LIVE UPDATES
Bota

The Economist: Përdorimi i teknologjisë së re për shitjen e drogës

Këto ishin disa nga hapat që ka ndërmarrë Kanadaja për të ndalur hyrjen e fentanilit në kufirin e Amerikës, tha kryeministri Justin Trudeau, më 3 mars.

6 Prill 2025, 07:43 Nga M.B
The Economist: Përdorimi i teknologjisë së re për shitjen e
Foto ilustruese

SHBA- Si kriminelët e drogës po përdorin Inteligjencën Artificiale, rrjetin e errët dhe dronët, për qarkullimin e drogës, shkruan The Economist.

“Helikopterë të rinj, trupa në terren, më shumë koordinim dhe burime shtesë”.

Këto ishin disa nga hapat që ka ndërmarrë Kanadaja për të ndalur hyrjen e fentanilit në kufirin e Amerikës, tha kryeministri Justin Trudeau, më 3 mars. Vetëm 13 gramë të kësaj substance u sekuestruan nga autoritetet kufitare amerikane në janar, 97% më pak se një vit më parë. Megjithatë, disa orë më vonë, presidenti Donald Trump vendosi tarifa për mallrat nga Kanadaja, Meksika dhe Kina, në mënyrë që t’i detyronte këto vende “të ndalojnë drogën në vendin tonë”.

Megjithëse numri i vdekjeve të shkaktuara nga opioidet sintetike në Amerikë ka filluar të bjerë, këto droga ende morën rreth 75,000 jetë në Shtetet e Bashkuara në vitin 2023. Kështu, ka dalë në pah një kërcënim i ri që po rritet në mbarë botën: grupe të reja lëndësh narkotike të jashtëligjshme që nuk vijnë nga fushat e lulëkuqeve në Afganistan, apo nga fshatrat e Kolumbisë.

Bandat që i prodhojnë ato nuk krijojnë vetëm lloje të reja droge me ndihmën e kimistëve nga e gjithë bota. Ato gjithashtu po ndryshojnë gjithë zinxhirin e furnizimit, duke përdorur rrjetin e errët dhe mediat sociale për shitjet me pakicë dhe dronët për logjistikën. Teknologjitë e reja si Inteligjenca Artificiale ose dronët e armatosur, do t’i bëjnë këta narko-trafikantë edhe më kërcënues, ndërsa agjencitë e zbatimit të ligjit përpiqen t’i kapin.

Ndërthurja e teknologjisë me drogën është tashmë e dukshme. Policia e Moskës kapi një qen robot që endej pranë stacionit të metrosë Pechatniki. Në të ishte stampuar logoja Kraken, emri i një shpërndarësi droge, dhe roboti mbante një pako me pluhur brenda. Policia nuk tregoi nëse roboti po shpërndante me të vërtetë lëndë narkotike.

Por edhe nëse ishte thjesht një marifet i pacipë publiciteti, ai reflekton shtrirjen dhe mosndëshkimin e grupeve të drogës. Ata kanë krijuar një formë të re të trafikut të drogës që ndërthur teknologjinë e lartë me spiunazhin. Blerësit lidhen me tregtarët në tregje si Kraken në rrjetin e errët, i cili është i paarritshëm për përdoruesit e zakonshëm të internetit. Droga lihet në vende të fshehura.

Më pas vendndodhja e drogës i zbulohet një blerësi pasi ai të ketë kryer pagesën. Grupet kriminale ruse tani mbizotërojnë tregun botëror të kriptomonedhave të lidhura me drogën. Këto grupe janë përgjegjëse për rreth 1.7 miliardë dollarë të drogave që blihen duke përdorur Bitcoin ose kriptomonedha të tjera si Tron, nga 2.4 miliardë dollarë gjithsej në botë, llogarit firma e inteligjencës TRM Labs, që punon në zbatimin e ligjit.

Tregtia e drogës nëpërmjet kriptomonedhave nuk është ende aq e përhapur sa llojet më të vjetra, të cilat kanë një vlerë rreth 600 miliardë dollarë në vit. Dhe shumë konsumatorë në Europën Perëndimore dhe Amerikë parapëlqejnë mënyrat më të vjetra. Ata që përdorin rrjetin e errët ose rrjetet sociale përbënin më pak se 10% të klientëve, si në Spanjë ashtu edhe në Amerikë, sipas një sondazhi të botuar në vitin 2020. Transaksionet dorë më dorë në bare, klube dhe rrugë, janë ende normë.

Në Rusi, metodat e reja të shpërndarjes së drogës, jo vetëm që kanë ndryshuar marrëdhëniet ballë për ballë, por kanë ndryshuar rrënjësisht edhe tregun. Rehatia dhe kostoja e ulët po nxisin kërkesën për droga sintetike që janë të lehta për t’u prodhuar dhe shumë më të lira se ato të importuara, si heroina ose kokaina, por shpesh shumë më të rrezikshme (shih grafikun 1).

Kjo prirje po përhapet, thotë OJQ-ja “Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar”, me seli në Gjenevë. Për kriminelët, drogat sintetike janë shumë më të leverdishme se drogat me bazë bimore. Për prodhimin e tyre, nuk është nevoja të përfshihesh në bujqësi, apo të merresh me fermerët. Gjithashtu prodhuesit nuk kanë pse të shqetësohen për transportin e lëndëve të para të jashtëligjshme në shtetet ku ato kthehen në lëndë narkotike.

Për këto arsye, drogat sintetike në përgjithësi sjellin fitime më të larta. “Fentanili është shumë më fitimprurës se heroina”, thotë Angela Me, e cila përpilon Raportin Botëror të Drogës të publikuar nga Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC), me seli në Vjenë. Ndaj është e çuditshme që asnjë zëvendësues kimik nuk është shpikur ende për kokainën, vëren ajo.

Natyrisht, drogat sintetike kanë të metat e tyre. Në murin e një zyre në të njëjtin kat me zyrën e Dr. Me, është varur një diagram i drogave sintetike, që i ngjason një rrjete merimange. Ai është krijuar nga Martin Raithelhuber, ekspert i drogave sintetike që punon në laboratorin UNODC. Dy nyje të mëdha pranë qendrës së diagramit përfaqësojnë amfetaminën dhe metamfetaminën. Fijet që dalin nga të dyja kanë nyje më të vogla.

Secila prej nyjeve më të vogla përfaqëson nga një kimikat. Më afër nyjeve të mëdha, janë “prekursorët”: kimikate që mund të përdoren për të prodhuar amfetaminën ose metamfetaminën, ose të dyja. Më lart janë “pararendësit”, të cilët mund të përdoren për të bërë lëndë të para. Ndërsa kërcënimi i drogave sintetike është bërë më i madh, Bordi Ndërkombëtar i Kontrollit të Narkotikëve, me seli në Vjenë ka vendosur kontrolle mbi disa prekursorë.

Këto kontrolle pritet të zbatohen nga 190 shtetet pjesëmarrëse në konventën e OKB-së për trafikun e drogës. Si kundërpërgjigje, kriminelët e organizuar kanë përdorur për prodhimin e prekursorëve disa pararendës që vijnë kryesisht nga Azia, veçanërisht nga Kina.

Në disa raste, janë kufizuar edhe vetë pararendësit. Por të tjerë kanë edhe përdorime të padëmshme. Prandaj ndalimi i tyre mund të shkaktojë dëme serioze në industritë kimike të vendeve ku prodhohen. Për shembull, fentanili mund të prodhohet në të paktën tri metoda. Së pari përdoret për qëllime mjekësore. Një tjetër, e ashtuquajtur metoda Gupta, përdoret shpesh në mënyrë të paligjshme.

E treta është metoda Siegfried, që përdoret vetëm për të prodhuar fentanil për trafikim. Pararendësit e tri metodave i nënshtrohen kontrollit. Por një nga pararendësit i përdorur në metodën Gupta është i disponueshëm lirisht, po ashtu edhe dy të përdorur për metodën Siegfried.

Përdorimi i tyre sjell sfida të tjera. “Për shkak se prodhuesit e drogave po e fillojnë procesin me gjithnjë e më shumë kimikate bazë, nevojiten procese gjithnjë e më të ndërlikuara për të arritur produktin përfundimtar”, – thotë zoti Raithelhuber.

“Kjo kërkon gjithnjë e më shumë zotësi për të përgatitur proceset dhe për t’i kontrolluar ato”.

Në Myanmar, që është burimi kryesor i metamfetaminës në Azi, shumica e kimistëve vijnë nga Tajvani. Këta nuk janë anëtarë të sindikatave të krimit, por shkojnë e vijnë nëpër vendet e prodhimit.

“Jo shumë kohë më parë, hashashi dikur prodhohej duke nxjerrë përbërësit aktivë nga produktet mjekësore”, thotë zoti Raithelhuber. “Tani, policia gjen reaktorë të posaçëm që mund të prodhojnë drogën me ton”.

Një mënyrë tjetër se si prodhuesit e prekursorëve të drogës mund të shmangin embargot ndërkombëtare është duke shtuar një molekulë që e kthen një substancë të pakontrolluar në një substancë të kontrolluar, sa për transport. Pas dorëzimit, narkokimistët e heqin atë molekulë. Inteligjenca Artificiale mund t’i bëjë gjërat edhe më të vështira për hetuesit.

Në vitin 2022, revista “Nature Machine Intelligence” botoi një artikull duke vënë në dukje se teknikat për të zhvilluar produkte të reja farmaceutike mund të përdoren për të krijuar droga të reja që nuk mund të gjenden në asnjë listë të zezë. Kjo mund të jetë duke ndodhur tashmë: për shkak të natyrës së fshehtë të biznesit, shpesh duhen vite që kjo dukuri të bëhet e dukshme, megjithëse droga të reja sintetike po shfaqen çdo vit (shih grafikun 2).

Po shfaqen edhe metoda të reja të transportit dhe shpërndarjes. Më 6 shkurt, marina e Kolumbisë kapi një “narko-nëndetëse” në Paqësor që mbante më shumë se 2.2 tonë kokainë. Baronët kolumbianë të kokainës filluan të punonin me prodhuesit rusë të nëndetëseve që në vitet 1980, tha Derek Maltz, ish-drejtor i operacioneve speciale në Administratën Amerikane të Zbatimit të Drogës (DEA).

Megjithatë, raportet e transportit të lëndëve narkotike fillimisht u trajtuan me skepticizëm. Vetëm në vitin 2006, roja bregdetare vërejti tre tuba plastikë që po rrinin pezull mbi ujërat e Kosta Rikës. Tubat ishin ngjitur mbi një nëndetëse të bërë prej druri, tekstili dhe fije qelqi, që mbante 2.7 tonë kokainë. Deri në vitin 2008, autoritetet amerikane kishin spikatur dhjetë anije të tilla në muaj, dhe deri në vitin 2019, autoritetet spanjolle kishin kapur 20 nëndetëse të tilla duke kaluar Atlantikun.

Pasi u përhapën në det, ata u ngritën në ajër. Mjetet ajrore pa pilot (UAV), ose dronët, nuk mund të lëvizin sa nëndetëset. Ngarkesa maksimale që mund të mbajnë llojet më të forta, është rreth 220 kg. Megjithatë, agjencia DEA zbuloi për herë të parë disa dronë që përdoreshin nga trafikantët e drogës vetëm një vit pasi mjete të tilla ajrore dolën në tregun konsumator. Dronët përdoren për qëllime të ndryshme nga narkotikët. Ata mund t’u dërgojnë drogë ose armë anëtarëve të bandës në burg. Dhe janë veçanërisht të dobishëm rreth kufijve ndërkombëtarë.

Aty ku ka pengesa të frikshme natyrore ose të krijuara nga njeriu, ata mund të përdoren për të transportuar sasi të vogla lëndësh narkotike: zyrtarët kufitarë në rajonin Punjab të Indisë, thanë se vitin e kaluar, kapën 107 mjete fluturuese pa pilot, që sillnin drogë nga Pakistani. Në zonat ku ka rrugë kalimi për korrierët e narkotikëve, dronët mund të përdoren për t’i njoftuar ata për vendndodhjen e patrullave kufitare dhe drejtimet ku duhet të lëvizin.

Mjete të tilla fluturuese mund të përdoren edhe për goditje. Muajin e kaluar, Shërbimi i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të Amerikës i paralajmëroi agjentët se bandat meksikane mund t’i sulmonin ata me mjete fluturuese që mbanin eksplozivë. Megjithatë, nuk janë vetëm bandat që mund të përdorin dronë. Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, kohët e fundit tha se qeveria e saj do të lejojë fluturimet nga dronët amerikanë të vëzhgimit në kërkim të laboratorëve të fentanilit. Risia e teknologjisë po i ndihmon të dyja palët./ Monitor

droga inteligjenca

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!