LIVE UPDATES
Bota

Tensionet mes Trump dhe Zelensky-t/ Analiza: Katër përfundimet që u nxorën nga rrëmuja në Zyrën Ovale

Ajo mund të kishte prodhuar një marrëveshje për burimet minerale që do të kishte bashkuar Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara - së paku në letër - dhe do ta kishte nxitur më shumë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të mbështetur Kievin në mbrojtjen e tij kundër pushtimit rus.

1 Mars 2025, 08:16 Nga M.B

 

Tensionet mes Trump dhe Zelensky-t/ Analiza: Katër përfundimet që
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump

 

SHBA- Vështirë se mund të shkonte më keq. Vizita e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë kishte shumë potencial. Ajo mund të kishte prodhuar një marrëveshje për burimet minerale që do të kishte bashkuar Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara - së paku në letër - dhe do ta kishte nxitur më shumë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të mbështetur Kievin në mbrojtjen e tij kundër pushtimit rus.

Mund të kishte sjellë edhe njëfarë qartësie se çfarë lloj garancish sigurie - nëse do të kishte të tilla - do të ishte i gatshëm t’ia ofronte Uashingtoni Kievit, në rast të ndonjë armëpushimi apo marrëveshjeje të paqes me Rusinë. Dhe, nëse asgjë tjetër, Zelensky dhe Trump mund t’i kishin qetësuar gjakrat, pas shkëmbimit të kritikave, javën e kaluar. Por, gjakrat u nxehën sërish - më shumë se kurrë. Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë më herët, pasi u qortua nga Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance në Zyrën Ovale.

Marrëveshja për mineralet mbeti pa u nënshkruar dhe konferenca e përbashkët për gazetarë u anulua. Shkëmbimi i jashtëzakonshëm nuk ngriti dyshime vetëm për fatin e paktit të burimeve natyrore. Ai i shtoi edhe pasiguritë për të ardhmen e ndihmës amerikane për Ukrainën dhe për perspektivat e çdolloj marrëveshjeje që do ta ndalonte ose do t’i jepte fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Marrëveshja për mineralet që Trump dhe Zelensky duhej të nënshkruanin, ishte vetëm një marrëveshje kornizë, dhe analistët vlerësuan se në këtë pikë, vlera e saj do të ishte kryesisht simbolike: një shans për të dy presidentët që të pretendojnë se kanë arritur fitore diplomatike dhe një mënyrë që administrata Trump të justifikonte ndihmën e deritashme dhe ndoshta të ardhshme për Ukrainën, pasi ngriti pyetje nëse ajo duhet të vazhdojë ose jo.

Trump e mirëpriti projektmarrëveshjen si një hap të rëndësishëm në atë që vlerësohet si rrugë e vështirë drejt paqes në Ukrainë. Pra, kurdo që të nënshkruhej, do t’i jepte rast Kievit dhe Uashingtonit që të punonin së bashku për një armëpushim të mundshëm ose marrëveshje paqeje me Rusinë.

Përtej marrëveshjes për minerale, pyetja tani është nëse Shtetet e Bashkuara do t’ia kthejnë shpinën Ukrainës, duke ndërprerë ose duke kufizuar ndihmën ushtarake që ende vazhdon, ose do t’i vazhdojnë përpjekjet e tyre për të rënë dakord me Rusinë për një armëpushim ose plan paqeje me Ukrainën, por duke braktisur Kievin.

Takimi i tensionuar në Zyrën Ovale ishte një tjetër pikë e ulët e marrëdhënieve të vështira midis Trumpit e Zelenskyt, të cilat ishin të trazuara që nga zgjedhja e këtij të fundit president në vitin 2019.

Por, mund të mos jetë fundi i udhëtimit. Ndodhi pikërisht kur dukej sikur dëmi i shkaktuar nga disa kritika të mëparshme - gjatë të cilave Trump e quajti Zelenskyn “diktator” dhe Zelensky tha se Trump është përfshirë nga propaganda e presidentit rus, Vladimir Putin - po riparohej. I pyetur në prag të vizitës së Zelenskyt në lidhje me përshkrimin e tij si “diktator”, Trump u përgjigj: “A e kam thënë këtë? Nuk mund të besoj se e kam thënë”.

Për Zelenskyn, dëshira për të siguruar ndihmë të mëtejshme nga SHBA-ja dhe shpresa për marrëveshje të sigurisë, të mbështetur nga fuqia e SHBA-së, nuk ka gjasa të zhduken, pavarësisht vizitës së vështirë në Shtëpinë e Bardhë. Pra, edhe pas takimit dramatik, ka një shans të vogël që marrëdhëniet të përmirësohen.

Lidhjet midis Shteteve të Bashkuara dhe pjesës më të madhe të Bashkimit Evropian janë të tensionuara prej se Trump u kthye në detyrë për mandatin e dytë, më 20 janar. Dallimet kanë të bëjnë me politikat ndaj Ukrainës dhe Rusisë, si dhe për një sërë çështjesh të tjera - nga tregtia te vlerat liberale.

Tensionet dolën në pah kur Vance e kritikoi Evropën gjatë fjalimit të tij në Konferencën e Sigurisë në Munih, më 14 shkurt, duke thënë se proceset e saj të brendshme përbëjnë kërcënim më të madh se Rusia, Kina apo ndonjë faktor tjetër i jashtëm, për mirëqenien e saj. Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, ishin për vizita në Shtëpinë e Bardhë këtë javë, në përpjekje për t’i tejkaluar dallimet, sidomos për çështjen se çfarë duhet bërë për agresionin rus dhe luftën në Ukrainë.

Nëse vizita e Zelenskyt do të shkonte mirë, ajo do të mund të sillte edhe një unitet më të madh mes SHBA-së e Evropës. Por, mund të ndodhë e kundërta, sidomos pas mosmarrëveshjes në Zyrën Ovale, e cila i risolli tensionet transatlantike, ndërsa shumë liderë evropianë shprehën solidaritet me Ukrainën. Në një postim në X në gjuhën ukrainase, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i tha Zelenskyt: “Ji i fortë, ji i guximshëm, ji i patrembur” dhe e siguroi atë se “nuk do të jetë kurrë vetëm”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha von der Leyen.

Kur Zelensky dhe udhëheqësit evropianë flasin për “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, ata nënkuptojnë një paqe që nuk favorizon Rusinë dhe dobëson Ukrainën, duke e lënë atë nën kontrollin e Moskës ose të pambrojtur ndaj sulmeve të ardhshme ruse.

Kur Trump i telefonoi Putinit më 12 shkurt dhe dërgoi zyrtarë të lartë për t’u takuar me homologët e tyre rusë në Riad gjashtë ditë më vonë - duke i përmbysur kështu përpjekjet e administratës së paraardhësit të tij, Joe Biden, për ta izoluar Moskën për shkak të pushtimit të Ukrainës - ai shkaktoi frikë në Kiev dhe në Bruksel për negocimin e një marrëveshjeje të gabuar për Ukrainën.

Nëse takimi Zelensky-Trump do të shkonte mirë, ai mund të kishte ndihmuar në uljen e këtyre shqetësimeve. Presidenti ukrainas tha se ishte e rëndësishme që Trump të takohej me të përpara se të takohej me Putinin. Por, takimi në Zyrën Ovale nuk shkoi aspak mirë dhe këto shqetësime ka të ngjarë të rriten sërish./ REL

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj