LIVE UPDATES
Bota

Thellohet zënka diplomatike mes Britanisë dhe Iranit, pas aktakuzës ndaj tre iranianëve

Mediat iraniane raportuan të hënën se i ngarkuari me punë i Britanisë së Madhe në Teheran u thirr për të dhënë shpjegime mbi arrestimet dhe "akuzat e pabaza" ndaj republikës islamike.

19 Maj 2025, 17:08 Nga E. D
Thellohet zënka diplomatike mes Britanisë dhe Iranit, pas
foto ilustruese

SHBA- Tensionet mes Britanisë Madhe dhe Iranit mund të rriten pasi këto dy shtete i thirrën në takime protestuese diplomatët e njëri-tjetrit të hënën, për shkak të një ktakuze ndaj tre iranianëve nën dyshimin se kishin ndihmuar një agjenci të huaj spiunazhi për të kryer veprimtari në tokën britanike.

Tre burra, që të gjithë banorë të Londrës, u arrestuan më 3 maj dhe ndaj tyre u ngrit aktakuzë më 17 maj.

Mediat iraniane raportuan të hënën se i ngarkuari me punë i Britanisë së Madhe në Teheran u thirr për të dhënë shpjegime mbi arrestimet dhe "akuzat e pabaza" ndaj republikës islamike.

Disa orë më vonë, Britania njoftoi se e thirri ambasadorin iranian në Londër në takim "pas aktakuzës ndaj tre shtetasve iranianë nën Aktin për Sigurinë Kombëtare".

Autoritetet britanike ngritën aktakuzë në fundjavë kundër Mostafa Sepahvand, 39 vjeç, Farhad Javadi Manesh, 44 vjeç, dhe Shapoor Qalehali Khani Noori, 55 vjeç, për "veprime me gjasë për ta ndihmuar një shërbim të huaj të inteligjencës" midis 14 gushtit 2024 dhe 16 shkurtit 2025.

Policia tha se shërbimi i huaj i inteligjencës në fjalë ishte ai i Iranit.

Gjatë paraqitjes së tyre fillestare në gjykatë, prokurorët pretenduan se tre burrat kishin në shënjestër gazetarë me bazë në Britani të lidhur me Iran International, një transmetues kritik ndaj Qeverisë iraniane.

Akuzat erdhën pas arrestimit nga policia të tetë burrave – përfshirë shtatë iranianë – në fillim të majit në dy operacione të ndara.

Më vonë më 17 maj, në një komunikatë tjetër, policia tha se katër burra të tjerë të arrestuar si pjesë e këtij operacioni ishin liruar nga paraburgimi, por hetimi mbetet i hapur. I dyshuari i tetë u lirua më 15 maj pa u përballur me akuza.

Marrëdhëniet mes Teheranit dhe Londrës janë përkeqësuar muajt e fundit, pasi një çift britanik që kishte udhëtuar në Iran u akuzua për spiunazh në shkurt.

Çifti, Craig dhe Lindsay Foreman, thuhet se ishte se po udhëtonte me motoçikletë rreth botës kur u arrestua në Iran.

Mediat britanike raportojnë se ata kishin hyrë në Iran më 30 dhjetor përmes Armenisë dhe kishin planifikuar të largoheshin nga vendi përmes kufirit me Pakistanin pas pesë ditësh. Ata kishin qëndruar në Tabriz, Teheran dhe Isfahan, por nuk kishin bërë regjistrimin në hotelin e tyre në Kerman.

Qeveria britanike, e cila aktualisht këshillon qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Iran për shkak të "rrezikut të konsiderueshëm" për arrestim, marrje në pyetje ose ndalim, ka shprehur "shqetësim të thellë" për akuzat dhe thotë se po punon aktivisht për kthimin e çiftit.

Irani akuzohet nga grupet për të drejtat e njeriut se merret me "diplomaci pengjesh", pra arreston shtetas të huaj dhe me nënshtetësi të dyfishtë për të ushtruar trysni në marrëdhëniet me Perëndimin./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj