Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Amirabdollahian u ka thënë gazetarëve në Bejrut se grupi i Libanit Hezbollah, i ka shqyrtuar të gjithë skenarët e luftës, andaj Izraeli duhet t’i ndalë sulmet në Gaza sa më shpejt që është e mundur.
IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, i ka bërë thirrje Izraelit që t’i ndalë sulmet në Gaza, duke paralajmëruar se lufta mund të zgjerohet edhe në pjesë tjera të Lindjes së Mesme, nëse Hezbollahu përfshihet në betejë.
Sipas tij, diçka e tillë do të përbënte “tërmet të madh” për Izraelin. Amirabdollahian u ka thënë gazetarëve në Bejrut se grupi i Libanit Hezbollah, i ka shqyrtuar të gjithë skenarët e luftës, andaj Izraeli duhet t’i ndalë sulmet në Gaza sa më shpejt që është e mundur.
Izraeli e konsideron Hezbollahun si kërcënimin më serioz, duke marrë parasysh se grupi i ka rreth 150.000 raketa, përfshirë ato me precizitet të madh, të cilat mund ta godasin çdo pjesë të Izraelit. Ky grup, i cili ka mijëra luftëtarë, që kanë marrë pjesë në konfliktin 12-vjeçar të Sirisë, ka edhe lloje të ndryshme të dronëve ushtarakë.
Luftëtarët e Hezbollahut ka qenë të angazhuar përreth kufijve të Libanit me Izraelin, pas sulmeve të javës së kaluar nga grupi militant palestinez Hamas kundër Izraelit, duke i lënë qindra të vdekur. Të shtunën, ushtria izraelite ka thënë se një dron izraelit e ka goditur një “qelizë” afër kufirit me Libanin, që ka tentuar të infiltrohet në Izrael.
Amirabdollahian ka thënë se është takuar me liderin e Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, i cili e ka njoftuar për kushtet e grupit në Liban.
“I di skenarët që i ka Hezbollahu. Çdo hap rezistence që do të marrë Hezbollahu do të shkaktojë tërmet të madh për entitetin zionist”.
Me një sy drejt Hezbollahut, presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar lojtarët tjerë në Lindje të Mesme që të mos i bashkohen konfliktit, dhe ka dërguar anije luftarake amerikane në rajon, si mbështetje e plotë për Izraelin./REL
Votuesit në Australi e kanë kundërshtuar të shtunën një propozim për ta ndryshuar kushtetutën e shtetit për t&rsq...
Mbledhja Samiti i Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Tiranë në 16 tetor, është i dhjeti në serin&eum...
issam abdallah IZRAEL- Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë të shtunën se po shqyrtonin "incidentin" ku humbi jetën një...
ayman safadi JORDANI- Jordania ka thënë të shtunën se çdo veprim i Izraelit që rezulton me zhvendosje të palestinez&eu...
Burri POLONI- Një burrë është ngjitur në një monument në sheshin Pilsudski të Varshavës qendrore dhe kërc...
marshimi ne londer BRITANI- Mijëra njerëz janë mbledhur në Londër për një marshim pro Palestinës me thir...
foto ilustruese EGJIPT- Egjipti, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje për t’i lejuar të huajt që...
aleksander vucic SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka folur sot për vizitën e “pesëshes së madhe&...
foto ilustruese GAZA- Më shumë se dy milionë njerëz janë në rrezik pasi uji po mbaron në Gaza, ka paralajmëruar nj&...
foto ilustruese GAZË-Të paktën 2215 njerëz janë vrarë dhe 8714 janë plagosur në Gaza, sipas ministrisë palesti...