Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Boris Mijatovic, thotë për DW se Kurti dhe Vuçiç duhet të ulen në tryezën e bisedimeve për shtensionimin e situatës.
GJERMANI- Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut Boris Mijatovic, thotë për DW se Kurti dhe Vuçiç duhet të ulen në tryezën e bisedimeve për shtensionimin e situatës.
Deutsche Welle: Z. Mijatovic,Situata mes Serbisë dhe Kosovës po përshkallëzohet. Si duhet të arrijnë palët në një zgjidhje?
Boris Mijatovic: Nuk ka zgjidhje të lehtë, por shumë punë. Kryeministri Albin Kurti është zgjedhur me shumicë absolute mbi 50% të votave. Ai sigurisht është në gjendje të zbatojë atë që ka premtuar tani dhe nuk mund të tregojë kompromise në një koalicion. Z. Kurti është i përkushtuar për Punë dhe Drejtësi dhe vepron në këtë drejtim. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka fituar gjithashtu zgjedhjet, por duhet të përballet me forcat e tij revanshiste dhe nacionaliste në vend dhe të fillojë të përmbushë atë për çka është rënë dakord. Sigurisht që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet realizuar dhe ai është një sfidë për të dyja palët. Ka një sugjerim shumë të mirë nga Fondacioni Friedrich Ebert. Ka shumë modele të tjera se si të zbatohet një shoqatë komunash. Z. Vuçiq tani po flet sërish për autonomi. Nuk mendoj se është toni i duhur. Ne si bashkësi ndërkombëtare duhet të jemi të kujdesshëm që të dyja palët të qëndrojnë në tavolinë dhe të mos gjuajnë njeri-tjetrin me këmbë nën tryezë.
Deutsche Welle: Komisioni i BE-së dhe SHBA-ja tani po kërcënojnë me sanksione Kosovën, nëse, për shembull, Kosova nuk organizon zgjedhje të reja në veri. A është kjo rruga e duhur?
Boris Mijatovic: Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm që të mos veprojmë shumë si lojtar në këtë situatë. Ne nuk jemi aktor politik në parlamente apo në qeveri. Ne kemi një rol të politikës së jashtme. Ne mund ta mbështesim situatën me shkëmbime diplomatike. Por gabojmë kur ndërhyjmë në politikë dhe bëhemi aktorë politikë në terren. Ky është një problem që haset edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, siç mund ta shohim nga z. Schmidt. Është më mirë t'i qasemi situatës dhe detyrës me përulësi dhe të përqendrohemi në atë që duam: që z. Vuçiq dhe z. Kurti të ulen në një tryezë dhe të mendojnë se si duhet ta trajtojnë situatën në kufi, në mënyrë që të sigurojnë një të ardhme paqësore të dy vendeve fqinje në Evropë.
Deutsche Welle: Pa SHBA-në dhe BE si fuqi mbrojtëse, Kosova mund të humbasë shumë: mbështetjen në organizmat ndërkombëtarë, anëtarësimin në Këshillin e Evropës apo liberalizimin e vizave. Të paktën ky është shqetësimi, pas deklaratave të fundit të të dërguarit të posaçëm amerikan Escobar. Sa realist është skenari?
Boris Mijatoviç: Ajo që po skiconi janë sigurisht modele apo perspektiva që nuk janë të favorshme. Por më mirë le të përqendrohemi te gjërat pozitive, dhe jo te frika. Kemi një marrëveshje, Marrëveshjen e Ohrit, në pranverë, ajo ka katër ose pesë anekse, që kanë mbetur për t'u negociuar. Ka punë për të bërë. Z. Vuçiq dhe z. Kurti duhet të ulen në një tavolinë dhe të mendojnë së bashku se si e shohin situatën. Pak ditë më parë gjatë prezantimit të kryetarëve të komunave u plagosën njerëz. Jo vetëm 41 ushtarë të KFOR-it nga Hungaria dhe Italia, por edhe mbi 50 demonstrues. I uroj të gjithëve një shërim të shpejtë. Por do të doja të dija pse kishte plagë me armë zjarri. Do të doja të dija se nga vijnë bombat ndezëse. Unë do të doja të di se kush i dërgoi këta njerëz atje ose pse këta njerëz në mënyrë të pavarur sjellin armë në një demonstratë që lëndojnë njerëzit? Sulmet ndaj forcave të sigurisë janë të papranueshme dhe të patolerueshme. Pres që të gjithë, nga z. Vuçiq dhe z. Kurti si dhe nga aktorët ndërkombëtarë, t'i përgjigjen pyetjes se kush i ka kryer këto krime. Kjo është kërkesa ime për momentin. Ne jemi prezent aty me forcat e sigurisë. Nëse i kemi këta njerëz në terren, gjë që duan të dyja qeveritë, do të dëshiroja që qeveritë të punojnë për të garantuar sigurinë e tyre.
Marrë nga DW
Rio Grande do Sul BRAZIL- Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi cikloni godit...
pamje nga vendngjarja SHBA- Të shtënat me armë zjarri kanë alarmuar SHBA-në. Dailymail raporton se shumë njerëz jan...
Olaf Scholz dhe Vjosa Osmani GJERMANI- Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz në Berlin, n&...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë sërish thirrje ndërkombëtarëve që ...
KOSOVË- Njësit speciale të policisë maqedonase dhe të drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim po vazhdojnë kërki...
konferenca BRITANI E MADHE- Zyrtarë ndërkombëtarë nga më shumë se 60 vende të botës dhe qindra drejtues të...
foto ilustruese SHBA- Studiuesit po japin alarmin për një vit rekord të temperaturave të larta. Këtë muaj u vendosën rek...
pamje nga vendngjarja SHBA- Një efektiv i policisë së shtetit u vra së bashku me të dyshuarin që e qëlloi atë ...
foto ilustruese UKRAINË- Forcat pushtuese të Moskës kanë marrë rreth 300 fëmijë nga distrikti ukrainas i Berdiansku...
trageti FILIPINE- Një anije me 120 persona në bord ka marrë flakë në ishullin Filipine të Boholit. Roja bregdetare...