LIVE UPDATES
Bota

“Të formohet asosacioni” dhe “marrëveshja urgjente”, del një ‘non-paper’ nga takimi ‘sekret’ në Zvicër

Nga aty doli edhe sugjerimi për nevojën që brenda tre muajsh të gjendet një zgjidhje për zgjedhjet në veri. Atmosfera që mbizotëroi në këtë takim përshkruhet si racionale dhe konstruktive. Palët në fund e kanë miratuar një ‘non-paper’ ku ndër tjerash thuhet se marrëveshja gjithpërfshirëse po bëhet urgjente. Dokumenti duhej të dorëzohej në Prishtinë dhe në Beograd.

20 Dhjetor 2022, 19:22 Nga d.a.
“Të formohet asosacioni” dhe “marrëveshja
Foto ilustruese

KOSOVË- Qeveria e Kosovës duhet ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe duhet të nis të merret me hartimin e statutit. Ky është njëri nga rekomandimet që doli nga një takim që përfaqësues nga Kosova dhe nga Serbia e zhvilluan nga 10-12 nëntori në Zvicër. Nga aty doli edhe sugjerimi për nevojën që brenda tre muajsh të gjendet një zgjidhje për zgjedhjet në veri. Atmosfera që mbizotëroi në këtë takim përshkruhet si racionale dhe konstruktive. Palët në fund e kanë miratuar një ‘non-paper’ ku ndër tjerash thuhet se marrëveshja gjithpërfshirëse po bëhet urgjente. Dokumenti duhej të dorëzohej në Prishtinë dhe në Beograd.

Ndërsa tensionet janë rritur si kurrë më parë, përfaqësues të Kosovës dhe të Serbisë u takuan në nëntor dhe u pajtuan për disa çështje shumë të rëndësishme. Diku në Solothurn, qytetin e vjetër në veri-perëndim të Zvicrës ishte vendtakimi. Atje përkrah njëri-tjetrit ishin përfaqësues kosovarë nga pozita dhe opozita.

Mimoza Kusari-Lila nga Lëvizja Vetëvendosje, Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës. Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që e përbënin ekipin kosovar në këtë takim, nuk folën për të deri kur për këtë raportoi një medium zviceran. Në këtë takim Serbia u përfaqësua nga Nemjana Staroviq, Sanda Raskoviq Iviq, Branko Ruzhiq, Gjorgje Paviçeviq.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës ka konfirmuar të hënën për Gazetën Express se zyrtarë të partive të Kosovës dhe të Serbisë janë takuar në Zvicër një javë pasi serbët e veriut dhanë dorëheqje nga institucionet kosovare. Mediumi zviceran “NZZ am Sonntag” paraprakisht raportoi për këtë në fundjavë, ndërsa “Kosovo Online”, një medium serb, i përmendi emrat e pjesëmarrësve.

Takime të tilla organizohen nga viti 2015 nga institucioni amerikan joqeveritar, Këshilli për Qeverisje Gjithpërfshirëse, me mbështetje të kryediplomacisë zvicerane. Kjo organizatë merret me lehtësimin e dialogut konstruktiv si mjet për të nxitur bashkëpunimin ndërpartiak, marrëveshjen ndëretnike dhe bashkëpunimin ndërshtetëror, dhe kryen analiza të çështjeve të politikave bashkëkohore.

Këshilli për Qeverisje Gjithpërfshirëse e përshkruan si racionale, largpamëse e konstruktive atmosferën në këtë takim. Përfaqësuesit kosovarë dhe ata serbë u pajtuan për një “non-paper” me shtatë pika, të cilin Zvicra do ta dorëzojë në Prishtinë dhe Beograd.

Pjesëmarrësit në këtë takim ishin ndarë në grupe dy nga dy për të diskutuar për sugjerimet dhe hapat e ardhshëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ata gjetën konsensus për t’i bërë së bashku disa rekomandime për dialogun.

‘Non-paper’-i u publikua në faqen e Këshillit për Qeverisje Gjithpërfshirëse. “Lajmi i mirë është se palët kanë rënë dakord të angazhohen. Disa pjesëmarrës, të cilët e kishin parë propozimin (franko-gjerman) thanë se korniza përfaqëson një bazë të mirë për negociatat, por se duhet të bëhet shumë punë për një marrëveshje, edhe nëse ose kur palët e pranojnë kornizën”, u tha në një njoftim pas takimit.

Pika e parë e ‘non-paper’-it thotë se “lufta në Ukrainë ka krijuar një momentum strategjik për një proces të përshpejtuar të integrimit të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike”.

Pika e dytë thotë se është në interes të përbashkët kombëtar të Kosovës dhe Serbisë që të zhvillojnë marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme.

Pika e tretë trajton ngjarjet e fundit në veri të Kosovës. Përfaqësuesit nga Kosova dhe ata nga Serbia thanë se janë të shqetësuar për situatën e sigurisë atje. Thuhet se “nevojitet të ndërmerren veprime specifike pa vonesë për ta adresuar situatën aktuale”.

Pika e katërt e ‘non-paper’-it përmend thirrjen e pjesëmarrësve të këtij takimi për t’i shumëfishuar përpjekjet “për t’i adresuar çështjet afatgjata”. Ata do ta mirëprisnin një iniciativë të fortë të palës së tretë për ta mbështetur Kosovën dhe Serbinë në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Kjo marrëveshje, u tha se “po bëhet urgjente”.

Pika e pestë thekson thirrjen e pjesëmarrësve për Bashkimin Europian, Gjermaninë, Francën dhe SHBA-në që ta krijojnë një kornizë të re të fuqishme për t’i udhëhequr Kosovën dhe Serbinë përmes një procesi negocimi “që përfundimisht do të rezultojë me një marrëveshje të tillë”.

Pika e gjashtë flet për angazhimin ndërkombëtar dhe të Kosovës e Serbisë që ta krijojnë “një udhërrëfyes për negociatat duke përfshirë edhe afatet kohore”.

Pika e fundit thekson se pjesëmarrësit mirëpresin “palë të treta të tjera me përvojë dhe të përkushtuar për ta mbështetur këtë proces sipas nevojës”, dhe kërkesën që ky dokument t’u dorëzohet palëve.

Përveç ‘non-paper’-it, përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Serbisë i dhanë disa rekomandime, “disa të bazuara në konsensus dhe disa në marrëveshje të gjerë”.

“Një marrëveshje gjithëpërfshirëse duhet të jetë një paketë në të cilën ka diçka të mirë dhe diçka e keqe për secilën palë. Qasja pjesë-pjesë nuk do të funksionojë. Një marrëveshje e tillë do të kërkojë jo vetëm angazhime të Serbisë dhe Kosovës, por edhe të BE-së”, thotë njëri nga rekomandimet.

Në një tjetër rekomandim, thuhet se “shumica thanë se Kosova duhet ta hartojë një statut dhe ta formojë Asociacionin/Bashkësinë”. Kjo çështje, u tha se mbetet “e mprehtë” dhe se disa këmbngulën që kjo “duhet të jetë pjesë e marrëveshjes gjithpërfshirëse”.

“Të gjitha marrëveshjet e vjetra duhet të respektohen dhe të zbatohen”, thotë një rekomandim tjetër.

Për shkak të situatës në veri të Kosovës, pjesëmarrësit kanë sugjeruar disa hapa të menjëhershëm.

“Qeveria e Kosovës duhet të fillojë me hartimin e statutit të Asociacionit/Bashkësisë. Disa thanë se statuti duhet të hartohet brenda katër muajve”, thotë një nga sugjerimet e dalura nga ky takim.

“Duhet diskutuar një model për zgjedhjet në veri në të cilat marrin pjesë serbët dhe të rënë dakord, mundësisht brenda tre muajve”, është një sugjerim tjetër.

Çfarë thanë përfaqësuesit e Kosovës në këtë takim

Kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila reagoi në Facebook për këtë takim, duke thënë se “takimet nuk janë sekrete dhe nuk janë negociata”. Lidhur me përmbajtjen e takimeve, ajo tha se “nuk ka asgjë senzacionale”.

““Shumë zhurmë për asgjë” më tingëlloi titulli senzacional për “takimet sekrete” të mbajtura në Zvicër midis përfaqësuesve politik nga Kosova dhe Serbia”, shkroi ajo, duke thënë se organizata amerikane, Council for Inclusive Governance, në mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, “organizon takimet e radhës së dytë, mes përfaqësuesve politik nga Kosova dhe Serbia”.

Të njëjtën gjëra i pohoi edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili tha se në këto raste, palët zakonisht takohen “për të diskutuar çështjet e hapura në mes të Serbisë dhe Kosovës, në linjat e dialogut të Brukselit, por që është më shumë takim rekomandues”.

Ai tregoi se nga takimi i fundit doli një ‘non-paper’, por përmendi vetëm se aty rekomandohet mënyra se si të tejkalohet bojkotimi i institucioneve nga serbët dhe për rolin e Serbisë në këtë.

“Ky Departament punon në rregullat e “Chatham House” ( pjesëmarrësit kanë të drejtë t’i përdorin informatat e takimit por jo edhe të zbulojnë kush çfarë ka thënë), dhe palët takohen sipas një orari për të diskutuar çështjet e hapura në mes të Serbisë dhe Kosovës, në linjat e dialogut të Brukselit, por që është më shumë takim rekomandues, sikur takimi i fundit i mbajtur në Zvicërr që ka dalë me një nonpaper dhe ka rekomanduar mënyrën si të dilet nga kjo gjendje e bojkotit të institucioneve tona nga ana e serbëve të Kosovës dhe rolin e Serbisë në këtë bojkot”, shkroi Haziri.

Ai tha se LDK do të marrë pjesë në çdo tavolinë ku diskutohen çështje të tilla, por shtoi se “negocimi i vetëm mbahet në Bruksel nga ana e kryeministrit, respektivisht Qeverisë së Kosovës”.

Pak a shumë të njëjtat gjëra i tha edhe Ardian Gjini. Nënkryetari i AAK-së tha se “asnjëherë nuk kanë qenë sekrete” këto takime. Tha se raportimi për to ishte “spektakularitet i kotë”.

“Janë takime të cilat mbahen për shumë vite. Edhe pjesëmarrësit kanë qenë të ndryshëm, nga të gjitha partitë parlamentare të Kosovës dhe Serbisë. Asnjëherë nuk kanë qenë sekrete. Në fakt nuk janë takime negociuese. Është spektakularitet i kotë”, tha Gjini të hënën./Express/

dialogu kosove-serbi mimoza kusari-lila

Sondazh

Poll
Bota 20 Dhjetor 2022, 19:00 d.a.

Kush duhet t'i heqë barrikadat?

Barrikadat ne veri KOSOVË- Barrikadat në rrugët në veri të Kosovës vazhdojnë për të dytën javë me ra...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje