LIVE UPDATES
Bota

Të akuzuar për prishje të rendit publik, Irani arreston 3 persona të lidhur me MEK-un

Të dyshuarit, që pretendohet se janë të lidhur me grupin e ndaluar Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), u arrestuan nga Garda Revolucionare në Pakdasht, në juglindje të Teheranit, raportoi agjencia iraniane e lajmeve, ISNA.

5 Gusht 2025, 12:57 Nga M.B
Të akuzuar për prishje të rendit publik, Irani arreston 3 persona
Foto ilustruese

IRAN- Irani ka arrestuar tre persona që dyshohet se janë pjesë e një celule sabotuese, të lidhur me opozitën në mërgim. Ata u arrestuan për prishje të rendit publik, raportuan mediat iraniane më 5 gusht. Të dyshuarit, që pretendohet se janë të lidhur me grupin e ndaluar Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), u arrestuan nga Garda Revolucionare në Pakdasht, në juglindje të Teheranit, raportoi agjencia iraniane e lajmeve, ISNA.

“Tre anëtarë të celulave sabotuese të lidhura me MEK-un, të cilët synonin të prishnin rendin dhe sigurinë publike, u identifikuan dhe u arrestuan”, tha për ISNA, prokurori Mohammad Hassanpour.

Ai e akuzoi MEK-in se po përdorë rrjete të fshehta të propagandës për të rekrutuar individë në mënyrë që të formohen “celula sabotuese”, të cilat, sipas tij, synojnë prishjen e rendit publik.

Prokurori shtoi se forcat iraniane të sigurisë e kanë shkatërruar celulën dhe kanë arrestuar të gjithë anëtarët e saj. Ata, tha Hassanpour, do t’i nënshtrohen një “metode speciale të marrjes në pyetje” dhe hetimi për këtë rast do të vazhdojë. Arrestimi i tyre vjen pas ekzekutimit në fund të muajit të kaluar të dy personave të dyshuar si anëtarë të kamotshëm të këtij grupi.

Ata, sipas autoriteteve iraniane, u gjetën fajtor për prodhimin e mortajave artizanale për të sulmuar civilët, shtëpitë dhe institucionet publike. Në javët e fundit, udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, e ka akuzuar këtë grup se po përpiqet të nxisë “trazira” me synim rrëzimin e sistemit gjatë sulmit të Izraelit më 13 qershor, i cili shkaktoi një luftë 12-ditore me Iranin.

I themeluar në vitet 1960 për të kundërshtuar shahun e mbështetur nga Perëndimi, MEK u shpall i jashtëligjshëm pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, për shkak se luftoi përkrah trupave të Saddam Husseinit në luftën Iran-Irak. Më 1986, MEK-u u shpërngul në Irak. Grupi u çarmatos nga një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara pas pushtimit të Irakut në vitin 2003.

Tani, ky grup tani avokon për ndryshimin e sistemit në Iran nga jashtë vendit. Ndërkaq, që nga viti 2013, mijëra pjesëtarë të MEK-ut janë strehuar, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara./ REL

iran

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj