Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Fico është aleat i ngushtë i Miroslav Lajçakut, emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Ndërsa Fico pritet të emërohet kryeministri i ri i Sllovakisë, ka gjasa që një rol në qeverinë e re t’i ofrohet edhe Lajçakut, raporton The Economist
SLLOVAKI- Një parti e udhëhequr nga një figurë pro-Kremlinit fitoi të dielën zgjedhjet në Sllovaki, tregojnë rezultatet preliminare të votimeve. Sipas rezultateve paraprake të lëshuara nga Zyra e Statistikave të Sllovakisë në orën 9 të mëngjesit me orën lokale, partia populiste SMER e politikanit Robert Fico fitoi 22.9% të votave.
Fico është aleat i ngushtë i Miroslav Lajçakut, emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Ndërsa Fico pritet të emërohet kryeministri i ri i Sllovakisë, ka gjasa që një rol në qeverinë e re t’i ofrohet edhe Lajçakut, raporton The Economist
The Economist raporton se Fico mund ta emërojë Lajçakun në detyrën e tij të vjetër si Ministër i Jashtëm i Sllovakisë, duke e larguar atë nga funksioni i emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Lajçak është një diplomat sllovak që më parë ka shërbyer si Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë dhe si President i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për seancën e 72-të (2017-2018).
Ai ishte Përfaqësues Special i BE-së për Bosnje-Hercegovinën nga 2007-2009, ndërsa gjithashtu vepronte si Përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare atje. Si një i dërguar personal i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së negocioi, organizoi dhe mbikëqyrë referendumin për pavarësinë e Malit të Zi në 2006 në emër të Bashkimit Evropian.
Ndryshe, Fico e filloi karrierën e tij me Partinë Komuniste kur ishte avokat. Në vitin 1999, ai u largua nga Partia e Majtës Demokratike, trashëgimtare politike e Partisë Komuniste, për të themeluar të tijën, Smer-SD.
Në vitin 2006, kjo parti arriti një fitore dërrmuese në parlament, duke e katapultuar Fico-n në postin e kryeministrit dy vjet pasi Sllovakia u anëtarësua në BE.
Fico më pas formoi një koalicion me Partinë Kombëtare Sllovake të ekstremit të djathtë, e cila ndante retorikën e tij kundër refugjatëve dhe prirjet populliste, dhe rriti popullaritetin e tij gjatë krizës globale financiare 2007-2009 duke refuzuar të vendosë masa shtrënguese.
Gjatë krizës së migracionit të vitit 2015 në Evropë, ai mbajti një qëndrim kundër migrantëve, duke refuzuar “krijimin e një komuniteti të veçantë mysliman në Sllovaki” dhe duke kritikuar programin e kuotave evropiane për shpërndarjen e refugjatëve.
Fico fillimisht krijoi një reputacion në skenën evropiane si përfaqësuesi i vendit të tij në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg nga viti 1994 deri në vitin 2000.
foto ilustruese BOSNJE-HERCEGOVINË- Një tërmet me magnitudë 4.6 është regjistruar pak minuta më parë në Bosnj&...
Donald Trump SHBA- Kandidati për president i SHBA, Donald Trump është zotuar se do të tërheqë trupat amerikanë nga shum...
foto ilustruese BRITANI- Eksperti britanik, njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Westminster, Aidan Hehir k...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka reaguar sërish për sulmin terrorist nga grupe të armatosura serbe në veri t&...
Leposaviç KOSOVË- Një makinë me targa serbe është ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Bistricë të ...
Stevo Pendarovksi MAQEDONI EVERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaron se rezenca e 5 mijë trupave t&...
KFOR KOSOVË- Rreth 600 trupa britanike do të vendosen në Kosovë për të forcuar praninë e NATO&n...
Zjarr në Spanjë SPANJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku tre klube nate janë përfshirë n...
foto ilustruese KOSOVË- Kur ka kaluar një javë nga sulmi terrorist ndaj policisë së Kosovës në Banjskë, ku humbi je...
Egjipt EGJIPT- Një zjarr i madh shpërtheu mëngjesin e sotëm në një seli policie në Egjiptin verilindor, duke ...