Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndalimi i Jankoviçit vjen në të njëjtën ditë kur Ministria e Jashtme e Kosovës tha të mërkurën herët se Serbia ka ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si "shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë".
SERBI- Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, Dejan Jankoviç, është ndaluar nga autoritetet serbe të mërkurën, njoftoi në rrjetet sociale Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Sipas informatave brenda institucioneve të sigurisë së Kosovës, Jankoviç është ndaluar në pikën kufitare me Serbinë, Jarinjë, në veri të Kosovës, dhe është dërguar për intervistim në qytetin jugperëndimor të Serbisë, Rashkë. Zulfaj tha gjithashtu se autoritetet serbe i kanë nisur “arrestimet masive” pas votimit pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe se po i mbajnë “peng të gjithë”.
Ndalimi i Jankoviçit vjen në të njëjtën ditë kur Ministria e Jashtme e Kosovës tha të mërkurën herët se Serbia ka ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si "shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë".
Por, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë i ka mohuar si “të pabaza” akuzat e autoriteteve kosovare se ajo ka ndaluar autobusë me udhëtarë kosovarë në kufijtë e saj.
“Po forcohet kontrolli i të gjithë pasagjerëve në pikat kufitare dhe po kryhen kontrolle të sigurisë, e gjitha kjo me qëllim të sigurisë dhe sigurisë më të madhe të qytetarëve, gjë që mund të shkaktojë një qëndrim më të gjatë në vetë pikën kufitare”, tha Ministria serbe.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJK) ka deklaruar se për çështjen e paraburgimit të qytetarëve të Kosovës në Serbi u është drejtuar vendeve të QUINT-it – Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, institucioneve të Bashkimit Evropian dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë. Ata shprehën pritshmërinë se situata “do të përfundojë shpejt”. MPJK tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tashmë kishte paralajmëruar për “këto veprime hakmarrëse”.
Vuçiç paralajmëroi më 14 prill se çdokush që shkel rendin kushtetues të Republikës së Serbisë “do të arrestohet dhe do të ndiqet penalisht”. Ai i bëri këtë paralajmërim duke folur për arrestimin e Sreqko Sofronijeviçit prej Zveçanit, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe, më 13 prill.
Policia e Kosovës tha më 13 prill se e ndaloi Sofronijeviqin në pikën kufitare me Serbinë, Bërnjak, për pjesëmarrje në protestat e vitit 2021, të organizuara për shkak të zbatimit të një aksioni kundër kontrabandës me mallra. Vuçiç tha gjithashtu se tani “të gjithë ata që e shkelin” rendin kushtetues të Serbisë, kushdo që merr pjesë në të në çfarëdo mënyre, përmes protestave, demonstratave apo mjeteve të tjera, do të mbahet përgjegjës./REL
foto ilustruese PREVEZË- Arrestohet për mashtrim në Prevezë një grua, e cila dyshohet se së bashku me bashkëpu...
benjamin netanyahu TEL AVIV- Izraeli do t’i marrë vetë vendimet për mënyrën se si do ta mbrojë veten, tha kryeministri...
foto ilustruese UKRAINË- Shkon në 15 persona numri i të vdekurve nga një sulm me raketë ruse në veri të Chenihiv t&...
pamje nga ngjarja SHBA- Një elefant cirku ka shkaktuar kaos të plotë pasi u largua nga mbajtësit e tij dhe bëri një sh&e...
foto ilustruese BULLGARI- Numri i vizitave turistike në Bullgari për periudhën 1 dhjetor 2023 deri më 25 mars 2024 ka kaluar 1.8 milion...
vjosa osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar rikthimit të tensioneve në veri, ku rreht 300 shqiptarë t&eu...
David Cameron BRITANI- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron tha se ishte e qartë se Izraeli kishte marrë një vendim për t&r...
shpat ukella PEJË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën ditën e djeshme, ku Edmond Lajqi ka qëlluar për vdekje ...
foto ilustruese IRAN- Një sondazh nga Universiteti Hebraik në Jerusalem ka zbuluar se 74% e të anketuarve ishin kundër një sulmi h...
Annalena Baerbock GJERMANI- Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock deklaroi se Lindja e Mesme nuk duhet të lejohet të rrëshqas&eum...