LIVE UPDATES
Bota

Tensionet Kosovë-Serbi, Escobar: Situata në veri ka potencial konflikti rajonal

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka ftuar presidentin Vuҫiq e kryeministrin Kurti për një takim në Bruksel gjatë kësaj jave. Dy vendkalime kufitare Kosovë-Serbi po mbahen të bllokuara nga protesuesit serbë.

21 Qershor 2023, 08:28 Nga I.A
Tensionet Kosovë-Serbi, Escobar: Situata në veri ka potencial
Gabriel Escobar

SHBA- I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, i përfshirë drejtpërdrejt në dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, tha të martën se situata në veri të Kosovës ka potencial të shndërrohet në konflikt rajonal. Në këtë kuadër ai iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të punojnë për shtensionimin e situatës në veri dhe t'i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kërkesa e SHBA dhe BE: Kthim në dialog!

Emisari amerikan Gabriel Escobar, gjatë një fjalimi në Këshillin Atlantik së bashku me të dërguarin evropian për dialogun Miroslav Lajçak, shprehën shqetësimin e tyre me zhvillimet në veri të Kosovës, ku situata vazhdon të jetë e tensionuar. "Jam shumë i shqetësuar, dhe kjo situatë ka potencialin të shndërrohet në një konflikt rajonal dhe konfrontim rajonal dhe kjo është arsyeja përse ne po i mbështesim kaq fort përpjekjet evropiane. Kjo duhet të jetë përpjekje evropiane, sepse të dy vendet janë në Evropë, aspirata më e lartë e tyre është integrimi në Bashkimin Evropian”, tha Escobar. Sipas tij, SHBA si mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, do të donin ta shihnim Kosovën pjesë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, kështu që theksoi se "ne duam një proces që ul shqetësimet e pesë vendeve mosnjohëse dhe ky duhet të jetë proces evropian, por kjo nuk do të thotë se ne qëndrojmë pasiv”, tha Escobar.

Edhe i ngarkuari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajҫak bëri thirrje që palët t'i kthehen dialogut. "Situata është shumë e vështirë, jam shumë i shqetësuar. Që nga 26 maji ka njerëz që po qëndrojnë në rrugë, ka policë të Kosovës, ka forca të KFOR-it ndërsa tashmë kemi parë një seri incidentesh, prandaj vlerësoj se përparësi është shtensionimi i situatës. Të largohen njerëzit nga rruga, palët t'i kthehen dialogut dhe padyshim pjesë e këtij procesi është organizimi i zgjedhjeve të reja në veri me pjesëmarrje të komunitetit serb. Nëse nuk arrijmë të bëjmë këtë atëherë mund të ketë viktima dhe nuk mund ta përballojmë këtë”, tha Lajcak.

I ngarkuari amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar, ndërkaq, kërkoi nga autoritetet e Serbisë, lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës që po mbahen të arrestuar në Serbi. Ky qëndrim u mbështet edhe nga Miroslav Lajçak.

Takim së shpejti në Bruksel?

Diplomacia e BE ka përforcuar sërish përpjekjet për shtensionimin e situatë. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka ftuar Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuҫiq dhe kryeministrin i Kosovës, Albin Kurti, për një takim në Bruksel gjatë kësaj jave. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se është i gatshëm të marrë pjesë në një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç gjatë kësaj jave në Bruksel, me ftesë të shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borell.  "Po, unë jam i gatshëm dhe i interesuar që të shkoj në takimin e radhës në Bruksel në mënyrë që të paraqes hollësisht të gjitha këto të dhëna, të cilat i morëm dhe ta kuptojnë që depërshkallzëzmi i situatës që po e kërkojnë të gjithë nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe pa kusht të tre policëve dhe dënimin e agresionit të Serbisë në Kosovë, ndërkaq normalizimi nënkupton zbatimin e menjëhershëm, pa kushte dhe të plotë të marrëveshjes bazike”, tha kryeministri Kurti, duke folur për gjendjen e policëve kosovarë që po mbahen të arrestuar në Serbi. Kurti tha se  shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, ka vizituar policët e Kosovës që po mbahen në një burg në qytetin e Kralevës, ndërsa theksoi se rrëfimet e tyre dëshmojnë se arrestimi është kryer brenda territorit të Kosovës.

Vuçiç: Çështja e policëve kosovarë u takon organeve të drejtësisë

Kurse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuҫiç nuk ka dhënë shenja se është i gatshëm të dëgjojë thirrjet e diplomatëve perëndimorë për të liruar tre policët, duke theksuar se “çështja u takon organeve të drejtësisë”. E sa i përket takimit me Kurtin në Bruksel, Vuҫiq tha se “nuk do të bisedojë me zotin Kurti derisa të lirohet çdo serb i arrestuar në veri të Kosovës dhe deri sa të mos tërhiqen kryetarët shqiptarë të komunave veriore”. Thirrjeve të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë për lirimin e tre policëve të Kosovës ju bashku edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. "Me respekt, ju lus i dashur Aleksandar që ta mendoni mirë këtë. Armiqtë e Serbisë janë të etur për të dëmtuar Serbinë dhe kjo është një situatë dhe rast i tillë dhe mendoj se do të ishte më mirë që ju të dëgjoni rekomandimin e Hungarisë për t'i kthyer ata në Kosovë”, tha kryeministri Orban në një konferencë me gazetarë në qytetin serb të Suboticës,  pas një takimi ndërmjet qeverive të të dyja vendeve.

Nga dita e hënë vendkalimet që lidhin Kosovën me Serbinë, në Merdar dhe Jarinjë, janë të bllokuara dhe autobusët dhe kamionët nga Kosova nuk po lejohen të hyjnë në territorin e Serbisë nga grupe qytetarësh serbë. Ata po protestojnë në shenjë revolte ndaj vendimit të javës së kaluar të Prishtinës zyrtare për të mos lejuar hyrjen e kamionëve me targa dhe mallra serbe në Kosovë, pas arrestimit të tre policëve kosovarë.

Marrë nga DW

tensione në veri të kosovës gabriel escobar miroslav lajçak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj