LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në Veri, Bundestagu gjermani do të diskutojë për Kosovën

"Dua të informohem para se të gjykoj për situatën", ka thënë Strack-Zimmermann, kryetarja e komisionit të mbrojtjes.

3 Gusht 2022, 14:15 Nga d.a.
Tensionet në Veri, Bundestagu gjermani do të diskutojë për
Bundestag

GJERMANI- Tensionet e fundjavës në Kosovë janë sot, 3.08.2022, në rend të ditës së seancës së jashtëzakonshme të Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin Federal të Gjermanisë, Bundestag. "Para se të gjykoj, dua të informohem në mënyrë më të detajuar”, tha të hënën kryetarja e komisionit, Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP), për portalin e lajmeve "The Pioneer”. "Prandaj e kam vënë çështjen në rend të ditës në seancën e posaçme të Komisionit të Mbrojtjes”.

Gjermania e shqetësuar për gjendjen në rajon

Qeveria gjermane ishte shprehur e shqetësuar për situatën në Kosovë qysh në fillim të javës. Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht, SPD, e cila në pranverë pati rastin të njihej vetë nga afër me gjëndien në Kosovë, tha se "misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO po monitoron gjithashtu nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti. Bundeswehr-i mbetet i përkushtuar në NATO dhe me KFOR-in për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, tha Lambrecht, sipas një deklarate të zëdhënëses së ministres së mbrojtjes, Nadine Krüger. 

Ushtria gjermane përfaqësohet në Kosovë si pjesë e një operacioni të udhëhequr nga NATO, por aktualisht vetëm me rreth 65 ushtarë. Sipas mandatit të Bundestagut, në rast nevoje aty mund të stacionohen deri në 400 ushtarë gjermanë. Sipas "Pioneer", në një raport të brendshëm të Bundeswehr-it javën e kaluar, gjendja e sigurisë në Kosovë nuk ishte e kërcënaur dhe situata ishte "e kontrollueshme".

Politikë naive në aspektin e sigurisë

Ndërkohë në një intervistë ekskluzive me DW, eksperti për Ballkanin në Institutin e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing, u shpreh për ndryshim të strategjisë së perëndimit ndaj Kosovës, në aspektin e politikave të sigurisë. "Sipas mendimit tim, dialogu i koordinuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk është masa e duhur për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje në mënyrë afatgjate. Sepse kjo është çështje e politikës së sigurisë. A ka të drejtë Serbia të mohojë ose luftojë ekzistencën e shtetit të Kosovës, a ka të drejtë Kosova të bëjë kontrolle kufitare dhe të kërkojë që qytetarët e saj, përkatësisht qytetarët e Kosovës të përdorin dokumentet e shtetit të tyre”, tha Clewing, duke shtuar se "është naive të mendosh se këto çështje kaq themelore do të zgjidhen në marrëveshje me Serbinë”.

Clewing kërkon nga Gjermania dhe Perëndimi në përgjithësi që t'i japë fund kësaj politike dhe të gjejë një zgjidhje afatgjatë për Kosovën. Meqë misioni i KFOR-it nuk e përfshin si detyrë ruajtjen e kufijve të jashtëm të Kosovës, alternativa e vetme që do të siguronte integritetin territorial të Kosovës është anëtarësimi i kësaj në NATO, argumenton historiani.

Ukraina dhe Mali gjithashtu në rend të ditës

Mbledhja e jashtëzakonshme e Komisionit, megjithëse Bundestagu ndodhet zyrtarisht në periudhën e pushimit parlamentar, ishte paralajmëruar prej kohësh, për shkak të situatës në Ukrainë.  Por, prë shkak të zhvillimeve aktuale, veç Kosovës, rendit të ditës i është shtuar edhe situata në Mali. Javën e kaluar edhe këtu janë shtuar tensionet midis misionit të OKB-së dhe juntës ushtarake të Malit./DW/

bundestagu diskuton kosoven tensione per reciprocitetin christine lambrecht

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj