë lëshuar nga një kamion që ishte ndalur në autostradën R-255 "Siberia". Kjo informatë u konfirmua edhe nga guvernatori rajonal, Igor Kobzev, i cili tha se ky ishte sulmi i parë me dron në Siberi. Në bazën ushtarake Belaja, në fshatin Sredni të rajonit Irkutsk, një sulm me dronë shkatërroi të paktën një aeroplan transporti, sipas një dëshmitari, i cili tha se sulmi zgjati të paktën një orë e gjysmë.

"E pashë të gjithë tmerrin përmes dylbive – ishte një pamje vërtet e frikshme”, i tha REL-it një burrë që u prezantua si Roman.

"Së pari dëgjuam një shpërthim dhe pamë një shtëllungë të madhe tymi. Në fillim mendova se ishte rrëzuar një tjetër aeroplan – para dy muajsh një bombardues ishte rrëzuar nga ky aerodrom.

"Pastaj, pashë qartë katër shpërthime të fuqishme. Sepse, pas secilit shpërthim, filloi të dilte tym gri... Dhe, kur goditën aeroplanin transportues, i gjithë aerodromi u duk sikur ishte në flakë”, shtoi ai.

Një dëshmitar tjetër nga qyteti Buret, afër aerodromit, tha: "Shtëpia jonë u trondit disa herë nga vala e shpërthimeve". Sulmi i 1 qershorit shihet si një tjetër poshtërim i madh për ushtrinë dhe shërbimet inteligjente të Rusisë, teksa Ukraina duket se po zhvillon një fushatë të fshehtë dhe të nivelit të ulët brenda territorit rus prej muajsh. Kievi zakonisht nuk merr përgjegjësi për këto sulme – që përfshijnë përdorimin e dronëve dhe ndoshta të forcave speciale për të goditur depo karburanti, tubacione dhe objekte të tjera pranë kufirit me Ukrainën.

Raportet për sulmet e 1 qershorit me dronë u shfaqën vetëm pak orë pas dy incidenteve që dëmtuan infrastrukturën hekurudhore në Rusinë perëndimore, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 8 personave. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse këto dy incidente, që ndodhën më 31 maj në Briansk dhe në orët e para të 1 qershorit në Kursk, kishin lidhje me njëra-tjetrën. Komiteti Hetues Kombëtar fajësoi “ndërhyrjen e paligjshme”, pa dhënë më shumë detaje. Në Irkutsk, guvernatori Kobzev bëri thirrje për qetësi në mesin e banorëve të rajonit, por disa thanë se ishin lodhur nga lufta.

"Lufta është në vitin e katërt, çfarë do të ndodhë në të pestin? Nëse nuk dini të luftoni, bëni paqe, mos u turpëroni më tej”, tha një grua që u prezantua si Marina.

Edhe të tjerë filluan të vënë në dyshim aftësinë e autoriteteve për t’i mbrojtur, sidomos kur një kamion mund të depërtonte kaq thellë në territor dhe të përdorej në një operacion të tillë – çka nënkupton se nuk do të jetë sulmi i fundit.

“Si? Si është e mundur? Si i lanë të kalojnë këta kamionë? Ka shumë pyetje”, tha një grua, që u prezantua si Svetlana.

Në rajonin Murmansk, guvernatori Andrei Chibis konfirmoi një tjetër sulm me dronë, të cilët u lëshuan nga një kamion i parkuar pranë qytetit Olenegorsk. Dëshmitarët nga zona thanë për Siberia Realities se panë të paktën 10 shpërthime në bazën ajrore.

“Lufta ka filluar në Olenegorsk. Tymi nga shpërthimet po ngrihet pas pyllit”, tha një dëshmitar, duke shtuar se shoferi i kamionit, që mund të kishte transportuar dronët, ishte arrestuar nga policia./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj