LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në Veri/ Escobar: Takimi mes Kurtit dhe Vuçiç s'do të bëhet këtë javë! Na duhet një PLAN

Escobar po ashtu kundërshton propozimin e Kurti, që për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, palët të bien dakort paraprakisht për vijat e përgjithshme të tij, para se Prishtina të paraqesë një projekt konkret.

21 Qershor 2023, 18:13 Nga A.B

Tensionet në Veri/ Escobar: Takimi mes Kurtit dhe Vuçiç

Takimi i thirrur nga i dërguari evropian për bisedimet Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak midis Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç, që synon uljen e tensioneve mes dy vendeve, nuk pritet të ndodhë këtë javë, thotë për Zërin e Amerikës i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Në një intervistë për Shefin e Shërbimit Shqip Arben Xhixho, Escobar po ashtu kundërshton propozimin e Kurti, që për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, palët të bien dakort paraprakisht për vijat e përgjithshme të tij, para se Prishtina të paraqesë një projekt konkret.

Zëri i Amerikës: Situata në Kosovë po shkon nga përshkallëzimi në përshkallëzim. Si do të veprohet më tej?

Gabriel Escobar: Duhet të punojmë menjëherë për një plan uljeje të tensioneve. Bashkimi Evropian ka paraqitur tashmë një plan me tre pika, pra që kryetarët të dalin nga godina, KFOR-i të marrë përsipër sigurinë e ndërtesave, protestuesit të largohen, personat që sulmuan policinë dhe gazetarët të mbahen përgjegjës, dhe të thirren zgjedhje të reja sa më shpejt të jetë e mundur, me pjesëmarrjen e serbëve pa asnjë parakusht dhe rikthim i menjëhershëm tek dialogu.

Zëri i Amerikës: Keni patur përgjigje nga qeveria e zotit Kurti për të këto propozime?

Gabriel Escobar: Është tepër herët për ta thënë. Ende shpresojmë për një takim në Bruksel të të dy udhëheqësve në të ardhmen e afërt.

Zëri i Amerikës: Zoti Kurti tha se do të marrë pjesë në takim.

Gabriel Escobar: Është tepër herët për të vendosur nëse takimi do të bëhet këtë javë. Kam përshtypjen që nuk do të bëhet, por duhet të vazhdojmë të shpresojmë për një takim të nivelit të lartë sa më shpejt të jetë e mundur.

Zëri i Amerikës: Zoti Kurti tha në një konferencë për shtyp se është i gatshëm të paraqesë një projekt për asociacionin e komunave serbe duke Por, ai tha se të dyja palët janë larg njëra-tjetrës për sa i përket formës, që do të marrë ky asociacion në të ardhmen dhe se nuk ka kuptim të bisedohet tani. Dhe ai po sugjeron që dy palët të bien fillimisht dakort për parimet kryesore të asociacionit dhe më pas ai mund të paraqesë propozimin. Cili është përgjigja juaj?

Gabriel Escobar: Nuk ka përse të presë për këtë. Nuk duhet të presë për këtë. Qëndrimi ynë është se duhet të jetë një model evropian. Pra, qëndrimi ynë, qëndrimi amerikan, ka qenë gjithnjë se modeli i asociacionit duhet të jetë i tillë që të ofrojë shërbime komunale për një pakicë kombëtare të gjuhës serbe. Kaq – shërbime komunale. Ajo nuk duhet të ndërhyjë me kushtetutën e Kosovës, strukturën e saj ligjore, apo funksionalitetin e saj. Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian u ka dhënë 16 lloje të ndryshme modelesh evropiane, që do të funksiononin për Kosovën. Në asnjë nga ato modele nuk mundet, që një vend fqinj të hyjë brenda kufijve të një vendi tjetër dhe të pengojë funksionalitetin e tij. Pra, nuk po kërkojmë një mjet matematikor midis dy qëndrimeve. Kërkojmë një version evropian. Pra, atij nuk i duhet asgjë më shumë se kjo.

Zëri i Amerikës: Gjatë muajve të fundit ka patur tensione të larta mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo përkoi me ndryshimin e politikës së Uashingtonit, duke i ushtruar më shumë trysni ndaj Prishtinës. Si e gjykoni ju këtë?

Gabriel Escobar: Mendoj se ky është keqinformim. Lejomëni ta paraqes kështu: Gjithçka që kemi bërë gjatë 90 ditëve të fundit ka qenë për të mirën e Kosovës, gjithçka. Pra, mbështetëm Këshillin e Evropës. Pamë nevojën për zgjedhje të reja. I mbështetëm ato. I mbështetëm megjithëse Serbia ishte kundër tyre. Ne njohim rezultatin e zgjedhjeve, megjithëse patën vetëm 3% pjesëmarrje. Serbia donte që t’i shpallnim të paligjshme. Serbia donte që ne të mos njihnim autoritetin e kryetarëve. Ne i njohëm. Kur kryetarët u inauguruan, për ne ata ishin kryetarë. Tashmë gjendemi në pozicionin e vështirë kur këta kryetarë nuk mund të pretendojnë se përfaqësojnë komunitetet ku janë kryetarë. Prandaj na duhen zgjedhje të reja. Por në të njëjtën mënyrë, ne pranuam se këta kryetarë kanë autoritetin ligjor për të vazhduar funksionet komunale. Kishim kërkuar megjithatë një gjë, që Kosova të mos përpiqej të merrte kontrollin e godinave komunale me forcë. Unë kam qenë pjesë e qeverisë federale amerikane që në moshën 19-vjeçare. E kam parë qeverinë amerikane të braktisë godina për shkak të zjarreve dhe përmbytjeve dhe së fund mi COVID-it dhe madje edhe për shkak të protestave, por askush nuk vuri ndonjëherë në pikëpyetje legjitimitetin e qeverisë amerikane. E vetmja gjë që kërkuam nga qeveria e Kosovës është të mos rrisë tensionet, duke u përpjekur të shkojë atje me forcë. E megjithatë ata vepruan kështu. Pra nga njëra anë, gjithçka që kemi bërë, ka njohur legjitimitetin e Kosovës. Kemi mbajtur gjithnjë anën e tyre për të gjitha këto mosmarrëveshje.

Zëri i Amerikës: Në Kosovë do të thonin që edhe Vuçiçi nuk ka bërë asgjë për uljen e tensioneve, por ndaj tij nuk pa patur trysni kaq të madhe.

Gabriel Escobar: Kjo nuk është e vërtetë. Pra, siç e thashë, ai kundërshtoi gjithçka që ne bëmë gjatë 90 ditëve të fundit. E megjithatë ne vazhduam përpara. Ne gjithashtu i kemi kërkuar Serbisë të heqë forcat nga kufiri në mënyrë të njëanshme, pa kushte; të inkurajojë serbët të rikthehen pa kushte. Dhe ai ka rënë dakort për të dyja këto. Pra nuk është e qartë se çfarë na nevojitet tjetër, përveçse të përparojmë me dialogun.

Zëri i Amerikës: Dhe nëse zoti Kurti nuk ju dëgjon? Çfarë do të ndodhë?

Gabriel Escobar: Kjo nuk është një çështje SHBA – Kurti. Këtu është i gjithë komuniteti transatlantik që po i thotë qeverisë së Kosovës se dëshirojmë të bashkëpunojnë me qeverinë, por ne nuk mund të respektojmë vendime të njëanshme që krijojnë tension në një mënyrë të panevojshme, të shmangshme dhe të parashikueshme. Kjo është e gjitha çfarë po kërkojmë.

Marrë nga VOA

gabriel escobar

Sondazh

Poll
Bota 21 Qershor 2023, 17:22 a.l

KFOR-i rinovon bashkëpunimin me FSK-në

KFOR Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn. Në një postim në Tw...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj