LIVE UPDATES
Bota

Termometri do të shënojë 50 gradë? Pritet vala më ekstreme në histori në Itali

Vala afrikane e të nxehtit, e njohur në zhargonin meteorologjik si “Deveja”, po prek që tani rajonet e Siçilisë, Sardenjës dhe Pulias, ku temperaturat kanë arritur tashmë 40°C. Ndërkohë, në një lartësi prej 1 mijë e 500 metrash, parashikohen rreth 30°C, një vlerë jashtëzakonisht e rrallë për Italinë.

20 Korrik 2025, 16:44 Nga E. D
Termometri do të shënojë 50 gradë? Pritet vala më
foto ilustruese

ITALI-  La Repubblica shkruan se java e ardhshme do ta ndajë Italinë në dy pjesë. Veriu do të përballet me stuhi të forta dhe reshje të dendura, ndërsa në qendrën dhe jugun e shtetit fqinj do të mbizotërojë një valë rekord të nxehti, e përshkruar nga meteorologët si “vala më e fuqishme e dekadave të fundit, ndoshta edhe e historisë”.

Vala afrikane e të nxehtit, e njohur në zhargonin meteorologjik si “Deveja”, po prek që tani rajonet e Siçilisë, Sardenjës dhe Pulias, ku temperaturat kanë arritur tashmë 40°C. Ndërkohë, në një lartësi prej 1 mijë e 500 metrash, parashikohen rreth 30°C, një vlerë jashtëzakonisht e rrallë për Italinë.

Por e gjitha kjo nuk është asgjë krahasuar me atë që pritet të ndodhë nga e hëna në zonat e brendshme lindore të Siçilisë, mes Sirakuzës, Katanias dhe Kaltanisetas. Për shkak të erërave të forta, lagështisë shumë të ulët dhe largësisë nga deti, temperaturat mund të arrijnë deri në 45°C.

Sipas ekspertëve, është e mundur që në këto zona të regjistrohen temperatura maksimale mbi 49°C, një nivel që do të thoshte potencialisht rishkrim i historisë klimatike të Italisë dhe të gjithë Evropës. Kjo do të thyente edhe rekordin evropian prej 48.8°C të regjistruar në gusht të vitit 2021 në Floridia, provincë e Sirakuzës.

Rekordi botëror prej 56.7°C, i vendosur në vitin 1913 në Luginën e Vdekjes (Death Valley), në Kaliforni, mbetet ende larg për momentin. Ai vend njihet si më i nxehti në Tokë dhe vazhdon të tërheqë turistë nga e gjithë bota, të cilët bëjnë foto para termometrit të famshëm të Furnace Creek.

Arritja e temperaturave afro 50°C nën hije në Itali dhe në Evropë do të ishte një precedent historik. Në kushte të tilla ekstreme: metalet fillojnë të zgjerohen (edhe pse nuk është e dukshme me sy të lirë), plastika e butë deformohet, gjalpi apo dylli që kanë pika shkrirjeje më të ulëta shkrihen plotësisht, ndërkohë që infrastruktura dhe rrjetet elektrike mund të rrezikojnë kolaps të menjëhershëm. Por më shqetësuese është se proteinat në trupin e njeriut nisin të denaturohen, çka mund të çojë në çrregullime mendore, marrje mendsh dhe humbje ndjenjash.

Kjo është ajo që meteorologu Mattia Gussoni nga ilMeteo.it e cilëson si “fytyra e re e verës së shekullit XXI”: pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor, me ngjarje ekstreme që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe të qëndrueshme.

Por kjo situatë ka edhe një anë tjetër. Pjesa më e madhe e Mesdheut qendror dhe perëndimor do të përjetojë temperatura +8°C mbi mesataren sezonale, veriu i Italisë do të gjendet në një “zonë përplasjeje” atmosferike, e goditur nga një ciklon që do të prekë edhe Evropën veriore.

Veçanërisht në Alpe, në Piemonte dhe Lombardi, priten reshje intensive brenda pak orësh, mbi 100-150 mm, sasi që normalisht bie për një muaj të tërë, duke rritur rrezikun për përmbytje dhe rrëshqitje dheu në zona të pjerrëta./ La Repubblica

itali

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj