LIVE UPDATES
Bota

Të varurit nga droga në SHBA shpërblehen me çmime që të mos heqin dorë nga trajtimet

Është e gjitha pjesë e një programi 12-javor me bazë në Brixhport të shtetit Kënektikat. Për një numër në rritje amerikanësh, trajtimi i varësisë përfshin jo vetëm punë të palodhur, por edhe fitimin e shpërblimeve - që arrijnë ndonjëherë në 500 dollarë - për teste negative të drogës ose paraqitjen për këshillim ose takime në grup.

17 Shtator 2022, 23:17 Nga DOSJA
Të varurit nga droga në SHBA shpërblehen me çmime që
Foto Ilustruese

SHBA- Harold Lewis ka vite që lufton varësinë nga droga, por kohët e fundit filloi të provojë se shërimi mund të ishte argëtues. Kjo falë një programi që përdor një qasje të veçantë për pjesëmarrje në takimet e rikuperimit.  Harold Lewis, një ish-kuzhinier 59-vjeçar, fiton çmime të vogla karamele, karta dhuratash, syze dielli dhe kufje - për pjesëmarrjen dhe qëndrimin në trajtimet për varësinë nga opioidet.

Është e gjitha pjesë e një programi 12-javor me bazë në Brixhport të shtetit Kënektikat. Për një numër në rritje amerikanësh, trajtimi i varësisë përfshin jo vetëm punë të palodhur, por edhe fitimin e shpërblimeve - që arrijnë ndonjëherë në 500 dollarë - për teste negative të drogës ose paraqitjen për këshillim ose takime në grup.

"Programet nxitëse motivuese janë një nga trajtimet më efektive që kemi në dispozicion për personat me çrregullime të përdorimit të substancave. Megjithatë ato janë një nga më pak të disponueshmet dhe ofrohen rrallë nga ndihmësit e vijës së parë", thotë psikologia Sara Becker, nga Universiteti Northwestern

Metoda është e bazuar në shkencën e trurit. Programet e shpërblimeve - veçanërisht kur vlera e dollarit rritet me performancë të qëndrueshme - njihen gjerësisht si trajtimi më efektiv për njerëzit e varur nga stimuluesit. Më shumë se 150 studime mbi 30 vjeçare kanë treguar se shpërblimet funksionojnë më mirë sesa vetëm këshillimi për varësitë. Psikologët e kanë ditur prej vitesh se njerëzit që preferojnë shpërblime të vogla dhe të menjëhershme ndaj atyre më të mëdha dhe të vonuara janë të prekshëm ndaj varësisë. Ata mund të zotohen të lënë duhanin çdo mëngjes dhe të fillojnë ta përdorin përsëri pasdite. Neuroshkencëtarët kanë mësuar nga studimet sesi varësia pushton qendrën e trurit, duke bllokuar rrugët e dopaminës dhe duke ua grabitur njerëzve aftësinë për të shijuar kënaqësitë e thjeshta.

“Biologjikisht, përdorimi i substancave ndriçon të njëjtën pjesë të trurit që ndizet kur një person fiton llotarinë, bie në dashuri ose përjeton diçka vërtet pozitive dhe emocionuese”, thotë psikologia Sara Becker nga Universiteti Northwestern.

E njëjta qendër ndizet nëse dikush fiton një shpërblim. Mbështetja nuk ka qenë kurrë më e fortë. Administrata Biden e mbështeti këtë metodë në Strategjinë e saj Kombëtare të Kontrollit të Drogës. Këtë vjeshtë, Kalifornia do të nisë një program pilot duke shpërblyer me karta dhuratash prej 10 dollarësh për testet e urinës me stimulues negativ në 24 qarqe. Oregoni do të përdorë të ardhurat nga taksat nga industria e ligjshme e marihuanës në shtet për të paguar stimuj të ngjashëm. Montana nisi një program në mars duke përdorur një grant federal.

"Ne jemi duke përdorur një lloj programi të quajtur Fishbowl Contingency Management, ku ka një element të rastësisë që lidhet me të. Dhe kjo do të thotë se sa herë që një pacient arrin objektivat e tij të trajtimit, ata fitojnë çmime nga një kupë ku ka 500 copa letrash. Gjysma e tyre përmbajnë fjalë inkurajuese si: "Ke bërë punë të mirë! Vazhdo punën e shkëlqyer", shpjegon psikologia Becker për programin ku është i përfshirë Harold Lewis.

Gjysma tjetër në kupë janë një përzierje çmimesh të vogla, të mëdha dhe çmimit gjigand. Për Lewisin, një shorte javor çmimesh u bë tërheqës për të sjellë dhurata në shtëpi për nënën e tij.

“Pasi fitova 80 dollarë në karta dhuratash për dyqane të ndryshme, u bë më interesante për mua”, thotë Lewis.

"E gjithë ideja e nxitjes është që të futen njerëzit në klinikë në mënyrë që të mund të marrin pjesë në grupe këshillimi që me të vërtetë i motivon ata të duan të ndryshojnë," thotë Bobby Boback.

Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore po punon për të rishikuar udhëzimin e tij se sa para nga grante nga qeveria mund të shpenzohen për çmime, shpërblime dhe karta parash. Studiuesit thonë se kufiri aktual prej 75 dollarësh për pacient është arbitrar dhe joefektiv dhe duhet të rritet në 599 dollarë.

Marrë nga VOA

shtetet e bashkuara te amerikes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj