LIVE UPDATES
Bota

Thellohen tensionet Kinë-Japoni: Ndërhyjmë ushtarakisht nëse sulmohet Tajvani

Pekini nuk e ka përjashtuar mundësinë e marrjes me forcë të Tajvanit. Bëhet e ditur se grindja diplomatike filloi në fillim të nëntorit kur Taikachi, e cila mori detyrën vetëm në tetor, bëri vërejtje se si do t'i përgjigjej Japonia një sulmi hipotetik kinez ndaj Tajvanit.

22 Nëntor 2025, 18:18 Nga I.A

Thellohen tensionet Kinë-Japoni: Ndërhyjmë ushtarakisht nëse

KINË- Kina çoi në Kombet e Bashkuara mosmarrëveshjen e saj me Tokion lidhur me komentet e fundit të kryeministres japoneze Sanae Taikachi mbi Tajvanin, ndërsa tensionet midis fqinjëve të Azisë Lindore u thelluan dhe lidhjet ranë në nivelin më të ulët që nga viti 2023.

“Nëse Japonia guxon të përpiqet të ndërhyjë me armë, ky do të ishte një akt agresioni”, shkroi përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Fu Cong, në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të këtij organi global, Antonio Guterres, duke iu referuar ngushticës që ndan Kinën kontinentale nga Tajvani vetëqeverisës, për të cilin Pekini këmbëngul se i përket Kinës.

Pekini nuk e ka përjashtuar mundësinë e marrjes me forcë të Tajvanit. Bëhet e ditur se grindja diplomatike filloi në fillim të nëntorit kur Taikachi, e cila mori detyrën vetëm në tetor, bëri vërejtje se si do t'i përgjigjej Japonia një sulmi hipotetik kinez ndaj Tajvanit.

Këto vërejtje e zemëruan Pekinin, i cili ka kërkuar tërheqje nga deklaratat, megjithëse kryeministrja japoneze nuk e ka bërë ende një të tillë. Mosmarrëveshja tani është përshkallëzuar me shpejtësi në një luftë tregtare që përfshin bizneset nga të dyja palët dhe ka thelluar tensionet e sigurisë mbi një territor të kontestuar që ka qenë prej kohësh një pikë e nxehtë për të dy vendet.

Ndërsa fliste në parlament më 7 nëntor, Taikachi, një mbështetëse e Tajvanit prej kohësh, tha se një bllokadë detare kineze ose veprime të tjera kundër Tajvanit mund të shkaktonin një përgjigje ushtarake japoneze. Taikachi dukej se shkoi disa hapa më tej se paraardhësit e saj, të cilët vetëm në të kaluarën kishin shprehur shqetësim në lidhje me kërcënimin kinez ndaj Tajvanit, por nuk kishin përmendur kurrë një përgjigje.

“Nëse përfshin përdorimin e anijeve luftarake dhe veprimeve ushtarake, kjo mund të shndërrohet në një situatë kërcënuese për mbijetesën”, i tha Taikachi parlamentit, duke iu përgjigjur pyetjeve të një politikani të opozitës në seancën e saj të parë parlamentare.

Kjo deklaratë shkaktoi menjëherë protesta nga ministritë e jashtme dhe të mbrojtjes të Kinës, të cilat kërkuan tërheqje nga deklaratat. Konsulli i përgjithshëm i Kinës në Osaka, Xue Jian, një ditë më pas, kritikoi komentet dhe duket se bëri kërcënime në një postim tani të fshirë në X, duke thënë: "Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ta presim atë qafë që na ka sulmuar pa hezitim.”/Dosja.al

tensionet kinë-japoni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj