LIVE UPDATES
Bota

"Të përmbahen nga deklaratat që përshkallëzojnë tensione", Serbia e shqetësuar nga mbështetja e Malit të Zi për integrimin e Kosovës në BE

Një ditë më parë, ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviç, deklaroi gjatë një interviste në RTV Mali i Zi se do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

12 Qershor 2025, 20:15 Nga r.ll
"Të përmbahen nga deklaratat që
ministri i jashtem serb

SERBI- Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë tha se është e shqetësuar për shkak të deklaratave që vijnë nga Mali i Zi lidhur me mbështetjen për pavarësinë e Kosovës dhe lobimin aktiv për anëtarësimin e Prishtinës në organizata ndërkombëtare.

Një ditë më parë, ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviç, deklaroi gjatë një interviste në RTV Mali i Zi se do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Mali i Zi do të japë mbështetje të qartë kur të ngrihet çështja nëse Kosova duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian apo e Këshillit të Evropës”, deklaroi Ibrahimoviç.

Edhe pse disa nga partitë që janë pjesë e koalicionit qeverisës në Mal të Zi nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Ibrahimoviç u shpreh që beson se ky qëndrim nuk do ta rrezikojë koalicionin, duke pasur parasysh se Mali i Zi ka prioritete të qarta në politikën e jashtme. Një nga këto prioritete janë edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, tha Ibrahimoviç.

“Mali i Zi njihet nga partnerët ndërkombëtarë si një vend që kultivon marrëdhënie të mira fqinjësore. Prandaj, do ta mbështesim shtetin tonë mik, Kosovën, sepse është prioritet i politikës së jashtme që ajo të jetë anëtarja e radhës e Bashkimit Evropian dhe kjo nuk bie ndesh me qëndrimet tona”, u shpreh ai.

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë i vlerësoi deklaratat nga Mali i Zi si “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, por edhe me marrëdhëniet e mira fqinjësore”.

Përmes një deklarate, MPJ-ja serbe u bëri thirrje fqinjëve, përfshirë Malin e Zi, që të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet që mund të “përshkallëzojnë tensionet” dhe të punojnë për forcimin e besimit të ndërsjellë.

“Ne besojmë se është thelbësore të punohet për ruajtjen e marrëdhënieve pozitive, në vend që të mbështeten aktivitetet antiserbe, përçarjet e mëtejshme dhe konfliktet”, u tha në deklaratë.

Mali i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, kur në pushtet ishte Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Millo Gjukanoviçit, e cila i humbi zgjedhjet në gusht të vitit 2020 ndaj Frontit Demokratik (DF) proserb dhe prorus, Demokratëve dhe Lëvizjes URA.

Njohja e pavarësisë së Kosovës shkaktoi protesta dhe përplasje në rrugë nga opozita e atëhershme, e përbërë nga parti proserbe të udhëhequra nga Fronti Demokratik, i cili tani është pjesë e shumicës qeverisëse në Mal të Zi. Partitë e Frontit Demokratik, të cilat ndërkohë janë shpërbërë, mbajnë dy poste të zëvendëskryeministrave dhe tre ministri në qeveri. Udhëheqësi i tyre, Andrija Mandiç, i afërt politikisht me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, është në krye të Parlamentit të Malit të Zi.

Qëllimet e tyre në politikën e jashtme përfshijnë heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, tërheqjen e Malit të Zi nga NATO-ja dhe anulimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ata pretendojnë se Kosova është territor i pushtuar serb dhe e quajnë atë një “kuazi-shtet”. Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022. Në Mal të Zi, partia në pushtet është Lëvizja Evropa Tani e kryeministrit Millojko Spajiq, së bashku me Demokratët, partitë e ish-Frontit Demokratik, Partinë Boshnjake dhe Forumin Shqiptar./REL

serbi kosove mal i zi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj