28 Qershor 2023, 20:25
Nga I.A
Proteste
SERBI- Partitë e djathta opozitare në Serbi u mblodhën mbrëmjen e 28 qershorit në Beograd, në shenjë mbështetjeje për serbët nga Kosova. Tubimin e organizoi “Lëvizja për Mbrojtjen e Kosovës dhe Metohisë”, me mbështetjen e partive të djathta, përfshirë edhe partitë opozitare parlamentare: Dveri dhe Zavetnici.
Në tubimin që vazhdon, dëgjohen këngë nacionaliste për Kosovën dhe është shpalosur pankarta: “Stop terrorit ndaj serbëve në Kosovë e Metohi”.
Të tubuarit valëvisin flamuj të Serbisë dhe slogane “s’ka dorëzim”, në të cilat figuron edhe harta e Kosovës. Ata kërkojnë mbështetjen e Rusisë për politikën e Serbisë ndaj Kosovës. Në mesin e kërkesave të tyre dëgjohet lirimi i serbëve të arrestuar në veri të Kosovës, të cilët Policia e Kosovës i ka identifikuar si organizatorë të incidenteve në atë zonë, gjatë muajit të kaluar.
Gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve, kritika ndaj Vuçiqit
Folësit në protestë u drejtuan me fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Ata kritikuan edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Qeveria në Serbi u quajt “tradhtare”, ndërsa Marrëveshja e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u kritikua ashpër. Me këtë marrëveshje, thanë protestuesit, “Qeveria e Serbisë ka dorëzuar krahinën jugore“.
Marrë nga REL
tensione në veri të kosovës
Bota
28 Qershor 2023, 20:11
I.A
Jens Stotlenberg
BRUKSEL- Një takim trepalësh për anëtarësimin e Suedisë në NATO do të zhvillohet të enj...
Bota
28 Qershor 2023, 19:57
f.i
Danilo Vuçiç
KOSOVË- Djali i presidentit të Serbisë Aleksadar Vuçiç, Danilo Vuçiç, ditën e so...
Bota
28 Qershor 2023, 19:56
I.A
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Largimi i udhëheqësit të grupit Wanger, Yevgeny Prigozhin në Bjellorusi ka lënë paqartësi mbi k...
Bota
28 Qershor 2023, 19:27
f.i
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar ditën e sotme policinë në Mitrovicën e Veriut.
...
Bota
28 Qershor 2023, 19:02
f.i
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden tashmë i njohur për gafat e tij, këtë herë është ngatë...
Bota
28 Qershor 2023, 18:58
I.A
Hakan Fidan
TURQI- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka reaguar ashpër me postimin e tij në Twitter, ndaj djegies së Kuranit nga pr...
Bota
28 Qershor 2023, 18:48
f.i
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u shpreh sot se donte të merrte një sinjal se vendi i tij mund t&e...
Bota
28 Qershor 2023, 18:33
I.A
Djegia e Kuranit
SUEDI- Një burrë grisi dhe dogji një Kuran jashtë xhamisë qendrore të Stokholmit të mërkurën,...
Bota
28 Qershor 2023, 18:24
f.i
Albin Kurti
KOSOVË- Pas tensioneve në veri të vendit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar ditën e sotme Mitrovicën...
Bota
28 Qershor 2023, 18:13
k.m.
Foto ilustruese
Situata nuk është qetësuar krejtësisht pas rebelimit të Yevgeny Prigozhinit dhe grupit të tij të mercena...