Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit dhe ekzekutorit të krimit, Granit Plava, emri i të cilit u publikua pak më herët nga mediat.
KOSOVË- Prokuroria ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin e Naim Murselit që dyshohet se pagoi për vrasjen e gruas së tij, Liridona Murseli.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit dhe ekzekutorit të krimit, Granit Plava, emri i të cilit u publikua pak më herët nga mediat. Sipas njoftimit të Porkurorisë, është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.
“Prishtinë, 1 dhjetor 2023 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, në vazhdën e veprimeve hetimore të ndërmarra në mënyrë intensive, lidhur me rastin e dt. 29.11.2023, i cili është vlerësuar fillimisht si “grabitje me pasoja të vrasjes”, ku ka mbetur e vdekur një grua, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve të përfshirë në këtë rast. Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet në njoftim.
Më tutje, thuhet se të dyshuarit janë duke u intervistuar në polici, teksa pritet që ndaj tyre të merren masa përkatëse nga prokuroria.
“Aktualisht, të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa ndaj të njëjtëve prokuroria do t’i ndërmerr veprimet e mëtjme ligjore. Prokuroria në koordinim me policinë po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet tutje në njoftim.
Kujtojmë se Granit Plava, autori i vrasjes së Liridonës, i cili është bashkëfshatar i Naim Murselit ka pranuar veprën dhe ka deklaruar se Murseli i ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes.
Si ndodhi ngjarja?
Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën. Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip BMW me targa të huaja.
Gaza IZRAEL- Një ndër komunitetet e Izraelit, Nir Oz njoftoi sot se një nga anëtarët themelues të saj, Arieh Zalmanovich, 85 ...
Foto nga draft statuti KOSOVË- Partitë opozitare në Kosovë thanë se e kanë marrë projekt statutin e Asociacionit të...
foto ilustruese DOHA- Katari, i cili ka luajtur një rol kyç në negociatat midis Izraelit dhe Hamasit, shprehu keqardhjen e tij të the...
Foto Ilustruese MILANO- Policia Financiare e Milanos po kryen, në emër të Prokurorisë, kërkime në një qendër ku q&e...
edon bujupi, ali kosova KOSOVË- Edon Bujupi i cili u shpall në kërkim pasi vrau me thikë të vjehrrit të tij, 53-vjeç, ...
Naim Murseli KOSOVË- Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit dhe bashkëshorti i Liridona Murselit, është porositësi ...
Behgjet Pacolli KOSOVË- Ish-Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli ka deklaruar se kushdo që qëndron prapa vrasjes së Liridona Murse...
George Santos SHBA- Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve votuan për të përjashtuar kolegun e tyre George Sant...
albulena haxhiu, naim murseli KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me dy arrestimet pë...
Granit Plava KOSOVË- Granit Plava është autori që ekzekutoi me armë Liridona Murselin dy netë më parë në ...