Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Plenkoviq tha se kjo situatë nuk mund të kalojë pa reagim dhe tha se do të zhvillojë takim bilateral me Osmanin gjatë samitit.
SPANJË- Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, teksa po hynte në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës, ka dhë një deklaratë për mediat ku u pyet për sanksionet ndaj Serbisë pas sulmit terrorist në Kosovë më 24 shtator.
Plenkoviç tha se kjo situatë nuk mund të kalojë pa reagim dhe tha se do të zhvillojë takim bilateral me Osmanin gjatë samitit.
“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kërkuar takim, që është mirë, për javën tjetër në vizitën e planifikuar në Zagreb, do të bisedojmë për këtë edhe sot. Ajo që është e rëndësishme është të shohim se cili është reagimi i BE-së, presim propozimin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë Borrellit, se si të reagojmë ndaj minikrizës në veri dhe incidentit të rëndë në Banjskë. Një situatë e tillë nuk mund të mbetet pa reagim”, tha Plenkoviç.
47 liderë evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Granada të Spanjës në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian. Të pranishëm janë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në deklaratën që pritet të publikohet në fund të samitit do të nënvizohet “shtimi i përkushtimit për zgjerimin e Bllokut”. Deklarata e publikuar nga disa media thekson se “duke shikuar drejt një unioni më të zgjeruar, si BE-ja ashtu edhe vendet e ardhshme anëtare, duhet të bëhen gati”. Një vëmendje të veçantë në këtë samit do të ketë situate e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Olaf Sholz, kancelari i Gjermanisë ka deklaruar se është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje paqësore. Sipas mediave pritet që liderët evropianë të ulin në një tryezë presidentët e dy vendeve, Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç.
Adriana Matoshi KOSOVË-Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka kërkuar nga opozita që të votojnë marr&eum...
Dritan Abazoviç MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, duke folur në Forumin e Sigurisë në Varshav&...
foto nga samiti SPANJË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Spanjë, ku po merr pjesë në Samitin e Komun...
Josep Borrell SPANJË- Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka shprehur keqardhje që Azerbajxhani dhe Tu...
Volodymyr Zelenskyy SPANJË-Volodymyr Zelenskyy ka nisur fjalimin në samitin e liderëve europianë në Spanjë. Ai tha se Rusia &...
foto ilustruese SHBA- Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden do ta ndërtojë një pesë të murit në jug të Teksasit...
Albin Kurti KOSOVË- Seancën e sotme Parlamentare, kryeministri Albin Kurti e ka nisur me një thirrje ndaj deputetëve të opozit&eu...
Aleksandër Vuçiç SPANJË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar disa takim...
Jon Fosse Çmimi Nobel në Letërsi, i konsideruar gjerësisht si më prestigjiozi në letërsi, iu dha autorit norvegjez Jon...
Vjosa Osmani SPANJË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuç...