Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË- Seanca plenare e kësaj të premteje në Kosovë iu kushtua situatës së shkaktuar në veriun e vendit në të cilën kryeministri Albin Kurti u përball me gjuhën e ashpër te partive opozitare ndërsa kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj kërkoi mocion mosbesimi ndaj qeverise. Kryeministri Kurti deklaroi se nuk mund t’i mbyll sytë para bandave kriminale në veri, të cilët po kërcënojnë rendin kushtetues të Republikës.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij do ta “parandalojë me çdo mjet rrëshqitjen strategjike të Republikës së Kosovës”, pasi sipas tij pa koordinim me aleatët e Perëndimin, Kosova nuk mund te realizojë as të drejtat e saj
Abdixhiku tha se partia e tij kishte vendosur të mos garojë në zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut – pasi që ndiente se nuk mund t’i përfaqësojë banorët në këtë zonë të banuar me shumicë serbe. “Ndonëse LDK-ja nuk garoi, ne e kemi mbështetur garën e dy partive politike sepse besojmë që kjo është e drejta e një shteti të pavarur demokratik. Sot, kjo e drejtë e jona, pa Perëndimin e pa aleatë, nuk ka gjasa të ekzistojë”, tha Abdixhiku gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit u kryen pa bashkërendim me aleatët. Kryetari i AAK Ramush Haradinaj tha se Kurti ka mbjellë një pabesi të madhe ndaj aleatëve më të mëdhenj të Kosovës, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë elementi kryesor që ka garantuar shtetësinë e Kosovës.
“Mosbesim deri në pabesi nga ana e kryetarit të Qeverisë së Kosovës ndaj aleatëve të sigurisë, që janë ende garanci e sigurisë sonë. Kush përfiton nga kjo, përveç [presidentit të Rusisë, Vladimir] Putinit dhe Rusisë? Për këtë ju kërkoj të shkojmë në mocion dhe ta ndërpresim mosbesimin deri në pabesi dhe ta shkarkojmë Qeverinë Kurti”, -tha Haradinaj në seancën e Kuvendit, të thirrur për situatën në veri.
veriu i Kosovës KOSOVË- Përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës ka bërë që vendet e QUINT ...
Chris Murphy KOSOVË- Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, ka përmendur disa ...
Petar Petkoviç KOSOVË-Lista Serbe thotë se Kurti po akuzon pa bazë pjesëtarë të komunitetit serb në veri të ...
Foto ilustruese Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, Andin Hoti, ka njoftuar, më 2 qershor, se i ka d&eum...
Foto ilustruese Ndërsa 34-vjetori i shtypjes së protestave pro-demokracisë në sheshin Tiananmen të Kinës po afrohet (të ...
Foto ilustruese Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten se nuk mund të ketë një armëpushim për luftën...
KOSOVË- Kreu i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, duket se nuk është dakort me deklaratën e presidentes Vjosa Osmani për ygjedhje të r...
Foto ilustruese SHBA- Drejtori i CIA-s(Central Intelligence Agency) Bill Burns bëri një vizitë sekrete në Kinë muajin e kaluar p&e...
Lajçak dhe Escobar KOSOVË- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miro...
Tokio, Japoni JAPONI-Japonia po merr masa paraprake në rast se vendi preket sërish nga një tërmet i fuqishëm apo fatkeqësi&nb...