LIVE UPDATES
Bota

Të huajt që flasin shqip! Si po e mësojnë të ardhurit nga Afrika e Jugut deri në Australi

Në Durrës, Oriola përpiqet t’u mësojë sekretet për ta mësuar shpejt e mirë gjuhën tonë, po pa lënë pas dore gramatikën dhe shqiptimin që mbeten sfidë për “nxënësit” e saj.

9 Prill 2023, 21:45 Nga k.m.
Të huajt që flasin shqip! Si po e mësojnë të ardhurit
Foto ilustruese

E njohur si një nga gjuhët më të vjetra dhe më të rralla në botë, gjuha shqipe tërheq gjithnjë e më shumë të huajt që vijnë në Shqipëri. Në Durrës, Oriola përpiqet t’u mësojë sekretet për ta mësuar shpejt e mirë gjuhën tonë, po pa lënë pas dore gramatikën dhe shqiptimin që mbeten sfidë për “nxënësit” e saj.

“Ngaqë këta janë studentë nga kultura të ndryshme, patjetër përballja është shumë e vështirë, duke qenë se ka dhe nga Koreja e Jugut që ka një gjuhë krejt të ndryshme nga gjuhët indoevropiane ku përfshihemi ne. Po ajo që i bën ata të ecin përpara me gjuhën shqipe është dhe një dhunti që ata mund të kenë. Falë saj mund ta kapin gjuhën më shpejt,”- tha Oriola Tufa.

“Në fillim ishte shumë e vështirë se gramatika ishte e ndryshme nga spanjishtja, po tani kam 3 vjet dhe jam më e mirë në shqip.” 

“Është e vështirë por është shumë qejf dhe njerëzit në Shqipëri janë shumë të mirë.”

“Dua të kuptoj njerëzit këtu, ndaj kam nisur të mësoj shqip. Jam nga Finlanda dhe prej dy muajsh ndodhem këtu. Gjuha ime finlandishtja është e vështirë, ndaj mund ta kuptoj më lehtë gramatikën tuaj.”

Edhe pse e vështirë, gramatika e shqipes nuk i step të huajtë që vijnë nga vende të ndryshme dhe përballen me kulturën shqiptare përmes gjuhës së saj. Me pak ore studimi dhe shumë biseda shoqërore me vendasit, ata po e mësojnë gjithnjë e më mirë gjuhën tonë. Shajen (Cheyenne) është nga Karolina e Jugut dhe ka vetëm 2 muaj që ka ardhur në Shqipëri si misionare.

“Është e vështirë, por është shumë qejf me njërëz në Shqipëri që janë shumë të mirë dhe duan të flasin me mua. Njerëzit janë shumë të dashur.”

Përmes gjuhës ata mësojnë më shumë dhe për kulturën, historinë dhe zakonet e shqiptarëve. Mateo nga Afrika e Jugut mbërriti në Shqipëri 16 vite më parë bashkë me familjen.

“Ne kishim dëgjuar më parë ca gjëra për Shqipërinë, për Skënderbeun dhe komunizmin dhe nisëm të studionim pak gjuhën. Kishim një CD po ca gjëra aty nuk ishin të drejta. Kam shumë qejf për të folur me njerëzit dhe çdo ditë jam në lokal me burrat e lagjes duke biseduar. 

– Edhe ndonjë gotë raki?

– Jo, nuk pi raki, po kafe dhe çaj. Ata kanë qejf të pinë raki.”

Laki, një 26 vjeçar australian, që është martuar me dashuri thotë se ende nuk e kupton mirë konceptin e mblesërisë shqiptare.

“Për mua nuk shkon mirë dhe nuk e kuptoj bazën e kësaj në praktikë, po kjo vjen nga kultura ime. Më mirë me dashuri se është i vullnetshëm dhe të dy anët përkushtohen dhe ka një themel më të mirë për një marrëdhënie.”

Mësimi i gjuhës shqipe mbetet një sfidë e bukur në emër të bashkëjetesës me banorët dhe kulturën e vendit ku këta të huaj kanë zgjedhur të jetojnë përkohësisht, a përgjithmonë./TopChannel

gjuha shqipe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj